Pasditen e kësaj të marte, një 39 vjeçar është plagosur me thikë nga babai i tij në Lushnjë. “Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre”, njofton policia. Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe 69-vjeçari pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Sokol Cikalleshi i dha sot lamtumirën Kombëtarës, pasi nuk kishte një biletë për në ”EURO 2024”. Largimi i kavajasit ka bërë që reagimet të jenë të shumta, teksa diçka të tillë e ka bërë edhe Jasir Asani. Anësori i sulmit kuqezi e quan Cikalleshin një legjendë. “Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë. Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e…
Astrit Tota, 53-vjeç ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u qëlluar me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë. Por për fat të mirë, plumbin e ka marrë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor. Tota mëson se punon si infermier tek Trauma, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. ”Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A.T, 53-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë…
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar për incidentin e ndodhur sot në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës, ku pranë gazetarëve u hodh molotov duke rrezikuar jetën e tyre. AMA u kërkon autoriteteve që të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës. “Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, përcolli me shqetësim sot paradite (28.05.2024), incidentin para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese (molotov).…
Një 17-vjeçar tunizian rrahu dhe mbyti një 28-vjeçare, pasi ajo qeshte gjatë seksit. Ngjarja ka ndodhur në Frankfurt. Tragjedia ndodhi më 3 tetor 2023, kur 28-vjeçarja e identifikuar si Blanca takoi në një lokal 17-vjeçarin Muhammad Ali pa menduar që ky takim do ishte fatal për jetën e saj. 28-vjeçarja dhe 17-vjeçari u takuan në një lokal dhe pasi kanë pirë dhe përdorur drogë, kanë shkuar në banesën e vajzës, që ndodhet në “zemrën” e Frankfurtit. Aty dhe gjatë lidhjes së dashurisë, 28-vjeçarja filloi të qeshte, duke indinjuar adoleshentin, i cili e rrahu brutalisht dhe e mbyti për vdekje. Siç…
Administrata e Kuvendit i ka ndërprerë çdo përfitim financiar deputetit Sali Berisha, i cili rrezikon në mesin e muajit qershor të humbasë edhe mandatin. Vendimi për ndërprerjen e pagesave ka lidhje me vendimin e GJKKO-së. Masa financiare nga administrata e Kuvendit është aplikuar që prej janarit 2024, ndoshta si një përllogaritje edhe për kohën se kur ai mund të humbasë mandatin e deputetit, me një mungesë në punimet e Kuvendit prej 6 muajsh.
Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar ka reaguar për protestën e sotme para bashkisë, kur protestues të Rithemelimit dhe PL-së hodhën molotov në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve. AEJ bën thirrje që policia të vendosë para drejtësisë autorët e këtij incidenti që mund të merrte përmasa fatale. ”Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjet e sotme, ku persona të panjohur hodhën molotov në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve gjatë protestës para bashkisë Tiranë, organizuar nga opozita dhe “Aleanca për teatrin”. AEJ Shqipëri, i bën thirrje aktorëve politikë që kenë kujdes dhe të respektojnë gazetarët dhe…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e sheh rezolutën antikorrupsion të miratuar nga socialistët me 76 vota në Kuvend si rrugë shpëtimi për Edi Ramën, të cilin e akuzoi në një konferencë për mediat si përgjegjësin e korrupsionit galopant që ka mbërthyer vendin në 11 vite qeverisje të PS. “Jemi shumë të qartë se i vetmi përgjegjës në Shqipëri i certifikuar botërisht për gjithë këtë korrupsion galopant, kryer në 11 vite është ai që komandon timonin, të gjitha tepsitë që është Edi Rama. Shikoni të gjithë treguesit që kur ka ardhur ai në pushtet sesi janë. Jemi vendi i…
Papa Françesku ka kërkuar falje pas raportimeve se kishte përdorur gjuhë përçmuese ndaj homoseksualëve, tha Vatikani të martën. Vatikani tha në një komunikatë se qëllimi i papës nuk ishte ta fyente askënd dhe se u kërkon falje atyre të cilët u lënduan nga fjalët e tij. “Qëllimi i Papës nuk ka qenë asnjëherë të fyejë, apo të shprehet me fjalë homofobike. Ai u kërkon falje atyre të cilët u ndien të fyer nga përdorimi i termit që u raportua nga të tjerët”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.
Edicioni i tretë i ”Big Brother VIP Albania” u fitua nga aktorja Egla Ceno. Pas një mbrëmjeje të mbushur me emocione dhe surpriza, organizimi i festës së pas-spektaklit ka qenë një moment i shumëpritur për të gjithë pjesëmarrësit. Festa pas finales së Big Brother VIP është një ngjarje ku mblidhen ish-banorët për të festuar përfundimin e aventurës së tyre televizive. Ky vit nuk ka qenë përjashtim, dhe festa ka sjellë së bashku të gjithë protagonistët e shtëpisë së famshme. Në mesin e tyre u vu re edhe prezantuesja e njohur Bora Zemani, e cila ishte pjesë e festës dhe u…
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula thotë se kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë mesazh kërcënues nga një zyrtar, dhe shtoi se priten zhvillime. ”Drejtuesi i SPAK-ut, kur erdhi në Komisionin e Ligjeve e tha në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk kemi nevojë për asgjë në kuadër ligjor, na lini kështu siç jemi, mos na pengoni. Mos prit që unë ta them kush ka dërguar mesazhin kërcënues ndal Altin Dumanin, por do kemi zhvillime të tjera”,-tha në ”Top Channel”. Nga ana tjetë deputeti demokrat u shpreh i penduar që ka votuar ligjin për amnistinë penale. “Kam bërë gabim që…
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata komenton listën e Shqipërisë për Euro 2024, e cila u publikua një ditë më parë nga trajneri Sylvinho. Vata shpreh çudinë se si kanë mbetur jashtë Cikalleshi dhe Uzuni, ndërsa vlerëson vendimin e sulmuesit për t’u tërhequr në këtë periudhë. Për Vatën, koha e Uzunit dhe e Bares është mbyllur në Kombëtare me Sylvinhon trajner. “Lista është interesante, ka çdo gjë brenda, por edhe shumë enigma dhe shumë paqartësi. Në të njëjtën kohë është interesante, ky është futbolli, gjithmonë ka surpriza dhe pakënaqësi, luftë për ekzistencë. 3 futbollistë të ekipit kombëtar pretendojnë se kanë…