Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur mbledhjen urgjente ku po diskutohet për fatin e mandatit të Alfred Ballës, kryetarit të KLP i cili u përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë me vendim të Kolegjit të Posaçëm i Apelimit. Anëtari i KLP, Tartar Bazaj, në nisje të mbledhjes tha se ishte i detyruar ta thërriste këtë mbledhje, ndërsa bëri me dije se Alfred Balla nuk ndodhet aty për shkak të konfliktit të interesit. Kujtojmë se KPA me 21 maj miratoi kërkesën e Komsionerit Publik për të shkarkuar Alfred Ballën nga sistemi i drejtësisë dhe ndalimin e tij për…
Author: tirana
Nga Vassilis Nedos, Kathimerini Në atë që u pa thjesht si një truk marrëdhëniesh me publikun, kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi qytetin e Himarës të premten për të njoftuar kthimin e rreth 400 titujve të pronësisë në zonë për banorët që kanë paditur shtetin shqiptar për më shumë se 30 vjet. Vizita e Ramës kishte karakter pajtues me komunitetin vendas, i cili në vitin e fundit, për shkak të burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është përplasur shpeshherë me aparatin shtetëror. Veç kësaj, vetë çështja Beleri është perceptuar jo vetëm në një nivel të ngushtë…
Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar. Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takomin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende…
Big Brother VIP 3” pati finalen e madhe ditën e shtunë më 25 maj, pas një spektakli që zgjati më shumë se 4 muaj. Një punë kolosale është bërë nga stafi dhe produksioni, që në fund u përmbyll me një sukses të jashtëzakonshëm. Për të na folur më shumë mbi sfidat, por dhe disa detaje ekskluzive, ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up”, regjisori i këtij edicioni Ergys Lubonja. E ke takuar Eglën pas fitores? E kam takuar. Shumicën e tyre i njoh, Eglën e kam pasur kolege në Akademi, Julin po ashtu. E kam takuar pasi fitoi.…
Greqia shumë shpejt do të pajiset me bombarduesit F35. Kështu ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes greke, Nikos Dendias. Në një intervistë për mediat greke, Denadias, theksoi faktin se Greqia përveç F35, do të ketë në dispozicion edhe avionët luftark “Rafale”. Mirëpo, këto të fundit vetëm nëse e lejon arka e buxhetit të shtetit. “Lidhur me F-35, kërkesa së shpejti do t’i dorëzohet Komisionit kompetent të Parlamentit grek për miratim. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe për pjesëmarrjen e Greqisë në projektimin dhe ndërtimin e fregatave Constellation. Janë programe me rëndësi jetike, jo vetëm për mbrojtjen e interesave kombëtare, por…
Nga Ferdinand Dervishi Më 25 korrik të vitit 1982, flota ushtarake-detare do të përballej me pasojat e një incidenti të përgjakshëm. Ekuipazhi i një kater-siluruesi që i përkiste Regjimentit të ishullit të Sazanit, hapi zjarr në drejtim të një skafi që po lundronte në mënyrë paqësore në brendësi të ujërave tona territoriale. Për pasojë, një nga dy shtetasit italianë, që gjendeshin në bordin e mjetit lundrues, humbi jetën. Ngjarja do ta trondiste shtetin komunist qysh nga pikënisja, pasi fillimisht ishte raportuar një shkëmbim zjarri në det të hapur, që mobilizon për pasojë, jo vetëm forcat ushtarako-detare, por edhe ato ajrore.…
Revista e njohur franceze “Voyageurs” i ka dedikuar një hapësirë të veçantë kryeqytetit shqiptar. Në shkrimin e saj, Revista sjell në vëmendje historinë dhe kulturën e Tiranës, për të evokuar më pas aspektet moderne të një kryeqyteti në lulëzim të plotë. Tirana vjen për lexuesit si një qytet befasues dhe magjepsës për t’u eksploruar. Revista fton udhëtarët të zbulojnë tablonë unike të Tiranës dhe të joshen nga sharmi i saj autentik e modern. Përkthimi i plotë: Nga sheshi “Skënderbej”, tek mali i Dajtit, duke kaluar përmes Muzeut Kombëtar, zbuloni aktivitetet që mund të bëni në Tiranë dhe historinë e këtij…
Si rezultat i hetimeve të thelluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, identifikohet dhe shpallet në kërkim pritësi i 7.3 kg kokainë që u sekuestruan në portin e Durrësit, gjatë operacionit. Gjatë operacionit “Pakot”, i zhvilluar 2 ditë më parë, u vunë në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i furgonit ku u gjet lënda narkotike. Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e rastit të tentativës për të trafikuar 7.3 kg kokainë, nga porti i Durrësit drejt Anglisë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me…
Evropa po përgatitet për një tjetër verë të nxehtë, pasi në Gjermani dhe vendet nordike priten temperatura jashtëzakonisht të larta javën e ardhshme. Qytetet në të gjithë kontinentin po përgatiten të përshtaten për nxehtësinë ekstreme. Deri tani janë regjistruar 11 muaj rekord të të nxehtit dhe temperaturat e sipërfaqes së ujit në Atlantikun e Veriut janë rritur në nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet. Meteorologia Tamsin Green, shprehet se qershori, korriku dhe gushti do të jenë mbi mesataren për sa i përket temperaturës. Moti në të gjithë kontinentin ndryshon shumë duke e bërë të vështirë parashikimin se…
Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup, në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave”. Sipas medieve në Maqedoninë e Veriut, ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur. Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani. Janë familjarët e Amarit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale. “Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis…
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar u kthyen nga nivelet më të ulëta të tre muajve të premten, por gjithsesi ishin të rezervuara me humbje për javën. Nafta e papërpunuar amerikane arriti nivelin më të ulët brenda ditës prej 76,15 dollarë në tregtimin e mëngjesit, niveli më i ulët që nga 26 shkurti. Standardi global Brent ra në 80,65 dollarë, niveli më i ulët që nga 8 shkurti. Dy standardet u kthyen pozitive më vonë në seancë, por u vendosën me një humbje javore prej 2.9% dhe 2.2%, respektivisht. Këtu janë çmimet e sotme të energjisë: West Texas…
Kishte shkuar në kazino për të fituar, por nuk shkoi siç duhet për një shqiptar. Ai është vënë në pranga për shkak të veprimeve të tij. Punonjësit e kazinosë në Tuenno kërkuan ndërhyrjen e policisë për shkak të sjelljes së shqiptarit, fillimisht kur luante në makineri. 42-vjeçari urinoi në një prej tyre, ndërsa pasi u deh me birra nisi të bërtiste si i çmendur dhe të shkatërronte pajisjet dhe mobiljet. Sipas mediave italiane, dëmi i shkaktuar nuk është i vogël, por rreth 50 mijë Euro. E duke parë situatën u desh ndërhyrja e autoriteteve, por kur shkuan shqiptari ishte larguar. Falë…