Author: tirana

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, ka komentuar skandalin e mikrokredive. Për të kjo gjë ka ndodhur nga neglizhenca. Soko pohon se ky skandal ka prekur shtresat e varfëra të popullatës dhe ndaj është i rëndë. Sipas tij, shteti duhet të marrë më tepër përgjegjësi dhe të ketë rolin e kontrolluesit. ”Skandali i mikrokredive nisi në vitin 2015, kur Shqipëria nisi të njohë krizën e kredive të këqija. Kreditë e vogla i marrin persona që nuk kanë as 500 mijë lekë të vjetra. Të shkatërrosh edhe familjet e varfra është një tmerr. Ka pasur raste kur për 3 milionë janë marrë…

Read More

Me 84 vota pro dhe 19 kundër, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që përcakton 11 korrikun si ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo votimin e sheh si rezultat të pritshëm pasi fuqitë e mëdha ndërkombëtare ishin deklaruar se do e mbështesin miratimin e rezolutës. Për të reagimi i presidentit serb dhe atij të presidentit të republikës SRPSKA ishin të parashikuara, për shkak e kishin vënë në diskutim çështjen për miratimin e rezolutës për gjenocidin…

Read More

Ethet e finales së madhe kanë nisur, dhe nesër në mesnatë, do të shpallet fituesi i madh. Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, e cilësuar si një zbulim, Françeska Murati ka treguar për herë të parë planin e banorëve për të “martuar” dy aktorët, Jul Dedën dhe Egla Cenon. Gjatë një interviste për “Wake Up”, Françeska tha se kishte porositur fustanin dhe gjitha gjërat që iu duheshin për dasmë, por plani i tyre dështoi pasi Françeska u eleminua nga “BBV”. “Më erdhi shumë keq sepse doja ta shijoja këtë javë, të vazhdoja me ato gallatat e mija që tashmë…

Read More

Pse kryeministri Rishi Sunak, njoftoi se Britania e Madhe do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 4 korrik? Pse ka shpallur zgjedhje që thuajse do t’i humbasë? Për muaj të tërë, sondazhet e kanë vendosur Partinë Konservatore të Sunak shumë prapa Partisë Laburiste të opozitës dhe, siç janë gjërat, lideri laburist Keir Starmer jo vetëm që do të fitojë pushtetin, por do të ketë një shumicë masive parlamentare. Përgjigja për këtë pyetje është e thjeshtë: ka shumë pak gjasa që të ketë një kohë më të mirë. Pothuajse çdo gjë që përpiqet Sunak duket se dështon dhe nuk është e…

Read More

Erdhi në PD si një frymë e re dhe sot Agron Shehaj është jashtë saj. Ai u bashkua me grupimin e Rithemelimit, të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, por prej disa muajsh Shehaj është shkëputur nga aksioni politik i Rithemelimit dhe ka krijuar një lëvizje të re. “Partia Mundësia” do të prezantohet në 1 qershor, në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahet Konventa themeluese e saj.

Read More

Këtë të premte, Gjykata e Durrësit vendosi masën e ”arrestit me burg” për babain i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur. 15-vjeçarja akuzoi të atin se ai ka abuzuar seksualisht me të që kur ajo ishte 10-vjeçe, gjë që sipas avokatit të të akuzuarit Bledar Rako, nuk është e vërtetë dhe më pas vajza u tërhoq nga akuza. Avokati tha se vajza është konsultuar me nënën e saj para se të fliste me psikologen ku ka shpifur për babain. ”Ajo është konsultuar me nënën dhe pas bisedës me të ka folur me psikologen”,-tha avokati. I…

Read More

Roberti dhe Dijonisi janë fermë në formatin ”Ferma Vip 1” dhe debati mes tyre agravoi keq, pasi ndërhyri edhe Albano. Pasi Roberti tha se nuk është dele, Albano e pyeti nëse ai ndihet si ujk në fermë dhe të tjerët janë bagëti. Më tej Albano i kërkoi shpjegim Robertit për deklaratën që ai bëri në mëngjes. Albano: Çdo të thotë? Meqë na përgjithësove? Roberti: Nuk ju përgjithësova unë, pse e përfshini veten? Albano: Na the kur ishim të gjithë në mëngjes, bordello. Dijonisi: Nuk e paskam dëgjuar këtë pjesë. Kush është bordello? Albano: Këtu nuk është familje, është bordello. Roberti:…

Read More

Për 15 vitet në vijim, Alfred Balla nuk mund të ushtrojë funksionin e prokurorit, gjyqtarit, anëtarit të KLP, të KLGJ, apo të Inspektorit të lartë të Drejtësisë. Ky është vendimi që mori Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili vendosi të pranojë ankimin e bërë nga Komisioneri Publik kundër vendimit të KPK ndaj Ballës, që në vitin 2023 vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar procesin e Vetting-ut ndaj Ballës. Ai sqaron se është ende në detyrë si kryetar i KLP-së, duke dhënë edhe argumentet kushtetuese që e mbajnë ende në këtë detyrë. “Njoftim për media i z.Alfred Balla aktualisht…

Read More

Në muajin qershor në panairin ”Eurosatory” në Paris, do të prezanohet makina e parë ushtarake shqiptare. Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa ka ndarë pamje nga vizita e tij në kompaninë shqiptare të automjeteve, TIMAK. Sipas Peleshit, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë dhe të patentojë. Postimi i plotë Së bashku me kompaninë e saj TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në…

Read More

Këtë të premte, Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 48-vjeçarin e akuzuar nga e bija për incest, kjo e fundit ka deklaruar se këtë akuzë e ka bërë në pamaturi e sipër dhe se nuk ka pasur abuzim. Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se ndaj 15-vjeçares nuk ka pasur akt të marrëdhënieve seksuale. Avokati i 48-vjeçarit ka deklaruar se lidhur me kërkesën për urdhër-mbrojtje, edhe vajza edhe nëna e saj kanë deklaruar se nuk ndihen të kërcënuara.

Read More

Nga Redjon Shtylla Nesër në mbrëmje merr fund aventura e ”Big Brother Albania Vip 3”. Pas 4 muajve plot sherre, debate, miqësi, dashuri dhe bebe, njëri prej Eglës, Heidit, Merionit, Romeos dhe Julit do të shpallet fitues i 100 mijë eurove. Gara është e fortë, pasi nëse në Big 1 ishte mes Donaldit dhe Ilirit, tek dyshi ishte fenomeni i vetëm Luiz Ejlli, këtë vit janë 5 banorë që janë kokë më kokë për çmimin e madh. Nesër fitoren e meriton më së shumti banori që krijoi situata, prodhoi këtë Big Brother me dinamikat dhe kurrë e heshtur. Ajo është…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pista e biçikletave e realizuar nga Bashkia e Tiranës pranë zonës së stadiumit kombëtar. Fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama thekson se pista e re që do hapet më 1 qershor, i shtohet edhe 84 këndeve të lojërave në Tiranë, çerdheve dhe shkollave të reja. “Pista e biçikletave, më 1 Qershor i shtohet kryeqytetit pas Kopshtit Zoologjik, 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkollave të reja”, shkruan Rama.

Read More