Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

”EURO 2024”, publikohet data dhe ora kur tranjeri Sylvinho do të nxjerrë listën e ekipit kuqezi

17:39 / May 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto silvinjo1716562004
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lista finale nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” do të bëhet publike të hënën më datë 27 maj, në orën 16:00. Në të njëjtën orë trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë zyrtare për median në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përballë gazetarëve ku do të flasë për listën e lojtarëve, përgatitjet, dy ndeshjet miqësore dhe finalet e “EURO 2024”.

Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”. Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.

Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund). Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

euro 2024 Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.