Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vijon turin e takimeve për zgjedhjet europarlamentare, që janë më 9 qershor. Në zonën e Artës, ai ishte i shoqëruar edhe nga djali i Fredi Belerit, Petro Beleri. Në listën e kandidatëve të kryeministrit grek është dhe Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burgun e Fierit për akuzën e shit-blerjes së votës.
Author: tirana
Princesha e Wellsit, Kate Middleton nuk ka gjasa të bëjë ndonjë paraqitje publike për këtë vit. Gjendja e saj shëndetësore është tepër serioze. Princesha e Uellsit ka të ngjarë “që mos të shfaqet në publik për pjesën tjetër të vitit” mes trajtimit të vazhdueshëm me një regjim kimioterapie. Ajo edhe mund të rikthehet me një video mesazh të ri mbi ecurinë e shëndetit të saj.
Dy ditë nga zbardhja e listës prej 26 lojtarësh që trajneri i kombëtares Sylvinho do publikojë për grumbullimin në prag të Europianit, disa nga lojtarët e kombëtares shqiptare kanë zbarkuar, Asani, Gjasula, Mihaj dhe Armando Broja, duke zbuluar dalëngadalë emrat e atyre që i ka shkuar ftesa. Ndër më të përfolurit e kombëtares shqiptare Armando Broja i cili ka kaluar një vit e gjysmë shumë të vështirë mes dëmtimit që e mbajti jashtë një vit dhe mungesës së minutave tek Fulhami ku u transferua janarin e këtij viti, e gjejmë në Arenën Kombëtare, për të ndjekur finale e vogël për…
Imazhet satelitore që janë realizuar pas sulmit ukrainas me dron në rajonin jugor të Rusisë, Krasnodar më 23 maj, shfaqin dëme të mëdha në një instilacion kyç të radarit i cili ofron mbrojtje ajrore në rajonin ukrainas të pushtuar të Krimesë. Ky radar po ashtu ofron mbrojtje ajrore në Ballkan, në lindje të Mesdheut dhe në Gjirin Persik. Stacioni i radarit Armavir, që ka dy radarë të llojit Voronezh-DM me një rreze veprimi prej 6.000 kilometrash, duket se ka pësuar dëme serioze, raporton Shërbimi Rus i Radios Evropa e Lirë. Sipas blogut, The War Zone, stacioni i goditur është pjesë…
Zbardhen të tjera detaje nga vetëvrasja e efektives 21-vjeçare dje në Tiranë. Aldorjana Loshi u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e Ali Demit, ku jetonte me nënën dhe vëllanë, ndërsa kishte vetëm 3 muaj që kishte nisur një lidhje me djalin e një efektivi, që e kishte koleg në të njëjtin komisariat. Pasi për disa ditë e reja nuk i përgjigjej në telefon, mes tyre ka pasur një konflikt. Efektivja pas një bisede më të riun, i ka treguar këtij të fundit se nëse do të vinte në banesë, derën do ta gjente të hapur. Mësohet se…
Kryetari i Partisë së Lirisë takoi sot profesorin e tij të ‘Sami Frashërit’ Edmond Gegën ku dhe kujtuan kohët e vjetra kur ai ishte gjimnazist dhe falë profesorit dhe disiplinës së tij shkolla shkëlqente në spartakiada dhe olimpiada. Meta zbulon dhe se nga kush e ka pasionin për të hipur në paralele. “Të gjithë ata që nuk janë dakord që unë të hipi në paralele duhet ta dijnë se fajin e ka profesor Mondi. Ky më ka mësuar dhe edukuar si të hipi e ekzekutoj në paralele e më thotë ke vend akoma për përmirësime”
Italia është në alarm për mungesën e infermierëve dhe po përpiqet të gjejë në çdo cep të botës. Aktualisht, kërkohen rreth 70 mijë dhe me ardhjen e sezonit turistik problematika e infermierëve bëhet edhe më e mprehtë. Sipas zyrtarëve, në 4 vitet e ardhshëm kuadri aktual prej rreth 460 mijë infermierësh do të humbasë mbi 100 mijë njësi për shkak të eksodit masiv të infermierëve nga spitalet italiane. Një humbje që tashmë prej vitit 2022 do të rëndojë mbi sistemin shëndetësor me një mungesë prej rreth 65-70 mijë infermierësh. Por situata paralajmërohet të përkeqësohet gjithnjë e më shumë, për shkak…
“Kina thotë se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Perëndimin. Në të njëjtën kohë, megjithatë, Pekini po nxit luftën në Europë. Nuk mund t’i bësh të dyja”. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për një rritje të shitjeve të komponentëve të makinerive, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera që Moska po përdor për të prodhuar raketa, tanke dhe avionë për t’i përdorur kundër Ukrainës. Për sa i përket situatës në terren, Stoltenberg shpjegoi se “Ukraina ka pësuar pengesa” për shkak të mungesës së armëve dhe municioneve, duke theksuar se nuk është vonë që Ukraina…
Biznesmeni Gencian Subashi është dënuar me 6 vjet burg. Ai u arrestua gati një vit më parë nga Karabinierët gjatë një operacioni antidrogë. Së bashku me të afërmin e tij Subashi transportoi me furgon 17 kilogramë e gjysmë kokainë. Droga e sekuestruar do të ndahej në 79 mijë doza. Arrestimi u bë gjatë një shërbimi kontrolli të shënjestruar nga një patrullë e Karabinierëve nga stacioni Borgo Grappa. Të dy personat, të cilët ndodheshin prej disa vitesh në Latina, u ndaluan dhe iu gjet një sasi e madhe droge. Kushëriri, i cili kishte ndjekur një proces tjetër gjyqi, tashmë ka rënë…
Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohen për shitje droge në zona të ndryshme të qytetit. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasi me inicialet I. B., 61 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi V. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë. NJOFTIMI I POLICISEVijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Siguronin droga të forta, kokainë dhe heroinë, i përpunonin dhe i ndanin në doza në banesë, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme, vihen pranga babë e bir. Sekuestrohen 420 doza heroine, 77 doza…
Kanë nisur përgatitjet për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Italisë. Ai do të zhvillohet në pallatin e lojrave me dorë “Palayamamay” në Milano. Inxhinieri Esat Balla një prej 700 mijë shqiptarëve që jeton në vendin fqinj dhe drejtues i shoqatës “Diaspora 91-19” vlerëson se takimi i posaçëm i Edi Ramës me diasporën vjen në një çast të rëndësishëm të sfidave me të cilat ata përballen. Dhe ato janë: “Sfidat me të cilat përballen jane zbatueshmëria e zbatimit të strategjisë kombëtare të diasporës 2021-2025, përmirësimi i shërbimeve dhe mbështetjes, integrimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar dhe kulturor, pjesëmarrjë…
Aktori i mirënjohur dhe autori i Al Pazar në Vizion Plus Agron Llakaj njoftoi mbrëmjen e djeshme humbjen e bashkëshortes së tij, gjysmës së tij më të mirë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë. Sot bashkëshortja e tij do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa nuk ka munguar një dedikim shumë i ndjerë nga aktori. Në një postim në rrjetin social Facebook, Agron Llakaj rrëfen gjithë rrugëtimin e tij me bashkëshorten dhe sakrificat që kaluan sëbashku në qenësinë e tyre si prindër dhe gjyshër. “Më prit…,nuk di se kur por ti do më presësh si…