Author: tirana

Meriton Mjekiqi doli nga shtëpia si finalist i parë i eliminuar. Ky zhvillim ka sjellë shumë zhgënjim dhe habi në mesin e publikut të gjerë, duke qenë se Meritoni kishte fituar një ndjekje të madhe dhe pritshmëri të lartë për performancën e tij në shtëpi. Rrjetet sociale janë mbushur me spekulime dhe teori në lidhje me një mundësi përplasjeje mes Meritonit dhe ekipit të produksionit, një situatë e cila mund të ketë ndikuar në largimin e tij të befasishëm. Në veçanti, largimi i menjëhershëm i Meritonit dhe Ilnisës nga studioja akoma pa përfunduar spektakli, si dhe mungesa e tyre në…

Read More

Gazement Bardhi tha se ai dhe grupi i tij në Kuvend do të abestenojnë duke mos marrë pjesë në votimin në Kuvend për rezolutën antikorrupsion. “Kuvendi nuk ka nevojë t’i thotë vetes me shkrim që është ndërgjegjësuar se duhet luftuar korrupsioni. Kush është i ndërgjegjshëm për këtë s ka nevojë t’ia pohojë vetes as me shkrim dhe as me zë të lartë. Mjafton, ta bëni pjesë të përditshmërisë tuaj, gjatë ushtrimit të funksionit, të punoni cdo ditë për këtë, të tregoni shembullin personal, të ngrini zërin ndaj aferave korruptive. Ne këtë kemi bërë, dhe do vijojmë ta bëjmë pa qenë…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në seancën plenare, ku po prezantohet pr.rezoluta e PS anti-korrupsion ka ironizuar opozitën, se është kthyer në një llogore dhe edhe pse po tenton të kthejë popullin kundër mazhorancës, po zvogëlohet akoma më shumë. Ai shton se kjo që PS po bën nuk është një luftë vulgare për pushtet, por lufte për institucione me demokratike dhe funksionale. Rama: Nga lufta kundër korrupsionit ka ndodhur edhe celja e negociatave për anëtarësim te Shqipërisë në BE. Edhe proceset penale për zyrtarët e të gjithë niveleve, po ndodhin pikërisht sepse lufta e nisur 10 vjet më parë…

Read More

Ndërsa pritet që të votohet projektrezoluta e hartuar nga PS-ja për korrupsionin, grupi parlamentar i PD i drejtuar nga Gazment Bardhi ka vendosur pak para se të niste seanca plenare, për të mos votuar duke mbajtur qëndrim. Në seancën plenare Bardhi do të bëjë publik dhe qëndrimin e grupit mbi rezolutën antikorrupsion të PS. Kujtojmë se projektrezoluta është votuar në komision vetëm me votat e PS-së, pa gjetur dakordësi me opozitën.

Read More

Disa shtete perëndimore po punojnë për trajtimin e procedurave të azilit në vende të treta për arsye logjistike. Britania e Madhe ka modelin e Ruandës, ndërsa Italia dhe Shqipëria kanë rënë dakord që një numër i caktuar emigrantësh çdo vit t’i nënshtrohen procedurës për azil në tokën shqiptare. “Jam entuziaste kur shoh se çfarë po bëjnë Italia dhe Shqipëria së bashku. Italia do që procedurat e azilit t’i kryejë në Shqipëri. Është një model interesat, të cilin po e diskutoj me homologen time italiane,” shprehet Nensi Fezer (o. Nancy Faeser), ministrja gjermane e Punëve të Brendshme dhe të Komunitetit, në…

Read More

Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke folur nga mbledhja e Asamblesë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh fillimisht se futbolli këtë vit i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë. “Futbolli ka dhënë krenari për të gjithë shqiptarët në botë këtë vit, kemi zhvilluar sfida spektakolare. Skuadra kombëtare ishte e papërmbajtshme dhe zhvilloi ndeshje të shkëlqyera në grupin kualifikues të EURO 2024”-tha fillimisht ai. Më tej, ai i uroi Egnatian për fitoren e titullit kampion të Shqipërisë, si dhe theksoi se…

Read More

Mediat britanike kanë publikuar ditën e hënë një artikull sipas të cilin një operacion sekret për ndalimin e bosëve kriminelë shqiptarë që veprojnë në Britani i koduar “ Crime State Nexus” ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar . Projekti i nisur nga zyrtarë në Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme ka si synim për të ekspozuar dhe vënë në shënjestër politikanët e korruptuar në Ballkan të lidhur me krimin e organizuar. Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë, në lidhje me një betejë ligjore mbi vendim për të ndaluar hyrjen në Britani të…

Read More

Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme e KLP ku do të vendoset për mandatin e Alfred Ballës, pas vendimit të KPA për ta përjashtuar nga sistemi për 15 vite. Anëtarja e KLP Nurihan Seiti është përplasur me kolegun Sokol Stojani duke i thënë se Balla duhej të ishte i pranishëm, sikurse dhe kishte kërkuar me shkrim. Pjesë nga debati: Seiti: Çfarë është ky nxitim, pse doni ta shtyni tjetrin dhe ta rrëzoni në këtë mënyrë? Stojani: Nuk ka asnjë të drejtë që Balla të bëjë asnjë kërkesë Seiti: Po pse po mblidhemi pra? Ka bërë gabim që…

Read More

Ndërsa forcat ruse kaluan kufirin me Ukrainën në momentet e para të pushtimit të tyre, një sulm tjetër, më pak i dukshëm ishte tashmë duke u zhvilluar, një sulm kibernetik që dëmtoi internetin e lidhur me një rrjet komunikimi satelitor. Kjo ofensivë teknologjike, e kryer nga Rusia një orë para fillimit të sulmit të saj tokësor në shkurt 2022, kishte për qëllim të prishte komandën dhe kontrollin e Kievit në momentet kryesore të hershme të luftës, thonë qeveritë perëndimore. Sulmi kibernetik, i cili goditi modemet e lidhur me një satelit komunikimi, pati efekte të gjera, pasi bllokoi turbinat me erë…

Read More

Në Britani, konservatorët premtojnë se do të rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Plani në fjalë duket më shumë një përpjekje për të fituar votat që po shkojnë drejt Reformimit të Britanisë së Madhe dhe parashikon që çdo 18-vjeçar do të duhej të kalojë një periudhë kohe në ushtri ose një fundjavë në muaj si vullnetar i “rezistencës civile”. Konservatorët thonë se vendi duhet të jetë “i hapur dhe i ndershëm” në lidhje me sfidat afatgjata me të cilat po përballet dhe skema në fjalë do t’u japë të rinjve “mundësitë që meritojnë”. Plani shihet si një “model i ri i guximshëm i shërbimit kombëtar” për…

Read More

Egla Ceno e cila është fituese e Big Brother VIP 3, gjatë gjithë rrugëtimit të saj është dukur se nuk ka një mbështetje të madhe nga të afërmit siç kanë pasur konkurrentët e tjerë, kjo ndoshta për shkak se vëllezërit e saj jetojnë jashtë shtetit. Së fundmi, pasi u shpall fituese, Egla ka ndarë një video në Instagram, ku shihen dy vëllezërit e saj të festonin si të “çmendur”, kur Ledioni tha emrin e Eglës si fituesen e këtij edicioni. Ata hidhen përpjetë nga gëzimi, brohorasin, hedhin para në ajër dhe përqafohen me njëri-tjetrin. Një reagim ky, ku tregon dashurinë…

Read More

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për Endri Niken, i dashuri i efektives që vrau veten më 24 Maj me armën e shërbimit në banesën e marrë me qira në zonën e Ali Demit. 28-vjeçari u arrestua nën akuzën se kreu veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës, por togat e zeza e kanë liruar nga qelia. I riu nga Kamza raportohet se pasi partnerja e tij 21-vjeçare ka qëlluar veten ka shkuar në banesë ku e ka gjetur të pajetë. 28-vjeçari fillimisht ka fshirë mesazhet që kishte shkëmbyer me efektivin e policisë në telefonin…

Read More