Author: tirana

Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha, në përkujtim të 16-vjetorit të ikjes së të atit nga kjo jetë, Dritan Hoxha themeluesi i televizionit Top Channel, ka bërë një postim prekës në rrjetin e saj social Instagram, ku i dedikon disa fjalë të ndjera. “Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkrova Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapësira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë. E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall.…

Read More

Këtë të premte, Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 48-vjeçarin e denoncuar nga vajza e tij 15-vjeçare, për abuzim seksual. Me prezencë të prokurores Oltiana Çifligu dhe gjykatëses Shpëtime Pitaku, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sensitivitetit të çështjes dhe ruajtjes së anonimatit të minorenes. Gjatë masës së sigurisë 48 vjeçari ka mohuar akuzat e të bijës. “Nuk e kam bërë këtë gjë, në asnjë mënyrë”, tha ai. Ndërkohë gjykata ka rrëzuar kërkesën e 15 vjeçaren për urdhër mbrojtje për shkak se ajo ka deklaruar se nuk ndohet e kërcënuar. Fillimisht 48-vjeçarit iu caktua avokat…

Read More

Deputetët e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, mësohet se kanë kryer një vizitë në spitalin rajonal të Durrësit. Në kuadër të planit të miratuar të vizitave 2-javore, deputetët e këtij komisioni fillimisht zhvilluan një takim me drejtues të spitalit, ndërsa më pas një pjesë e tyre kanë parë nga afër mjediset ku kryhet sterilizimi i pajisjeve mjekësore. Kryetarja e këtij komisioni, deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi tha se vendosën që vizitën e parë ta bëjmë në Durrës edhe për shkak të rëndësisë që ka ky spital, ndërsa shtoi se të gjithë informacionin që morën gjatë diskutimeve me drejtues të…

Read More

Gjykata e Apelit i ka ulur me 3 vite e 8 muaj burg Granit Shehut, i dënuar me 16 vite burgim në për vrasjen e djalit të xhaxhait të tij Milazim Shehut në 16 shtator 2015 në Kamëz. Granit Shehu do të vuajë përfundimisht 13vjet e 4 muaj burgim dhe vuatjat e dënimit fillon nga data e arrestimit të tij. Granit Shehu u arrestua në shkurt të 2019 në Angli dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor të po atij viti. Më 16 shtator të 2015 ai vrau me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu. Viktimën e qëlloi…

Read More

Një 63-vjeçar nga Vlora ka dëshmuar në emisionin Me zemër të Hapur në News 24 divorcin që ka pasur me bashkëshorten e tij. Ai tha se ka gjetur dyshekun plot me pisllëqe, duke shtuar se gruaja e tij kishte disa lidhje. Burri nga Vlora i divorcuar: Unë kam bërë ushtrinë në Himarë. Kisha mamanë vetëm, se vëllezërit e motrat ishin martuar. Erdha në Vlorë dhe u lidha me gruan time. U pleksa, u martova. Por kur u lidha, pashë që poshtë shtëpisë e sillte dikush tjetër. Kam gjetur dyshekun plot pisllëqe. Unë më 1984 jam martuar dhe isha 23 vjeç e…

Read More

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka mbajtur sot një konferencë për mediat, ku ka mbrojtur babanë e saj, duke thënë se ai po akuzohet pa faj. Pas konferencës, Argita Malltezi është “ndeshur” me ministrin Taulant Balla, si dhe me ministret Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaron. Kujtojmë se ka qenë Taulant Balla që ka bërë denoncim në lidhje me çështjen e privatizimit të klubit Partizani. Pas denoncimit të ministrit Balla, SPAK ngriti akuza për ish-kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.

Read More

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 8 nga 9 të arrestuarit për mashtrimet me mikrokreditë. Në burg janë lënë Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskuti. Kurse në arrest shtëpie janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi, Kejda Seferi dhe Elda Ibro. Në kërkim vijon të jetë përmbaruesi Alban Kote, i cili nuk u arrit që të gjendej nga policia gjatë aksionit. Si funksiononte skema mashtruese e Micro Credit Albania? Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga aktet e administruara rezulton se këto shoqëri morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të…

Read More

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur se këtë vit nis puna për zgjerimin e aksit Tiranë-Durrës. Gjatë fjalës së saj në konferencën “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurtë”, Balluku theksoi se në të dyja anët e këtij aksi do të ketë shtim të një korsie si dhe korsinë e emergjencës duke e afruar kështu me kriteret e autostradave të Bashkimit Europian. Belinda Balluku: Planet tona për vitin e ardhshëm janë shumë të rëndësishme. Do të nisim menjëherë nga puna këtë vit për zgjerimin e aksit Tiranë-Durrës, një aks shumë i rëndësishëm i cili sot…

Read More

Erbim Fagu nuk është më trajner i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu. Postimi i plotë: FALEMINDERIT ERBIM FAGU KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu. Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamasë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardh’ e blu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi. Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh! FALEMINDERIT ENDRI VRAPI KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për…

Read More

Kryeministri Edi Rama këtë të premte shpërndau në Himarë 437 tituj të pronësisë për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike. Takimi i tij me himariotët u shoqërua me plot batuta dhe momente epike. Mes atyre që përfitoi certifikatë pronësie ishte dhe Aleks Bala, një personazh që herë pas here ka protestuar sa herë që Rama ka shkuar në Himarë.

Read More

Vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha ka lënë të hapur përfshirjen e saj në politikën aktive si pjesë e Partisë Demokratike. Gjatë një konference së bashku me avokatët që mbrojnë Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, Argita Malltezi sqaroi se për momentin fokusi i saj është tek beteja ligjore në gjykata, po nëse situata nuk ndryshon atëherë ajo do të bëhet pjesë e PD. “Nuk ka ndryshim nga deklaratat më parë. Unë shpresoj që situatë të bjerë në hullitë e ligjshmërisë. Sigurisht që do qëndroj nëse ka paligjshmëri, aktualisht beteja imë është në këtë fushë. Por mund ta përshkallëzoj duke…

Read More

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e OECD-së si edhe nivelin mesatar globale. Por sa kushton duhanpirja për qytetarët shqiptarë? Sipas një studimi të fundit të bërë nga DSA, konsumi i duhanit përbën një barrë të konsiderueshme ekonomike për shoqërinë, duke ndikuar si duhanpirësit ashtu edhe individë joduhanpirës të ekspozuar ndaj tymit/konsumit të duhanit. Në Shqipëri, llogaritet se vetëm shpenzimet vjetore të kujdesit shëndetësor të shkaktuara nga konsumi i duhanit dhe që mbulohen nga familjet arrijnë në rreth 223 milionë lekë, me pjesën…

Read More