Author: tirana

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pritur në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, ku krah fotove tregon edhe për temat që ka diskutuar në këto takime. ”Situata në Kosovë dhe nevoja për ndërhyrje më aktive nga SHBA në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim final njohjen reciproke të dy shteteve”,-shkruan Mediu. Postimi i plotë Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan pata kënaqësinë të takohem me kongremen demokrat dhe republikan, Senatorin Joe Manchin, Kongresmenët Pete Sessions Texas, Tracy Mann Kansas, Ben Celine Virginia, Tim Walberg Michigan, Tom Souzzi New York,…

Read More

6 mijë policë grekë do të jenë për finalen e Conference League mes Fiorentinës dhe Olympiacosit, që do të zhvillohet nesër, në mbrëmje, në stadiumin “Agia Sofia”, shtëpia e AEK-ut të Athinës. Zona rreth stadiumit, në lagjen veriore të Nea Filadelfias, tashmë është nën kontrollin e rreptë të forcave të sigurisë. Disa rrugë janë mbyllur, disa të tjera do të mbyllen nesër. Policia greke nuk shqetësohet vetëm nga rreth 10 mijë tifozët e Fiorentinës që tashmë kanë nisur të mbërrijnë në Athinë, por edhe marrëdhëniet e këqija mes tifozëve të skuadrave athinase. Në Greqi çështja e dhunës lidhur me sportin…

Read More

Parlamenti i Danimarkës ka hedhur poshtë një projektligj për njohjen e shtetit palestinez. Paraprakisht, ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, kishte thënë se mungojnë parakushtet e nevojshme për njohjen e pavarësisë së Palestinës. Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e njohën zyrtarisht shtetin palestinez të martën, një javë pasi njoftuan se do ta bënin një gjë të tillë. Vendimi i tyre e ka zemëruar Izraelin, i cili e quajti atë “shpërblim për terrorizmin” dhe i tërhoqi ambasadorët e vet nga këto vende. Projektligji për njohjen e Palestinës nga Danimarka u propozua në fund të shkurtit nga katër parti të majta. “Ne…

Read More

Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Parlamenti i ri e mbështeti kandidaturën e tij me 76 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët shqiptarë nga koalicioni Fronti Europian, tashmë në opozitë, u larguan nga salla përpara votimit. Në fjalimin e parë si kryetar i kuvendit, ai falenderoi deputetët që e mbështetën. “Do të garantoj të drejtën e mendimit dhe fjalës personale si për deputetët e pushtetit ashtu edhe për ata të opozitës”, u shpreh Gashi. Nga ana tjetër, ai shtoi se tashmë Maqedonia e Veriut ka një perspektivë të re dhe se nuk do…

Read More

Bes Kallaku është në qendër të vëmendjen, që me këngën që është një dedikim për ndarjen nga Xhensila dhe ndaj spekulimeve se ka nisur një romancë të re me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, Çiljeta Kormuzi, zëra të cilat aktori i humorit i ka mohuar. I pyetur për vërtetësinë e thashethemit, Besi u shpreh: “Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”. Më tej, aktori i humorit shtoi: “As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në…

Read More

Rezoluta anti-korrupsion e Edi Ramës në parlament nuk u votua nga opozita dhe do të përkthehet në bojkot edhe të komisionit të posaçëm që do të ngrihet për këtë reformë. Deri më tani thirrjes së kryeministrit për t’iu bashkuar komisionit anti-korrupsion, nuk i kanë dhënë përgjigje as Rithemelimi e as grupi i Bashës, megjithatë mazhoranca ua ka prerë shpresat se ndonjë prej tyre mund të ulet në tryezë si bashkëdrejtues. Nuk ka asnjë hapësirë që komisioni t’i nënshtrohet një drejtimi bipartizan pra me dy kryetarë, duke lënë kështu opozitën përballë zgjedhjes së vetme, të jetë anëtare e pakicës pa të…

Read More

Spanja i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se situata e Kosovës me shtetin palestinez është krejtësisht ndryshe, teksa ka përsëritur se nuk ka ndryshuar qëndrim për shtetësinë e Kosovës. Spanja është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian bashkë me Qipron, Greqinë Sllovakinë dhe Rumaninë që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Arsyeja kryesore për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Spanjës besohet se lidhet me qëndrimin spanjoll karshi aspiratave të rajonit verilindor të saj, Katalonjës, që të pavarësohet. Ky rajon ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme që…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se ata nuk janë pjesë e asnjë grupi kriminal që qeveris Shqipërinë. Bardhi i përgjigjet kështu qëndrimit të kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale momente nga debati në seancën e djeshme të Kuvendit, në përfundim të së cilit u miratua me 76 vota pro projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. ”Vëllai Olsit” na paska pyetur kush jemi? Mqs çdo shqiptar e dinë tashmë kush është Edi Rama dhe ekipi i tij, ky vetë duhet të…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të martë në bypass-in në afërsi të Klosit. Rreth orës 14:15, furgoni i A.L, 55-vjeç ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit. Si pasojë kanë mbetur të lënduar 3 persona, ku 2 janë në spitalin e Klosit, ndërsa njëri prej të lënduarve është dërguar tek Spitali i Traumës në Tiranë. ”Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë…

Read More

Argita Malltezi duket se është gati për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, mirëpo deputeti që është në PD-në zyrtare Arbi Agalliu, nuk e sheh si një zgjidhje. Të largosh të korruptuarit me të korruptuar, për Agalliun nuk është një mundësi dhe as e ardhmja për demokratët. “Zonja Malltezi është Non Grata nga SHBA-ja dhe nuk mendoj se nuk është e ardhmja e PD-së, po kjo si përket PD-së, PD-ja e ka bërë zgjedhjen e vet më 9 shtator, ne jemi shkëputur me këdo individ që është dhe mund të jetë Non Grata nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja,…

Read More

Në tre edicione të Big Brother Albania Vip, fituesit kanë disa elementë të përbashkët. Aktorja Egla Ceno fitoi këtë edicion të tretë, duke u bërë e para grua që fiton formatin VIP. Ajo, Luiz Ejlli dhe Ilir Shaqiri kanë disa të përbashkëta në këtë lojë. 1-Ishin popullorë Të tre fituesit ishin të thjeshtë dhe popullorë. Ata luajtën kartën e shqiptarit të thjeshtë, i cili pavarësisht se ç’ka ndërtuar në jetë, ngelet njësoj. 2-Mosha e tyre Ata janë +35 vjeç dhe secili ka ndërtuar një karrierë të gjatë. Iliri një koreograf i njohur; Luizi një këngëtar dhe Egla aktore. 3-Momente të…

Read More