Author: tirana

Pas debateve të shumta, Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro rezolutën antikorrupsion të PS-së. Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Të gjithë deputetët e tjerë të opozitë nuk morën pjesë në votim. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kuvend për të mbrojtur pr/rezolutën duke e bërë të qartë se komisioni i posaçëm nuk ka lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme dhe ftoi opozitën ta votojë. Ndërsa fliste, nga ana tjetër deputetët e grupit të PD-së së Rithemelimit bënin zhurmë duke i rënë tavolinave, dhe kryeministri iu përgjigj me ironi. Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës se me…

Read More

Analisti Mentor Kikia, ka komentuar dy takimet e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Greqi dhe në Itali. Për të turi i Ramës është një pjesë e paradhomës për fushatën e zgjedhjeve 2025, duke paralajmëruar një fushatë elektorale ndryshe nga të kaluarat. “Si kryeministër është detyrë që të takohet qoftë edhe për të folur për problemet që kanë shtetasit e vendit të tij që jetojnë jashtë territorit. Ajo që është e qartë është se më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit dhe numri rritet. Çdo kryeministër do e kishte detyrë për të shkuar në vendet ku ata jetojnë…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i mbledhur këtë të hënë miratoi me 9 vota pro vendimin për mbarimin e mandatit për Alfred Ballën. Tani Balla nuk mund të jetë më anëtar i KLP-së, pasi më parë KPA e përjashtoi për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë. Në mbledhje u paraqit një raport mbi atë se çfarë ka ndodhur nga momenti që KPA vendosi largimin e Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë, ndërsa kreu në detyrë i KLP-së, ka kundërshtuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Nga anëtarët e KLP-së, Sokol Stojani ka kërkuar në mënyrë të prerë zbatimin e…

Read More

Mirlind Daku është një nga 27 emrat që tranjeri Sylvinho ka grumbulluar për në ”EURO 2024”. Lajmin ai e ka mësuar nga televizori, në momentin që u publikua lista. Gëzimi për të dhe familjarët ka qenë i madh, me sulmuesin që s’i ka mbajtur lotët. Në videon e publikuar dëgjohen edhe të shtëna në ajër, por edhe kënga nga e madhja Vaçe Zela.

Read More

Trajneri Sylvinho ka publikuar listën me 27 futbollistë të Kombëtares Shqiptare të futbollit për Kampionatin Europian 2024 në Gjermani. Gjatë një konference për mediat, trajneri Sylvinho ka theksuar se një kriter kryesor për përzgjedhjen e lojtarëve ka qenë fakti që të zgjedhurit duhet të jenë 100% gati si fizikisht dhe psikologjikisht. Sylvinho ndër të tjera tha se fakti që një lojtar mund të mos luajë shumë me klubin nuk është një kriter madhor. Trajneri Sylvinho: Për ne si staf fakti që një lojtar mund të luajë apo nuk luan shumë me klubin nuk është një kriter madhor sepse ka lojtarë…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga opozita që kërkonte pezullimin e zbatimit të ligjit për funksionimin e Komisioneve Hetimore parlamentare. Ndryshimet në ligj u miratuan muaj më parë nga Kuvendi vetëm me votat e PS-së, por ato u kontestuan si anti-Kushtetuese në Gjykatë nga deputetë të opozitës. Kushtetuesja vendosi që kërkesa për pezullimin e ligjit nuk plotëson kriteret e nenit 45 të ligjit në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën në kushtet kur gjykata ka pranuar kërkesën për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjet, pritet të përfundojë së shpejti. Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda 30…

Read More

Trajneri i kombëtares kuqezi, braziliani Sylvinho ka publikuar këtë të hënë listën paraprake të futbollistëve që do të luajë dy ndeshjet miqësore, ndaj Lihtenshtejnit më 3 qershor dhe 4 ditë më pas ndaj Azerbajxhanit, ndërsa më pas do të dorëzohet në UEFA për Europianin Gjermani 2024. Myrto Uzuni, Sokolo Cikalleshi dhe Keidi Bare janë tre emrat me peshë në radhët e legjionarëve, të cilëve tekniku brazilian Sylvinho nuk iu ka dërguar një ftesë për në Euro 2024. Edhe pse sulmuesi kavajas Cikalleshi ka gjetur 12 herë golin dhe ka asistuar 5 herë në ligën turke gjatë këtij sezoni me Konyaspor-in…

Read More

Tenori shqiptar nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahaj do të zhvillojë koncertin e tij të parë të plotë në Shqipëri. “Ramë Lahaj & Friends” do të performojnë më 8 qershor, në Shkodër. Lajmin e jep kryetari i bashkisë, Benet Beci, përmes një psotimi në Facebook, ku edhe tregon emocionet që tenori zgjodhi Shkodrën. Ndonëse karriera e tij zhvillohet jashtë kufijve shqiptarë, artisti nga Kosova nuk harron rrënjët e tij, duke interpretuar edhe për publikun shqiptar. Postimi i plotë Tenori shqiptar nga Kosova me famë botërore, z. Ramë Lahaj, do të vijë në Shkodër!”Ramë Lahaj & Friends” do të performojnë…

Read More

Tirana ka tërhequr vëmendjen e medias franceze “VoyageursMaGÇÇ, ku kryeministri Edi Rama thekson në një postim në Facebook, se 30 mijë vizitorë francezë kanë frekuentuar Shqipërinë. Postimi i plotë Tirana, një përzierje unike mes kulturave dhe historisë që është kthyer në destinacionin e shumëkërkuar për turistët europianë. Është media franceze “VoyageursMaG” që i kushton këtë artikull kryeqytetit, nga historia e krijimit deri tek arkitektura moderne dhe aktivitetet që e bëjnë “një qytet befasues dhe magjepsës për t’u eksploruar, ku modertineti dhe ndikimet nga periudhat e ndryshme historike krijojnë një tablo unike”. Rreth 30 mijë vizitorë francezë kanë frekuentuar Shqipërinë gjatë…

Read More

Pritjes i erdhi fundi, dhe sot tranjeri i ekipit kuqezi Sylvinho ka bërë publike listën me 27 lojtarët e grumbulluar për në Gjermani në kuadër të ”EURO 2024”. Sylvio Mendes Campos Junior ka bërë publike listën paraprake me 27 emrat që do ketë me vete në Europianin ”Gjermani 2024” që zhvillohet nga 14 qershori-14 korrikun e këtij viti. Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00),…

Read More

Gara e 60-vjeçare argjentinase për Miss Universe mund të ketë marrë fund, por ajo thotë se udhëtimi i jashtëzakonshëm është “hapi i parë i një ndryshimi” në perceptimet e shoqërisë. Alejandra Rodriguez bëri bujë në të gjithë botën në prill kur u kurorëzua Miss Buenos Aires. Ndërsa ajo nuk ishte në gjendje të përsëriste atë triumf të shtunën për t’u bërë Miss Argjentina dhe për të fituar të drejtën për të përfaqësuar vendin e saj në konkursin Miss Universe, ajo fitoi kategorinë “imazhi më e mirë” dhe festoi fillimin e një ndryshimi në mënyrën se si bukuria perceptohet. “Ky është…

Read More

Rezultatet kryesore të Censit të kryer përgjatë këtij vitit, do të publikohen më 28 qershor. Drejtoresha e Instat, Elsa Dhuli tha se institucioni që ajo drejton do të publikojë në tetor një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara të mbledhura nga Censi deri në nivel bashkie. Ajo konfirmoi edhe njëherë se hakerimi nuk preku të dhënat e mbledhura për Cens ndërsa në fund të muajit përfundon ndërhyrja në sistem për të eliminuar dëmet. Censi nisi në 18 shtator 2023 dhe duhet të përfundonte në 30 tetor. Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin…

Read More