ITALI- Kryeministri Edi Rama në takimin me diasporën në Milano tha se shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshonin emrin siç bënë shqiptarët e Greqisë. Sipas tij kjo është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike. “Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje. Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama në turin me diasporën në Itali tha se për shqiptarët Italia ishte parajsa e kësaj toke. ‘Një adhurim deri në vetmohim i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë ku gjendej parajsa e kësaj bote, një dashuri e verbër pa kushte që nuk linte gjë mangut të gjitha dashurive platonike. Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori ku iknin dritat e zezë, qysh kur italianët e fundit kishin parë kur humbën luftën kushtetuese ku shqiptarët i strehuan në shtëpisë e tyre.’- tha Rama
Rama në Milano: “Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët.”
Një 24-vjeçar, punonjës i ngarkim-shkarkimit të bagazheve në aeroportin e Rinasit është arrestuar. Policia bën me dije se 24-vjeçari i identifikuar si Klajdi Qerimi, ka vjedhur një orë e cila kushtonte 20 mijë euro nga bagazhet e një udhëtari. Mësohet se personi të cilit i është vjedhur ora, udhëtonte nga Rinasi në Athinë, dhe vjedhjen e kishte evidentuar vetëm kur kishte mbërritur në shtetin fqinj. Njoftimi: Vodhi një orë të shtrenjtë, në një prej bagazheve të udhëtarëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari, punonjës për ngarkim-shkarkimin e bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve në Rinas. Sekuestrohet ora me vlerë rreth…
Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit. Policia njofton se dyshohet se 42-vjeçari është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar. Ndërkohë grupi hetimor po kqyr kamerat e sigurisë. ndërsa vijon puna për kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit. Kavajë/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë. Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar. Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor…
ITALI – Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali është hapur me performancën e këngëtarëve shqiptarë Noizy dhe Artjola Toska. Ndërkohë para pak minutash ka mbërritur në pallatin e sportit në Milano dhe kryeministri. Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook për takimin e sotëm të Ramës në Itali i parashikuar që do të zhvillohet me emigrantët por që siç duket do të jetë i njëjtë me atë të Athinës me një sallë të mbushur me patronazhistë të rilindjes. “Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt Milanos!”, shkruan Berisha në postimin e tij duke ndarë me ndjekësit edhe një mesazh të një qytetari që tregon se si po u imponohet nisja drejt Italisë punonjësve të bashkive dhë administratës. Reagimi i plotë: “Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt…
ITALI- Kryeministri Edi Rama pak minuta para nisjes së takimit me shqiptarët e Italisë ka ndarë pamje nga pallati i sportit në Milano. Përmes videos, Rama bën me dije se ka mbërritur në vendin e takimit, të cilin më herët e ka cilësuar si “vallja e dytë kuqezi në Europë”. Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë…
Fituesja e Big Brother VIP, Egla Ceno, ka folur për herë të parë pasi rrëmbeu çmimin e madh në një përballje ‘kokë më kokë’ me Juljan Dedën dhe 4 finalistë të tjerë. Në një prononcim të shkurtër për Top Albania Radio, pak pasi u shpall fituese, Egla është shprehur tejet e emocionuar për këtë arritje. Ajo tha se këtë sukses përveç nënës së saj ja dedikon të gjitha grave, por sigurisht edhe vetes. “E meritoja”, tha ajo ndër të tjera, ndërsa theksoi se dëshironte shumë që këtë edicion në BBV, në mos ajo, një grua tjetër duhet ta fitonte. Pyetje:…
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës. Bëhet me dije se nënë e bir janë dhunuar dhe grabitur nga persona të paidentifikuar. Siç raportohet grabitësit i kanë grabitur gruas stoli floriri dhe një sasi parash që kishte me vete. Policia njofton se autorët kanë dhunuar gruan dhe djalin e saj të mitur, të cilët më pas janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
BRUKSEL- Ursula von der Leyen dëshiron të sigurojë mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Në fushatën e saj ajo duhet të balancojë mes asaj që e konsideron të rëndësishme dhe interesave të partive që e mbështesin. Një grup i vogël protestuesish e pret Ursula von der Leyenpërpara një eventi elektoral në Romë. Ndërsa makina e saj mbërrin, ata thërrasin “Liri Palestinës! Ndaloni gjenocidin!”, të zemëruar me atë, që ata e shohin si njëanshmëri të von der Leyen-it ndaj Izraelit. Si Presidente e Komisionit Evropian, ekzekutivit të Bashkimit Evropian (BE), von der Leyen shkoi në Tel Aviv në tetor…
VLORË- Një mjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë ku dyshohet për shkëndije elektrike. Bëhet me dije me se makina ka qenë në ecje dhe ka shpërthyer në flakë. Ndërkohë në makinë kanë qenë dhe familjarë të cilët janë larguar menjëherë. Ndërkohë zjarrëfikset kanë ndërhyrë menjëherë dhe falë tyre zjarri është arritur të shuhet.