Këtë të shtunë pasdite, një sherr masiv ka ndodhur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, gjatë ndeshjes U-16, Teuta-Partizani. Sherri ka nisur në përfundim të ndeshjes, ku në finale të kampionatit kishte kaluar skuadra e Teutës. Gjatë shtrëngimit të duarve, një nga lojtarët e skuadrës së Partizanit ka sharë kundërshtarin e tij dhe në këtë moment ka nisur konflikti mes lojtarëve, ku më vonë në fushë janë futur edhe tifozët që ishin prezentë. Ndaj edhe është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë, për të ndalur sherrin, ku gjithashtu shoqëruan në komisariat disa prej personave të përfshirë në konflikt.
Author: tirana
Manchester United bëri një paraqitje të madhe ndaj Manchester City-t të Guardiola-s dhe ka arritur të triumfojë 2-1 në finalen e FA Cup duke rrëmbyer kupën. Garnacho shënoi golin e parë në minutën e 30 pas një gafe të pafalshme të Kroacisë Gvardiol, ndërsa vetëm 9 minuta më pas ishte talenti Mainoo, i cili realizoi edhe golin e dytë për “Djajtë e Kuq”, pas asistmit të jashtëzakonshëm të Fernandes. Pjesa e dytë i takoi City-t për të reaguar në këtë sfidë, por të besuarit e Guardiola-s arritën të realizojnë vetëm një gol me anë të Dokut. Pas dështimit në kampionat,…
Pas debateve për martesën e dy gocave në bashkinë e Tiranës, sot pasdite u mbajt parada e komunitetit LGBT+. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve, ku pjestarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen. Pavarësisht reshjeve të shiut, me parullën ”Çdo ngjyrë një familje” dhe thirrjet ”Rruga është e jona”, aktivistë të LGBT+ marshuan në ‘Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Aktivistja Xheni Karaj, tha se ky ëhstë viti i 12-të që marshojnë, ndërsa ceku, edhe gjuhën e urrejtjes ndaj komunitetit javën e fundit, pas martesës së dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranë. ”Është…
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka replikuar edhe një herë me kundërshtarët e paktit të saj me kryeministrin shqiptar Rama për trajtimin e emigracionit të paligjshëm. Për të rënia me 60% e zbarkimeve të refugjatëve krahasuar me një vit më parë do të vazhdojë më tej edhe falë marrëveshjes me Shqipërinë. “Falë punës së mirë që ne po bëjmë, numri i emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet italiane vijon të ulet. Krahasuar me një vit më parë, kemi 60% më pak azilkërkues. Këto shifra do të vazhdojnë të përmirësohen. Kënaqësia më e madhe për mua është arritja e marrëveshjes me…
Enkelejd Alibeaj, Sekretar i Përgjithshëm në PD-në zyrtare, në emisionit “Kjo Javë”, tha ndër të tjera se mungesa e burimeve njerëzore vështirëson punën e SPAK. Referuar sulmeve ndaj SPAK-ut nga kundërshtarët e tij politikë, Alibeaj theksoi se njerëzve të drejtësisë nuk i bëjnë përshtyrpje etiketime të tilla. Për raportin nga Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj tha se institucionet e pavarura të drejtësisë vijnë të raportojnë për gjendjen e kriminalitetit, por jo që të japin llogari. “Ajo se çfarë vura re në debatin e panatyrshëm në Komisionin është se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte…
Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe me Ervin Demo, kryetar i Bashkisë Berat, thotë se do të forcojnë rolin e bashkive për komunitetin e tyre ”Do të forcojmë më tej rolin e bashkive për komunitetin në territorin e tyre. Bashkë me Ervin Demo dhe Benet Becin, folëm për bashkëpunimin në disa sektorë ku si pjesë e decentralizimit, bashkia do të marrë një rol më aktiv. Në Berat dhe Shkodër do ta pilotojmë këtë proces në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë”,-shkruan Mazniku.
Mirlind Daku, sulmuesi nga Gjilani është kthyer në një makineri golash në Rusi, ku sot ka shënuar të pestin në 6 ndeshjet e fundit. Në sfidën që Rubin Kazan po luan përballë Sochi-t, Daku gjeti rrjetën në minutën e ’22, duke kaluar në avantazh ekipin vendas. Bomberi kuqezi konfirmon kështu formën e shkëlqyer që po kalon, duke “i shkelur syrin” teknikut Sylvinho, 72 orë para publikimit të listës së të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për në Euro2024. View this post on Instagram A post shared by Рубин Казань ♦️ Rubin Kazan (@fcrk)
Himara çel sezonin duke sfiduar motin e paqëndrueshëm. Numri i turistëve është në rritje ndërsa janë kryesisht të huaj ata që në këtë periudhe zgjedhin pikërisht Himarën për të kaluar disa dite pushime. Turistët e huaj vijnë nga Anglia, Gjermania e madje edhe nga Zelanda e Re. Ata shprehen të mahnitur nga bukuritë natyrore dhe ushqimi i shijshëm. “Jam nga Anglia. Deti është i mrekullueshëm me ujë transparent dhe njerëzit këtu janë shumë të dashur. Unë nuk kam qenë më parë në Shqipëri dhe jam e lumtur që kam ardhur. Ne vijmë nga Zelanda e Re. Na pëlqeu shumë këtu,…
Në një konferencë për mediat nga banesa, Sali Berisha publikoi disa shifra që kanë të bëjnë me dosjet e hetuara nga strukturat e Prokurorisë që ka drejtuar Altin Dumani. Referuar kohës kur Dumani drejtonte Task Force kundër korrupsionit, Berisha tha se në vitet 2008-2009, ka hetuar 1430 çështje me 630 të dënuar. ”Unë do të sjell në vëmendjen tuaj, një analizë krahasuese me tregues konkret të luftës kundër korrupsionit në vitet 2008-2009, me këtë luftë në vitet 2022-2023. Të dhënat e viteve 2008-2009 janë të gjitha të publikuara në raportet e Departamentit të Shtetit të vitit 2010-2011. Kurse të dhënat…
Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e efektives së policisë. Kryesor është mesazhi që Aldorjana Loshi i ka dërguar për herë të fundit të dashurit përpara se të ndërmerrte aktin e rëndë. “Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruar policja 28-vjeçarit Endri Nika, i cili është vënë në prangat e policisë. Sipas informacioneve, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, i ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet. I arrestuari dyshohet si shkaktari i vetëvrasjes, për këtë arsye është vënë në pranga. Ndërkohë që dyshohet se ata kanë…
Në një kohë që qytetet bregdetare kanë çelur sezonin dhe njerëzit janë në plazh, Elbasani është përfshirë mesditën e kësaj të shtune nga reshje të dendura shiu dhe breshëri. Madhësia e kokrrave të breshrit sipas qytetarëve ka shkaktuar edhe dëme në automjete. Reshjet po ashtu kanë bërë që të vështirësohet lëvizja në aksin rrugor nga Bradasheshi që të çon në hyrje të qytetit, por edhe në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë.
Edhe pak orë dhe nis finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 3”, ku 5 finalistët janë: Romeo, Juli, Egla, Heidi dhe Meritoni. Producentja dhe një nga trashgimtaret e Top Medias, Sara Hoxha ka bërë një postim në Instagram, ku teksa shfaq studion, stafin etj, ajo i falenderon të gjithë ndjekësit, bashkëpunëtorët e saj madje ka dy fjalë tepër të veçanta për motrën dhe bashkëshortin e saj, ku këtë të fundit e ka konsideruar si suksesin e këtij edicioni. “Duke u ndalur këtu, nuk mund të mos falenderoj partnerin tim të jetës dhe të punës. Për ty nuk ka…