Author: tirana

Italia ishte kombëtarja e radhës nga grupi B, ku gjendet edhe Shqipëria, që zbuloi listën paraprake të Euro2024. Mes 30 të grumbulluarve, vihen re ndryshime të shumta nga ajo e tre viteve më pare, ku Axurrët u kurorëzuan kampion të Kontinentit. Vetëm 10 futbollistë nga ajo listë e Roberto Mancini kanë fituar simpatinë edhe të Luciano Spalletit, që tashmë ka një punë të vështirë, për të gjymtuar akoma dhe më shumë skuadrën provizore. Surpriza e madhe ishte lënia jashtë e Manuele Locatelli, por edhe ajo e Imobile, që duket se tashmë ka ndarë edhe rrugët me kombëtaren italiane. Një tjetër…

Read More

Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë njoftoi këtë javë se 294,400 apartamente të reja u ndërtuan në Gjermani vitin e kaluar, një rënie vjetore prej 0.3%. Ky total ishte shumë më poshtë objektivit të shtetit prej 400,000 dhe është një lajm i keq për sektorin e pronave në Gjermani. Gjatë viteve të fundit, investimet në ndërtimet gjermane janë penguar për shkak të normave të larta të interesit, burokracisë dhe kostove të larta të energjisë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Midis 2010 dhe 2020, numri i apartamenteve të përfunduara çdo vit u rrit nga 159,800 në 306,400. Që…

Read More

Dashi Do të arrini të korrni avantazhe të rëndësishme në vendin e punës dhe kjo gjë edhe në sajë të intuitës tuaj të shkëlqyer. Do të jeni mjaft të përqendruar dhe kjo gjë do ju bëjë të suksesshëm në vendin e punës. Në dashuri parashikohen shkëndija të reja. Demi Kjo është një ditë e cila ju sugjeron që të kaloni më shumë kohë cilësore bashkë me familjen ose partnerin/en tuaj. Mundohuni që të tregoni më shumë kujdes për ndjenjat tuaja, pasi së fundmi keni qenë të hutuar ose shumë të angazhuar. Binjakët Kjo e shtunë do të jetë mjaft e…

Read More

Aktori i njohur Agron Llakaj ka humbur bashkëshorten e cila është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të premte. Në një postim në rrjetet sociale, Llakaj shkruan se Kostandina vuante nga një sëmundje e rëndë prej një kohe të gjatë.“Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës. Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina, mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë). Ceremonia e varrimit në orën 15:00…

Read More

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të partisë, tha se sistemi i pensioneve është në krizë, ndërsa theksoi se e kemi detyrim që të marrim para borxh, ashtu sikundër kemi marrë borxh për rrugët. ”Çfarë presim ne që të vdesin pensionistët që kanë pensione 150 apo 200 mijë lekë që të shpëtojmë skemën e pensioneve? Jo, ne duhet të marrim para borxh, siç marrim për rrugët, duhet të marrim edhe për prindërit tanë, të rrisim pensionet, pasi të gjithë ne e dimë se me aq sa marrin sot pensionistët nuk mund të përballojnë jetesën.…

Read More

21-vjeçarja në foto është Aldorjana Loshi, efektivja e policisë që i dha fund jetës me armën e shërbimit. Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit. Për këtë kanë ndërhyrë edhe forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj. Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz. E reja jetonte vetëm në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Read More

Argita Malltezi, edhe pse nuk ka ndonjë post, mban asistente për t’i mbajtur çantë dhe për t’i hapur derën e makinës. Kjo gjë u fiksua nga fotografët këtë të premte, ndërsa ajo doli në një konferencë shtypi për të mbrojtur babin dhe burrin. Me sa duket po bëhet gati për të marrë drejtimin e partisë, ose më saktë po sillet si kryetarja reale e partisë së babit, duke qenë se ky i fundit është i izoluar në shtëpi. Kjo foto ndërkohë, tregon edhe si do jetë e ardhmja e kësaj partie. Të gjithë do jenë në dispozicion të Argitës! /Tema/

Read More

Ishte prilli i vitit 2023, kur në koopertinën e revistës së përjavshme gjermane “Die Aktuelle” u shfaq fotografia e Michael Schumacher me titullin “Intervista e tij e parë”. Titulli dhe koopertina e revistës bëjnë të qartë se vetë shoferi ka dhënë intervistën e tij të parë që nga aksidenti tragjik i skijimit në vitin 2013 që e la në koma. E ndërsa askush nuk e di gjendjen e vërtetë shëndetësore të ish-pilotit, revista vazhdoi me një taktikë shumë të diskutueshme. Ajo reklamoi në koopertinën e saj se kishte intervistën e parë të Schumacher-it, madje gjoja kishte fjalët e tij. Sigurisht…

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike, ku një efektive e komisariatit nr.5 në Kamëz i dha fund jetës këtë pasdite me armën e shërbimit. Paraprakisht dyshohet se Aldorjana Loshi, 21-vjeçe, ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës. Për këtë fakt është dashur edhe ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj. Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz. “Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja Aldorjana Loshi,…

Read More

Një efektive i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. 21-vjeçarja Aldorjana Loshi shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.27 të 24 majit. Ajo është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj në banesën në rrugën ”Ali Demi”. “Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5″, njofton policia. Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Motivet që e kanë shtyrë drejt…

Read More

Një punonjës i Gardës së Republikës është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, ku i riu ishte duke pastruar armën e shërbimit. Policia bën të ditur se rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në QSUT shtetasi F. S., 28 vjeç. Plumbi i shkrepur e ka kapur në dorë dhe në këmbë. “Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F.S, 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe…

Read More

Lulzim Basha ka komentuar gjestin e bërë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të simbolit famëkeq të tre gishtave të përdorur nga ata që shkaktuan krime e genocid në Ballkan, është një sinjal i keq për paqen në rajon. Basha thotë se përballë këtij projekti për “Botën Serbe”, Shqipëria duhet rol më proaktiv në rajon, e të mbrojë Kosovën. “Shfaqja e presidentit Vuçiç me simbolin famëkeq të tre gishtave, të përdorur nga ata që shkaktuan krime e genocid në Ballkan, është një sinjal i keq për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë. Projektet e botës serbe të artikuluara nga Vuçiç dhe…

Read More