Author: tirana

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit. ”Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Peter Zingraf, ish-ambasadorii Gjermanisë në vendin tonë, një mik i mirë i Shqipërisë dhe një zyrtar i përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë. Emri i Peter Zingraf do të jetë pjesë e panteonit të miqve të Shqipërisë që punuan për Shqipërinë Europiane. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe popullit…

Read More

Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor këtë të enjte zhvilloi një takim me kryetarët e Bashkisë gjatë mbledhjes së Këshilit Konsultativ, ku bën me dije se janë marrë disa vendime. Sipas ministrit do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës për punonjësit. ”Diskutuam me kryetarët e Bashkisë gjatë mbledhjes së Këshilit Konsultativ, disa vendime shumë të rëndësishme që do të marrim së shpejti në qeveri. Një nga ato është edhe rritja e konsiderueshme e pagave për punonjësit e aparatit të bashkive. Pagat do të njehsohen pavarësisht bashkisë duke mos i diferencuar më ato sipas numrit të banorëve. Bashkitë…

Read More

Gjykata e Prishtinës ka dhënë dënimin për dy të miturit që rrahën për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Dy autorët e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik u dënuan së bashku me 19 vjet burg. Familjarët e viktimës nuk e pritën mirë këtë vendim të gjykatës duke u shprehu se rihapi edhe njëherë plagët e kësaj ngjarje. Lulzim Fejzullahu u godit me sende të forta nga dy bashkëmoshatarët pas një sherri në janar të këtij viti. Ai qëndroi në koma për 6 ditë, por nuk mundi të mbijetonte. Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si vrasje në tentativë e…

Read More

Lulzim Basha vijoi edhe këtë të enjte diskutimet me grupet e punës për programin qeverisës të Partisë Demokratike. Basha shkruan në Facebook, se korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Postimi i plotë Vijojmë diskutimet me grupet e punës për progamin qeverisës të Partia Demokratike.Korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në…

Read More

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Sali Berishës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend ”Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Sali Berisha, kundër vendimit me nr. 57(87-2024-84), datë 25.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Read More

Me 84 vota pro dhe 19 kundër, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që përcakton 11 korrikun si ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës. Rezoluta që u miratua mes kundërshtimit të ashpër nga serbët, dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi. Teksti përfundimtar i rezolutës që është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dënon mohimin e gjenocidit, gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe…

Read More

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Ambasada e Gjermanisë në Tiranës me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruar se vdekja ka ardhur nga një sëmundje e rëndë. Peter Zingraf ishte ambasador në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, dhe ka ndërruar jetë më 20 maj 2024. “Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf. Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër, por të rëndë.…

Read More

Të shtunën është finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 3”. Moderatori dhe opinionishti i këtij edicioni të “Big Brother Fan Club”, Ronaldo Sharka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”. Ai bëri një analizë të lojës së banorëve finalistë dhe tregoi se kush mund të fitojë sipas tij. Për të ky mund të jetë sezoni ku një shqiptar i Kosovës, Meriton Mjekiqi dhe një grua e fortë, Egla Ceno të përballen “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për çmimin e madh. “Është një opsion që ’kokë më kokë’ në këtë Big Brother mund të jetë…

Read More

Italia kundërshtarja e parë e Shqipërisë në grupin e saj në Euro 2024, ka bërë publike sot listën e madhe të futbollistëve që trajneri Luçiano Spaleti ka grumbulluar për aktivitetin. Trajneri në fakt ka grumbulluar 30 lojtarë, me 26 nga të cilët që do të jenë në listën përfundimtare. Riccardo Calafiori, qendërmbrojtësi 22-vjeçar i Bolognas, është risia e listës së të kaltërve. Një nga rivalet e Shqipërisë në grupin D, së bashku me Kroacinë dhe Spanjën. Spalletti ka lënë jashtë emra si Immobile, Locatelli apo Gatti, ndërkohë që mungojnë për arsye dëmtimesh edhe Berardi dhe Zaniolo. LISTA E PLOTË E…

Read More

Gjatë periudhës janar-mars në portin e Durrësit kanë hyrë gjithsej 109,772 pasagjerë, 16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mes personave që hyjnë kryesojnë shtetasit e huaj të cilët mbërrijnë në vendin tonë për qëllime turistike. Referuar prenotimeve përgjatë muajve të verës sipas agjensive të udhëtimit, numri i shtetasve që do të zgjedhin linjën detare thuajse do të dyfishohet krahasur me nje vit më parë. Importet e mallrave gjithashtu kanë shënuar një rritje prej 3% gjatë këtij viti, duke arritur në 1.2 milionë tonë mallra.

Read More

Milano është ndalesa e dytë e Edi Ramës, në turin e takimeve me diasporën shqiptare, teksa të dielën emigrantët shqiptarë pritet t’i drejtohen veriut të Italisë për t’u bërë pjesë e spektaklit të ofruar nga shefi i Qeverisë. Ndryshe nga takimi i Athinës, problemet me organizimin këtë herë nuk kanë qenë të natyrës politike me autoritetet vendase. Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi thotë se kanë ndërruar sallën 3 herë për shkak të kërkesave të shumta për pjesëmarrje. Socialistët duan të kalojnë pritshmëritë e takimit të parë për të surprizuar kryetarin e tyre, që Edi Rama të ketë përballë…

Read More

29-vjetorin, moderatori Meriton Mjekiqi po e feston brenda ”Big Brother Albania Vip 3”. Mbrëmjen e sotme me rastin e ditëlindjes, Vëllai i madh ka organizuar një surprizë për Meritonin. Festës do t’i bashkohen edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni. Mësohet se Ilnisa, Sara Gjordeni, Bardhi dhe Françeska Murati do të jenë disa nga të ftuarit suprizë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More