Author: tirana

”Amendojeni ose shfuqizojeni ligjin Bossi Fini”, tha dje, kandidati i vetëm shqiptar në listat e partive italiane për zgjedhjet në Parlamentin Europian, Marco Muharrem Salihu, në TV Veneto, në një debat të fortë ku merrnin pjesë dy krahët e politikës italiane, në moderimin e gazetarit me eksperiencë, Luigi Bacialli. Kritikën e tij për këtë ligj diskriminues të tejkaluar nga koha e mbështetën të dy krahët e politikës, madje dhe prej të djathtës. Në debatin e fortë që zgjati dy orë, kandidati shqiptar foli dhe për njohjen e shpejtë të dokumentave të studimit dhe atyre profesionale të shqiptarëve, në kushtet kur…

Read More

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e sheh me skepticizëm realizmin e votës së diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025. Për të dy partitë e mëdha, PS dhe PD i kanë pasur të gjitha mundësitë për të realizuar votën e emigrantëve. “E shoh akoma me skepticizëm, po të duan e bëjnë dhe nesër. Deri më sot kemi një vendim të GJK që ka dy vite që ka dalë, po të donin dy partitë e mëdha e bënin. Ne jemi spektatorë. Në vendet që kanë emigracion të zhvilluar nuk voton ai Londër se kush do më qeverisë mua në Shqipëri. Nëse është…

Read More

Dajlinda Dihajt i është besuar motoambulanca, që është shërbimi më i ri i Urgjencës Kombëtare. Me këtë mjet, me funksion të ri për vend, ajo dhe kolegët e saj synojnë të japin ndihmën e shpejte brenda 7 minutave nga marrja e thirrjes. Motoambulancat janë modeli më i ri i shërbimit të Urgjencës Kombëtare. Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare na tregon se çfarë pajisjesh përmban motori ambulancë për të dhënë ndihmën e parë në rrugë apo banesë. 4 janë motoambulancat e para të stacionuara pranë Urgjencës Kombëtare. Ky shërbim do të përdoret kryesisht në Tiranë, ndërsa në periudhën e verës…

Read More

Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari, nuk do të ekstradohen. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Korçës. Ata të dy janë të akuzuar nga drejtësia greke për vrasjen e një tjetër shqiptari 16 vite më parë në Athinë. Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari i arrestuan dy ditë më parë nga policia shqiptare me kërkesë të palës greke, ndërsa këtë të premte u lanë në burg nga gjykata, e cila ndër të tjera vendosi se hetimi gjykimi i tyre do bëhet në Shqipëri. Vrasja për të cilën akuzohen ka ndodhur në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta,…

Read More

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian që ishte parashikuar për t’u zhvilluar këtë të premte, dështoi. Shkak për moszhvillim u bë mungesa e deputetëve socialistëve. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila është kryetare e këtij Këshilli, thotë se kjo nuk është rastësi dhe se tregon mungesë serioziteti nga ana e PS-së sa i përket luftës kundër korrupsionit. ”Kjo sallë e bojkotuar, fare çuditërisht nga mazhoranca socialiste, dëshmon edhe një herë se ndryshe nga çfarë propagande dëgjohet në zyrat ndërkombëtare, në emisionet televizive apo intervistat në gjuhë të ndryshme për vullnetin dhe aspiratën e kësaj qeveria për një integrim…

Read More

Lista finale nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” do të bëhet publike të hënën më datë 27 maj, në orën 16:00. Në të njëjtën orë trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë zyrtare për median në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përballë gazetarëve ku do të flasë për listën e lojtarëve, përgatitjet, dy ndeshjet miqësore dhe finalet e “EURO 2024”. Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor…

Read More

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar bashkë me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begajn vizituan Manastirin e Zvërnecit, si pjesë e turit në disa destinacione turistike. Presidentja sllovene përsëriti qëndrimin se brenda vitit 2030 Shqipëria meriton që të anëtarësohet në Bashkimin Europian. “E rëndësishme mbetet integrimi sa më shpejt i Shqipërisë, por dhe i Ballkanit Perëndimor në BE. Unë e thashë edhe në Parlament që Shqipëria brenda vitit 2030, por edhe vendet e Ballkanit, të jenë pjese e unionit. Unë shoh një zhvillim shumë të mirë të Shqipërisë dhe vij këtu në një vend mik”, tha presidentja sllovene. Në këtë…

Read More

Mbrëmë Meriton Mjekiqi festoi datëlindjen e 29-të dhe në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, u futën si suprizë shumë ish-banorë. Atyre iu bashkua edhe Vesa Smolica. Mirëpo hyrja e saj ka marrë mjaft vëmendje, kjo pasi u pa mjaft e afërt me Romeon, i cili është në një lidhje dashurie me Heidin. Prekjet e Vesës ndaj Romeos nuk u pritën dhe aq mirë, duke u interpretuar si shenjë afeksioni. Sikurse shihet në këtë video, Vesa i shtrëngon dorën Romeos, e madje duket sikur nuk do ta lërë të largohet.

Read More

Kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci priti këtë të premte në bashki ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kato Kikuko dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së, Monica Merino. Vizita u bë pasi u krye dorëzimi i dy sistemeve fotovoltaike diellore të cilat janë vendosur në dy kopshte të qytetit të Shkodrës. Beci u shpreh se ky është veç një hap i parë i këtij bashkëpunimi në godinat e dy kopshteve në Shkodër, ndërkohë që kjo iniciativë do të vijojë edhe në godina të tjera. ”Me Ambasadoren e Japonisë në vendin tonë, Kato Kikuko dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP Albania, Monica…

Read More

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, bën me dije se do kërkojë nga Prokuroria e Përgjithshme verifikim të thelluar për kryetarin socialist të Bashkisë Libohovë, Leonard Hide. Ai dyshohet se nuk ka kryer deklarim të saktë në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit për dekriminalizimit. Sipas KQZ, për Hiden është kërkuar informacion nga zyra e gjendjes gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe rezulton se kandidati në fjalë nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Partia Demokratike ka informuar KQZ-në se Leonard Hide është hetuar nga SPAK dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme. Kryekomisioneri…

Read More

”Ferma VIP” në Vizion Plus, është reality show që ka bërë pjesë personazhe të njohur shqiptarë. Nën moderimin e Fjoralba Ponarit dhe Bes Kallakut, ky format ka arritur të pëlqehet shumë nga publiku. Pas rikthimit të Dijonis Bibës, një tjetër emër pritet t’i bashkohet skuadrës së fermerëve. Fjala është për Xhensila Peren, modelen dhe njëkohësisht ish-banoren e ”Big Brother”. Hyrja e saj vjen në një pikë të lojës ku fermerët kanë krijuar terrenin e tyre, por mbetet të shihet sesi do të përshtatet me to dhe me lojën.

Read More