Author: tirana

Në tre edicione të Big Brother Albania Vip, fituesit kanë disa elementë të përbashkët. Aktorja Egla Ceno fitoi këtë edicion të tretë, duke u bërë e para grua që fiton formatin VIP. Ajo, Luiz Ejlli dhe Ilir Shaqiri kanë disa të përbashkëta në këtë lojë. 1-Ishin popullorë Të tre fituesit ishin të thjeshtë dhe popullorë. Ata luajtën kartën e shqiptarit të thjeshtë, i cili pavarësisht se ç’ka ndërtuar në jetë, ngelet njësoj. 2-Mosha e tyre Ata janë +35 vjeç dhe secili ka ndërtuar një karrierë të gjatë. Iliri një koreograf i njohur; Luizi një këngëtar dhe Egla aktore. 3-Momente të…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka zbardhur të plotë tentativën për vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019. SPAK ka dërguar për gjykim anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që kishin planifikuar vrasjen. SPAK ka zbardhur tentativën për vrasjen e ish-prokurorit Ndoja dhe Rrumit të Shijakut. Atentati që ndodhi më 1 nëntor 2019 i mori jetën shoferit Andi Maloku. Për vrasjen e të birit, Genci Maloku kërkonte drejtësi dhe kishte insistuar disa herë në dyert e prokurorisë të mësonte kush fshihej pas vrasjes së djalit. Për këtë arsye, duket se grupi i Plaurent Dervishajt kishte planifikuar të hiqte…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, që ka për qëllim bashkimin e forcave kundër dhunës në stadiume, përmirësimin e menaxhimit të turmës, mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të pranishmëve që ndjekin aktivitetet sportive dhe kundër paracaktimit të rezultateve në garat sportive. Gjithashtu Policia e Shtetit do të kujdeset për sigurinë e ekipit tonë kuqezi gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian. Duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti, Ministri Balla gjatë kësaj ceremonie u shpreh se “dokumenti përmban masa konkrete për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në stadiume,…

Read More

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Kombëtarja, pasi nuk arriti që të merrte një ftesë për në Europian. Bomberi kavajas është shprehur që i ka ardhur fundi rrugëtimit të tij me kuqezinjtë, edhe pse jo ashtu siç e priste. Në fund nuk mungon dhe një urim për shokët në Kampionatin Europian. “Fundi i një rrugëtimi. Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve, nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundit është i lumtur, paçka se jo gjithmonë e zgjedhim vetë. Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës…

Read More

Në tunelin e Llogarasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve. Ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në të gjithë gjatësinë e tij, ndërsa po vijon puna për detajet e tjera që janë pjesë e kësaj vepre. Janë fazat e fundit të punimeve për të nisur më pas hedhjen e shtresave asfaltike, ndërsa po punohet edhe për vendosjen e sistemit elektromekanik dhe sistemin e ndriçimit. Po ashtu, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e qendrës së monitorimit të tunelit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën…

Read More

Zonja e Parë e Nigerisë ka komentuar vizitën e Meghan Markle. Ajo ka folur për veshjet e 42-vjeçares gjatë vizitës në vendin e Afrikës Perëndimore. Zonja e Parë u shfaq e mërzitur gjatë fjalimit të saj në një ngjarje dedikuar grave. Ajo kërkoi adoleshentëve dhe të rinjve të saj të vishen më në mënyrë të përshtatshme dhe të mos përpiqen të imitojnë yjet e kinematografisë amerikane. “Ne nuk e pranojmë lakuriqësinë në kulturën tonë. Kjo nuk është e bukur”,-u shpreh ajo.

Read More

Europa duhet të përgatitet për një verë përvëluese, paralajmërojnë ekspertët. Gjermania dhe vendet nordike, sipas tyre, do të përballen që javën e ardhshme me temperature të pazakonta. Rreziku i një të nxehti përvëlues ka vënë në hall organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit, të cilët kanë detyrën të kujdesen për sigurinë e atletëve. Spanja po bëhet gati për një të nxehtë masiv e ka nxjerrë një hartë të re me parashikime të përditësuara. Qytetet anekënd kontinentit janë duke tentuar të marrin masa për tu përshtatur me të nxehtin ekstrem. Deri tani, janë regjistruar 11 muaj rekord të nxehti temperatura e…

Read More

Komunitetet fetare në vendin tonë shprehen njëzëri kundër projektligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, që sipas tyre bie ndesh me Kodin e Familjes. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me një kërkesë për moskalimin e këtij projektligji në Kuvend. Ata rendisin pesë argumentet se përse janë kundër. Sipas tyre sterilizimi ndikon negativisht në jetën e një personi, cilësojnë si krim ndërprerjen e vullnetshme të shtatzënisë, kërkojnë që surrogacia të mos lejohet sepse…

Read More

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska thotë se nuk e ka shkelur në asnjë moment marrëveshjen e Prespës, madje bën fajtore Greqinë. Ajo pohoi se nuk e kishte shkelur marrëveshjen në betimin e saj më 12 maj. Sipas saj, teksti i betimit që e ka nënshkruar mban emrin kushtetues të shtetit, që është Republika e Maqedonisë së Veriut. “E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës . Nuk shoh se kam shkelur Marrëveshjen e Prespës. Përveç kësaj, vetë Marrëveshja e Prespës thotë qartë se dokumentet dhe komunikimet do të përdorin emrin e marrë nga Marrëveshja e Prespës, kështu që unë nuk…

Read More

Mbrëmë (e hënë) u organizua një festë pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP. Ish-konkurrentëve i është bashkuar edhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli. Ai ka performuar hitet e tij, por përpara ka mbajtur edhe një fjalim, duke i përgëzuar të gjithë për rrugëtimin. Luizi me shaka tha se ata që nuk kanë fituar mund ta provojnë vitin e ardhshëm, sikurse Bjordi Mezini, i cili ka qenë disa herë pjesë e këtij formati. “Mirëmbrëma të gjithëve. Në radhë të parë ju falënderoj të gjithëve në emrin tim dhe të Kiarës që është në…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka kujtuar dhunën ndaj opozitës së asaj kohe më 28 maj të vitit 1996. Postimi i plotë i Erion Braçes: MOS E HARRO KURRE 28 MAJIN! BARBARI I TIRANES ESHTE ENDE NE POLITIKE; ENDE E MENDON VETEN ALTERNATIVE; ENDE MENDON TE TRASHEGOJE…BARBARINE! 28 MAJ DITA E GJAKUT-SI SOT 28 VITE ME PARE, KESHTU U MASAKRUA OPOZITA E MASTE; PASI U VODH SKANDALOZISHT HAPUR E DHUNSHEM NE ZGJEDHJE! Kur degjoj-degjova dhe dje qe flasin “per posten”. “voten me poste”, “rregjistrim apo jo te votuesve”, “voten online” etj, me vien te qesh me te madhe; JANE TE NJEJTEN…

Read More