Author: tirana

Publiku ka vendosur që mes Eglës dhe Romeos, në podiumin për çmimin e madh të shkojë, Egla. Romeo kështu lë përfundimisht garën për çmimin e madh, pas një rrugëtimi të gjatë dhe tejet emocionues. Kështu, në podiumin final, në një përballje titanësh shkon Egla Ceno dhe Julian Deda.

Read More

Aktorja dhe finalistja e ”Big Brother Albania Vip 3”, Egla Ceno shijoi sonte një shfaqje të përgatitur për të në Teatrin Skampa në Elbasan. Aktorja la shtëpinë dhe udhëtoi drejt Elbasanit, ku u befasua nga çfarë gjeti aty. Kolegia e saj, aktorja Viola Trebicka interpretoi një shfaqje të tërë, ku protagoniste ishte Egla Ceno në gjitha hapat e jetës, nga fëmijëria, te sfidat, shkollimi, emigrimi e deri më tani.

Read More

Në një skenë të dedikuar për të në këtë finale të madhe të ”Big Brother Albania Vip 3”, Romeo kujtoi karrierën e tij, e cila nisi në spektaklin më të madh të humorit, Portokalli. Pas derës që u hap qëndronte Gaz Paja, i cili ishte i pari që e përkrahu në skenën e humorit të Portokallisë. Pas asaj dere do ishte edhe Agron Llakaj, por për fat të keq aktori humbi bashkëshorten një ditë më parë. Pas derës së dytë qëndronte Bora Zemani, partnerja e vëllait të Donaldit, ndërsa pas derës së tretë, ishte artistja Elvana Gjata. Kurse dera e…

Read More

Ledri Vula ishte i ftuari special në natën finale të “Big Brother Albania VIP 3”. Këngëtari perfomoi në skenë shoqëruar me një performancë bashkë me dhjetëra modele. Në fund të këngës, moderatori Ledjon Liço ‘ngacmoi’ artistin për ndarjen e përfolur me Sara Hoxhën. “Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca në skenë”, e pyeti moderatori, ndërkohë që Ledri u përgjigj me batutë: “Patjetër”. Vazhdimisht në rrjetet dhe mediat sociale, është folur për një ndarje të mundshme mes çiftit, por vetë Sara dhe Ledri nuk kanë reaguar zyrtarisht. Ata janë prindër të një vajze, Poem Blu.

Read More

Në garën kokë më kokë, mes Julit dhe Heidit, kjo e fundit u eleminua dhe është aktori Deda që shkon në dyshën finale për çmimim e madh prej 100 mijë eurove. Heidi la shtëpinë e buzëqeshur, pasi takoi banorët. Tanimë, ngelet një tjetër televotim për të preferuarin e radhës, ai midis Eglës dhe Romeos. Konkurrenti i përzgjedhur do të shkojë në fazën finale, për të marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Read More

Surprizë e veçantë për aktorin Julian Dedën në natën finale të ”Big Brother Albania VIP 3”. Finalisti është suprizuar nga familjarët dhe miqtë e tij në skenën ku ai nisi karrierën, Portokalli. “Portokallia është shkolla ime e parë e humorit dhe artit dhe falënderoj nga zemra Portokallinë”-tha Juli. Kolegët e tij aktorë, kishin kishin thurur edhe një ‘bejte’ me plot humor për Julian Dedën.

Read More

Babai i Heidi Bacit vizitoi banoren në natën finale të “Big Brother Albania VIP 3”. Nuk mund të mungonte takimi i tij me Romeon, i cili ishte tejet emocionues. Romeo i kërkoi ndjesë Heidit për çdo lot që ajo ka derdhur në shtëpi. “Do doja të kërkoja shumë ndjesë për çdo lot që Heidi i ka prej meje. Kam pas merakun e prindërve që jeni ju dhe Lajlja, shoresoj dhe do lutesha që Heidit mos ti shikoni asnjëherë lotët”-u shpreh Romeo i emocionuar.

Read More

Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj, janë dy opinionistët që shoqëruan banorët e Big Brother VIP me komentet e tyre të sinqerta. Ori Nebijaj u shpreh se ndryshe nga edicionet e tjera, ky BB ka nxjerrë pesë finalistë dhe sipas saj, të pestë janë fitues. Arbër Hajdari u shpreh se ky edicion ka dy fitues, njërin që do zgjedhë publiku që ai shpreson të jetë një vajzë dhe moderatorin Ledjon Liço. Ori: Është një finale emocionuese, në këtë edicion, surpriza më e madhe ishte që ky BB na ka dhënë 5 finalistë dhe 5 fitues që i duam, na pëlqejnë, jemi…

Read More

Një risi për ”Big Brother Albania Vip 3”, por që është përdorur në shtetet e tjera, u aplikua këtë finale. Katër finalistët u ndanë në dy çifte dhe fituesit do të përballen më pas me njëri-tjetrin për çmimin e madh. Konkretisht, përmes zgjedhjes së goglave në mënyrë rastësore, Romeo Veshaj u bë çift me Egla Cenon, ndërsa Julian Deda me Heidi Bacin. Meriton Mjekiqi ishte finalisti i parë i këtij edicioni të tretë të Big Brother VIP Albania 3 që la në mes ëndrrën për çmimin e madh. Opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj treguan se çfarë mund ta ketë…

Read More

Prime nisi me një eleminim të banorëve dhe është Meriton Mjekiqi është banori që u eleminua i parë nga gara për çmimin prej 100 mijë eurove. Gara sa vjen dhe bëhet më e fortë. Meritoni i dha fund rrugëtimit, pasi ishte më pak i votuari nga publiku, i cili pati një javë kohë për të votuar. Ndërkohë, në garë vijojnë të jenë 4 finalistët e tjerë: Egla, Heidi, Juli dhe Romeo. Meritoni u bë pjesë e reality show-t qysh prej fillimit të garës dhe ka kaluar rreth 4 muaj brenda shtëpisë. Ai krijoi një lidhje me Ilnisa Agollin.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në Itali ka publikuar fotot nga përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihesh krenar kjur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm. “Përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Rama me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë! Mbushesh me një krenari të jashtëzakonshme teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm që filluan nga zero e kanë kapur majat”, thekson Veliaj.

Read More