Ndër të ftuarit ka qenë edhe ish-banorja e “BBV3” Françeska Murati, e cila u eliminua shumë pranë finales. Gjatë qëndrimit në shtëpi Françeska është komentuar shumë për veshjet e saj të shtrenjta dhe gjatë promos së publikuar dëgjohet se shprehet se bie në sy vetëm nga veshja. Bora: A je e pasur t’i Françeska? Françeska: Zemra ime unë bie në sy vetëm nga veshja View this post on Instagram A post shared by Cherry On Top 🍒 (@cherryontop.tch)
Author: tirana
Katër persona kanë vdekur dhe 27 janë plagosur pasi një ndërtesë dykatëshe u shemb në një resort turistik në ishullin spanjoll Palma de Mallorca. Disa njerëz janë bllokuar në një prej klubeve më të famshëm në bregdet c, një restorant buzë plazhit në rrugën Cartago në kryeqytetin rajonal Palma de Majorca.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të Enjteje në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Sipas gazetares Anila Sefa, një “Ford” ka kaluar barrierat anësore dhe është futur brenda oborrit të një banese. Për momentin thuhet se nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet se ku është shoferi. Bëhet fjalë për Fabjol Ibraliun, 21 vjeç. Forcat policore dhe banorët janë bërë bashkë për të gjetur drejtuesin e automjetit. Mësohet se në spital nuk është paraqitur asnjë i plagosur. “Shumë zhurmë eee… S’po gjendet shoferi. Përpara 7 vjetësh në këtë oborr vdiq plaka sepse makina doli nga rruga dhe e vrau”,…
Kryeministri Edi Rama thotë se shtyrja e hapjes së kampit për të pritur emigrantët në Gjadër, që ishte parashikuar me 20 maj, është një çështje që i përket shtetit italian. I pyetur nga gazetari i “La Republica” Gerardo Greco, kreu i qeverisë shqiptare tha se “Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë”. Më tej, ai tha se qendra do të jetë gati për disa muaj ndërsa shtoi se Italia mund të haset me problematika sa i takon procedurave dhe menaxhimit të emigrantëve sipas burokracive italiane dhe të BE-së. “Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo…
Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas mesditës priten kalim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën lindore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat priten në ekstremet veri-verilindje duke rrezikuar momente me pika shiu. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta. Temperaturat e ajrit do të…
Dashi Në këtë moment duhet të mundoheni të shfrytëzoni sa më mirë energjitë tuaja për të përballuar me më shumë përqendrim sfida të reja profesionale, të cilat do ju lejojnë që të arrini rezultate të mëdha. Në dashuri këshillohet të jeni më romantik. Demi Mos kini frikë ndaj të qëndruarit besnik ndaj vetes tuaj dhe ndaj ndjekjes së instinktit në vendin e punës. Kjo e premte premton për të lindurit e kësaj shenje rezultate të mëdha. Sa i takon dashurisë, parashikohet një fundjavë interesante për të rizgjuar pasionin. Binjakët Do të ndjeni nevojën për tu treguar atyre që ju kanë…
Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, është 54-vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke, dhe ai është kreu i një grupi kriminal. ky grup kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis. Me origjinë nga Patosi, 54-vjeçari rezulton të jetë arrestuar në shtator 2009 në Fatih të Stambollit me 10 kg heroinë dhe 3 kg marijuanë. Por trafiku me Turqinë nuk ishte ndalur nga Mërkuri, pasi edhe në 2009 kunati i tij ishte arrestuar me 22 kg heroinë në tentativë për t’i trafikuar në Greqi. Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren…
Në nisje të sezonit të ri turistik gjithçka është gati për të pritur pushuesit e shumtë që pritet të vizitojnë Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga degën doganore “Tre Urat”, Përmet, ku në funksion të rritjes së standardeve të shërbimit ndaj biznesit dhe qytetarëve, janë marrë të gjitha masat për një ambient sa më miqësor për udhëtarët në fillim të sezonit turistik. Pikat kufitare të vendit që shërbejnë si porta hyrëse për mijëra vizitorë, janë rikualifikuar, për të siguruar standardet më të larta të mikpritjes dhe informacionit për Shqipërinë turistike.
Me 84 vota pro dhe 19 kundër, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që përcakton 11 korrikun si ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës. Presidenti Bajram Begaj në një reagim për këtë votim në OKB, thekson se Shqipëria e me votën pro, edhe njëherë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore. “Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në…
Vrasjet e grave dhe abuzimet seksuale me vajzat e mitura, janë lajme të kronikës që raportohen pothuajse çdo ditë. Sociologu Gëzim Tushi, komenton gjendjen e kriminalitetit në vendin tonë, dhe thotë se nga krimet e shpeshta që ndodhi në famiilje, jemi shndërruar në një spital psikiatrik. ”Gjykoj se tanimë, kur themi se krimi është patologji nuk është më metaforë mjekësore. Ky nivel i kriminalitetit, jo vetëm që ul vlerën e shoqërisë, janë spunto që nxit tek të rinjtë idenë se ky vend nuk bëhet. Se organet e parandalimit, si familja, shkolla, që të humanizojnë këtë bishë njerëzore, djali vret babanë,…
Nikki Haley ka shprehur mbështetjen e saj të qartë për Donald Trump në zgjedhjet që do të mbahen për Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ishin rivalë brenda partisë. Ish-kandidatja republikane për presidente shtoi se është gati të japë votën për Trump që ai të rikthehet edhe njëherë si president i Shteteve të Bashkuara, teksa u shpreh se manjati ka ende punë për të bërë për të marrë përkrahjen e sa më shumë amerikanëve. “Unë do të votoj për Trump-in”, tha ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB në një aktivitet të zhvilluar në Institutin Hudson. “Trump-i do të tregohej i…
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi flet për votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 2025. Ai tha se emigrantët shqiptarë duhet të votojnë pak ditë para qytetarëve në vend. ”Ka shumë modele, por logjikisht do të duhet që vota e atyre që votojnë jashtë territorit të ketë mbërritur në KQZ para orës së mbylljes së votimeve brenda vendit. Ky është një standard që aplikohet dhe në vende të tjera”. Nga ana tjetër, Celibashi ritheksoi se votimi elektronik do të ishte varianti më i mirë. ”Ne kemi rekomanduar bazuar në eksperiencën e deritanishme të këtyre projekteve-pilot që të zgjerohet jo më…