Qeveria greke po shqyrton masa të reja për Airbnb për të rritur ofertën e shtëpive dhe për të ulur qiratë, duke ofruar një ndihmë për mijëra familje që kërkojnë banesa me qira të përballueshme. Në tryezën e qeverisë janë propozimet e agjentëve të shërbimit dhe aktorëve të tregut në këtë drejtim, ndërsa çdo vendim pritet të finalizohet në vjeshtë. Këto janë kryesisht marrëveshje fiskale, duke përfshirë stimuj për pronarët që t’i bëjnë shtëpitë e tyre të disponueshme për qira afatgjatë në vend që t’i ofrojnë ato në platformat e qirasë afatshkurtër. Rritja shpërthyese e shfrytëzimit të banesave përmes platformave të…
Author: tirana
Gjinekologu Astrit Bimbashi e ka konsideruar projektligjin e ri për surrogacinë si të nxituar në një kohë kur sipas tij edhe Parlamenti Evropian e ka votuar kundër. Duke folur në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Bimbashi theksoi se përveçse është dënuar nga Parlamenti Evropian, Italia e konsideron si krim ndërkombëtar. Ai vuri në dukje se një italiane nuk mund të vijë në Shqipëri dhe të marrë fëmijë nga një nënë surrogate apo të bëhet vetë e tillë. “Mua më vjen keq për një fakt, projektligji doli dhe kjo histori plasi se edhe njerëzit janë të ndjeshëm. Surrogacia s’ka qenë e ndaluar që…
Nga Fatmir Xhafaj Fushata e vitit 2021 mbetet një moment i rëndësishëm në karrierën time politike, ku derë më derë me zgjedhësit e mi dhe dritare më dritare mediatike, siç dihet e mbështeta kërkesën për votë mbi angazhimin tim publik për tri beteja kyçe, tre objektiva në përputhje me programin e Partisë Socialiste: Drejtësia, Antikorrupsioni dhe Rinia! Isha i bindur se nëse vota e qytetarëve do më sillte sërish në këtë sallë, do t’i përkushtohesha me gjithë mundësitë dhe energjitë e mia, këtyre tri betejave. Rreth 17.000 zgjedhës më besuan jo thjesht votën, por shpresën e tyre për t’ju shërbyer,…
Në vitin 2023, institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar gjithsej 7056 raste dhe kërkesa, një rritje prej 792 raste më shumë se vitin 2022. 1259 raste janë identifikuar si raste “brenda juridiksionit dhe kompetencës” së institucionit tonë. 1021 raste përbëjnë kërkesa dhe ankesa të drejtpërdrejta nga qytetarët. 238 raste janë trajtuar me iniciativën e vetë institucionit. 75 raste kanë rezultuar jashtë juridiksionit, të cilat janë referuar në institucionet përkatëse për trajtim të mëtejshëm. 5722 raste janë trajtuar në formën e këshillimeve dhe orientimeve.
Një shqiptar është kthyer në shqetësim serioz për policinë dhe qytetarët në një krahinë të Spanjës. Duke përdorur një identitet grek ai ka mundur të shpëtojë disa arrestimesh, por rasti i fundit kur ai ka tentuar t‘i marrë jetën një shqiptari, duket se e ka ‘gozhduar’ përfundimisht. Policia ka nxjerr pamjet e vendit në të cilin është ndodhur agresori dhe ‘viktima’, ku fillimisht agresori e ka kërcënuar me thikë dhe kur e ka parë se ‘viktima’ nuk po tërhiqej ka nxjerrë armën dhe ka nisur ta qëllojë, njëherë këmbëve dhe më pas ka tentuar ta qëllojë në kokë. Shqiptari është…
Njerëzit e lindur nën shenjën e Ujorit konsiderohen si gjenitë më të mëdhenj në botën e shenjave të zodiakut. Ata njihen për mprehtësinë dhe kreativitetin e tyre të jashtëzakonshëm intelektual. Ujorët janë vizionarë dhe inovatorë të vërtetë. Mendjet e tyre nuk ndalojnë kurrë së punuari dhe janë gjithmonë të gatshëm të eksplorojnë ide dhe koncepte të reja. Ata mund të gjejnë gjithmonë një mënyrë origjinale dhe shumë të dobishme për të zgjidhur një problem, gjë që i bën ata të shkëlqyer në situatat kur një situatë e keqe duhet të rregullohet. Kreativiteti është pjesë e natyrës së njerëzve të lindur…
Shkon në 116 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën…
Italia dhe trajneri i saj Luciano Spalletti po përgatiten për Euro 2024, aty ku për të mbrojtur fronin e Kampionëve të Europës, iu duhet të përballen edhe me Shqipërinë, me kuqezinjtë që janë pjesë e Grupit B së bashku me Spanjën dhe Kroacinë. Trajneri Luciano Spalletti theksoi së fundmi se për të, është një ëndërr ndjesia e të drejtuarit kombëtaren ndërsa shtoi se për të pasur sukses duhet të luajnë si skuadër. “Mancini ka zhvilluar një punë shumë të mirë dhe ne duhet të vazhdojmë me trashëgimin e tij. Italia ka shumë entuziazëm dhe jemi të lumtur për ndjesinë që…
Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se gjasat janë që zgjedhjet e vitit 2025 t’i fitojë Edi Rama, pasi PS është një parti shumë e organizuar, ndërsa opozita nuk ka asnjë person që mund të zëvendësojë Berishën për të udhëhequr fushatën. Ndërsa për Ilir Metën tha se partia e tij ishte inekzistente për disa vite dhe tashmë e sheh të vështirë pozicionin e tij. “Mendoj se avantazhin më të madh e ka Rama. Opozita duhet të shohë nga vetja, sesa nga adresimi te Rama. Opozita fokusohet te beteja parlamentare, por Rama ecën në disa rrafshe dhe…
Më 26 Qershor 2014 ndodhi vrasja e bankierit Artan Santo në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Lidhur me këtë ngjarje, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se një ndër emrat e përfolur Ervis Martinaj nuk ka lidhje me vrasjen e Santos. Sipas Karamuços, ai është përdorur qëllimisht për të fshehur personazhet kryesorë. “Edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe kur ka dal ka thënë që kjo vrasje është bërë si mesazh për tu dëgjuar diku larg, pretendohej në atë kohë për Amerikën Latine, për një nga ato vendet ku ata ishin shumë të shqetësuar për…
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Ky vendim është dënuar ashpër nga Izraeli dhe është parë si “shpërblim” për Hamasin, grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që udhëheq Gazën. Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet e tjera të veprojnë njëjtë. Ato përmendin edhe rolin historik të Norvegjisë dhe Spanjës në avancimin e përpjekjeve për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve. Më 1991, dy palët janë ulur së bashku, për herë të parë ndonjëherë, në…
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46-vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.