Pas pritjes së gjatë, dilemat morën fund për trajnerin Sylvinho pasditen e së hënës kur publikoi listën paraprake me 27 lojtarë për Euro 2024. Shumë u befasuan, për të tjerë ishte e pritshme, por trajneri duket se guxoi për të mirën e kombëtares. Ai la jashtë ekipit Cikalleshin, i cili ka qenë sulmuesi kryesor i Kombëtares në eliminatore, por nuk po kalon një moment të mirë në Turqi, ndërsa është në moshën 34-vjeçare. E dhimbshme për bomberin nga Kavaja, por nga ana tjetër trajneri është për t’u vlerësuar që riktheu në ekip dy sulmues me shumë potencial, Mirlind Daku dhe…
Author: tirana
Universitetit Bujqësor i Tiranës në partneritet me Universitetin BOKU të Vjenës nisin së bashku një rrugëtim 4-vjeçar me qëllim që UBT të ketë standardet e një universiteti Europian. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, tha se kur e hodhi në tryezë këtë propozim, askush nuk e besoi, mes tyre as vetë rektori, Fatbardh Sallaku. Më këtë të fundit, nuk i kurseu as batutat. ”Askush nuk më besoi, as rektori, këtij nuk ia lejonte partia, por ne u bëmë bashkë. Nuk është program për të mbajtur me hatër një rektor demokrat”, tha Rama. Kreu i qeverisë e konsideroi si një…
Adriana Kalaja, e veshur me bluzën mbi të cilën shkruhet “Free Berisha”, ka sulmuar ashpër sot prokurorët e SPAK-ut dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në protestën para Bashkisë së Tiranës ajo kërkoi lirimin e Berishës dhe sulmoi sistemin e drejtësisë. “Ky është një sistem zh’drejtësie. E dëgjuat atë tartarin? Është një tartar atje tek KLP-ja që, ndërkohë që është nënkryetar i KLP-së ka edhe dy studio ligjore në kundërshtim të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Pra, bën pazare, dhe ndërkohë është pjestar i KLP-së. Dhe si mundet Dumani të luftojë korrupsionin e tartarit, kur Dumani është emëruar nga tartari…
Reperi francez Gandhi Alimasi Djuna i njohur me emrin e tij skenik Maître Gims, po bën xhiro e rrjetit me përshëndetjen që bën për të gjithë shqiptarët duke kënduar këngën e tij me flamurin shqiptar në sfond dhe shqiponjën që e realizon me duar. Video është bërë virale në Tik Tok duke marrë mijëra komente nga të cilët e quajnë reperin francez si një ‘shqiptar i vërtetë’. Gims i cili ndër vite ka sjellë hite të pathyeshme në tregun muzikor botëror, sjell këtë video që nuk dihet nëse parashikon ndonjë koncert të tij në Shqipëri apo jo.
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur atentatin ndaj juristit Mitri Prifti. Genti Nderjaku alias Kili, alias Ekil Nderjaku, një prej 6 të akuzuarve për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Priftit. “Po kështu i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Mitri Prifti, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprave…
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” së bashku me opozitën po zhvillojnë protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Njësoj si herët e tjera protesta është shoqëruar me tensione, pasi në drejtimm të bashkisë është hedhur molotov.
Protestuesit para Bashkisë Tiranë kanë hedhur bombë molotov në drejtim të gazetarëve gjatë tubimit. Hedhja e bombës molotov ka shkaktuar momente paniku, pasi është rrezikuar jeta e gazetarëve pasi flakët shpërthyen fare pranë tyre. Ndërkohë molotov është hedhur nga protestuesit edhe në drejtim të godinës së Bashkisë, ku janë vendosur gardh forcat e policisë.
Policia e Elbasanit njofton se ka vënë në pranga një 42-vjeçar, shtetas britanik, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka prishur qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. “Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin britanik A. A., 42 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka prishur qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit. Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 29-vjeçar nga Tirana, pasi gjatë kontrollit në automjetin…
Projekti me Shqipërinë për migrantët po ecën mirë dhe për këtë falënderoj Edi Ramën, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për emisionin ”In mezz’ora” të Rai3. ”Projekti me Shqipërinë po ecën mirë”, tha Meloni e pyetur lidhur me polemikat e ngritura për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët. ”Ky projekt do të jetë operativ pas pak kohësh. Është një projekt të cilin ne duam ta bëjmë në mënyrën më të mirë, sepse mendoj se është një projekt jashtëzakonisht strategjik. Ajo që të gjithë duhet të kuptojnë është se nëse marrëveshje me Shqipërinë funksionon, kjo mund të ndryshojë…
Ramush Haradiaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se ky i fundit “është i rekrutuar nga Serbia”. Sipas tij, ky rekrutim ka ndodhur gjatë kohës sa ka qenë në burg në Serbi. “Unë po ju them që Albin Kurti është i rekrutuar në burgun e Serbisë. Ka qenë edhe para se të shkojë në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kaluar kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardh deri aty, e shpjegon historia…
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fusion”. Si rezultat i tij: ▪️u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse). ▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë; ▪️u shpall në kërkim…
Mbahet sot sërish protestë para Bashkisë së Tiranës. Një protestë e organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt. Teksa policia ka nisur të marrë masat duke vendour mjetet përpara godinës. Më herët ka publikuar edhe masat lidhur me mbarëvajtjen e protestës. Teksa furgonët e mjetet e policisë kanë mbërritur përpara bashkisë, më herët protestat janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve e efektivëve.