Rastet e fruthit po rriten në Evropë dhe Azinë Qendrore, paralajmëruan të martën dy agjenci të OKB-së, duke bërë thirrje për veprime urgjente për t’iu përgjigjur shpërthimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF thanë në një deklaratë të përbashkët se rastet e fruthit në rajonin evropian këtë vit së shpejti do të jenë më të larta se totali për të gjithë vitin 2023. “Edhe një rast i fruthit duhet të jetë një thirrje urgjente për veprim” tha Dr. Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën. “Askush nuk duhet të vuajë pasojat e kësaj sëmundjeje shkatërruese, por lehtësisht të…
Author: tirana
Një 49-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pas protestës së dhunshme të zhvilluar të martën, para Bashkisë. Sipas policisë, 49-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë. Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 08 maj, në lidhje me protestën e datës 07 maj 2024. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ish-drejtuesi i lartë i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha, ka ndërrruar jetë dje pas një rrëfimi të gjatë për ‘Inside Story’ në lidhje me rolin e shërbimeve greke e jugosllave në Shqipëri, por edhe të politikanëve që drejtuan vendin pas vitit 1992. Një nga epsidoret ishte edhe vrasja e Arben Brocit në Shkodër dhe tre djemve të tjerë në fillimet e lëvizjes demokratike. Hoxha tha se nga këqyrja e predhes në trupat e tyre figuronte se s’ishin armë të Ushtrisë apo Policisë. shkruan javanews, duke hedhur dyshime mbi spunazhin jugosllav të kohës. Kjo sipas ish-Oficerit bëhej në kuadër të ngjalljes…
Ka ndërruar jetë dje ish-oficeri i Sigurimit Bujar Hoxha, i cili disa ditë më parë rrëfeu për emisionin Inside Story disa nga krimet e dyshuara të shërbimeve greke. Mësohet se Hoxha ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Pak ditë më parë ai bëri një denoncim të forte në Top Channel për një krim konkret, vrasjen makabre të një agjenti shqiptar nga shërbimet greke. Pjesë nga emisioni Inside Story i datës 22 maji 2024: Shërbimet Shqiptare, përballeshin me qasje agresive edhe nga fqinjët jugorë, Greqia, shtet i cili ndër shekuj nuk i ka fshehur qëllimet ekspansioniste në trevat shqiptare.…
Emisioni investigativ ‘Report’ i RAI3 në Itali, do t’i rikthehet sërish marrëveshjes Rama-Meloni mbi emigrantët, që do të strehohen në dy kampe në Shqipëri, Gjadër dhe Shëngjin. Mësohet se pjesa e dytë e emisionit, është planifikuar që të transmetohet më 2 Qershor. “Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, thuhet në klipin e emisionit investigativ.
Dashi Një ditë e mirë kjo e mërkurë për të lindurit e kësaj shenje. Planetet do të kenë ndikim pozitiv gjatë ditës, duke ju dhuruar gjallëri dhe energji. Kjo ditë do të jetë mjaft e mirë për të nisur edhe projektet tuaja që presin prej kohësh. Hëna ju sugjeron që të vlerësoni prioritetet tuaja dhe me shumë vëmendje. Demi Juve ndiheni disi të pasigurt në këtë ditë. Duhet të ndryshoni dhe të ndiheni të sigurt në vetvete. Ka ardhur momenti të planifikoni hapat tuaj të ardhshëm, ata që kanë vërtetë rëndësi. Në fushën e dashurisë, do të përfshiheni nga emocione…
“Zotët” e maleve dhe baltës rikthehen këtë vit në edicionin e 20 për të përshkruar përsëri terrenin e vështirë të kodrave, maleve, shtigjeve dhe fshatrave shqiptarë. Rally Albania sjell mbi 380 pilotë nga vende të ndryshme të botës të cilët do të jenë pjesë e kësaj gare emocionuese, e cila jo vetëm sjell entuziazëm por edhe zhvillim ekonomik për zonat ku kalon Këtë herë do të marrin pjesë fituesit e gjithë edicioneve, nga i pari tek i fundit, për të dhënë emocione të papërshkrueshme, për shkak edhe të përvjetorit të 20, idea e organizatorëve ka qenë të bëjë bashkë gjithë…
Do të duhet të paktën edhe katër javë të tjera kohë, për të mësuar nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe apo apeli i tij në gjykatën angleze, do të jetë në favor e kështu ti hiqen “non-grata” e qeverisë britanike vendosur në 19 korrik 2022. Kjo është përgjigja e SIAC: “Ka ndodhur një vonesë e vogël në përgatitjen e vendimit. Ne jemi në fazën e kontrollit dhe të finalizimit të këtij procesi i cili do të marri ndoshta edhe 3 deri në katër javë”. Juristë të çështjeve të emigracionit në…
Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn. Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite. Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend. Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvilluar bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit. Bazuar mbi këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtoren e Korpusit…
Njëra nga finalistet e shumëpërfolura të ”Big Brother Albania Vip 3”, Heidi Baci, nuk ka qenë aktive as në rrjete sociale. Modelja dhe ylli televiziv ka thyer heshtjen nëpërmjet një InstaStory, ku ka shpjeguar arsyet e mungesës së saj pas përfundimit të spektaklit. Ajo ka vendosur të qetësojë kuriozitetin e fansave dhe të tregojë për problemet shëndetësore që e kanë detyruar të marrë një pauzë të shkurtë nga jeta e saj publike. Në InstaStoryn e publikuar, Heidi ka zbuluar se është duke u përballur me një infeksion në sy. Ajo tregon sytë e saj të jenë të kuq dhe të…
Opozita ka vendosur të bojkotojë Komisionin e Posaçëm për luftën kundër korrupsionit i cili do të ngrihet të enjten në Parlament. Sali Berisha dhe demokratët që e mbështesin kanë vendosur të mos bëhen pjesë e këtij komisioni. Komisioni do të bojkotohet edhe nga demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha i cili beson se ky është një komision kundër SPAK-ut. Ilir Meta ka vendosur të mos bëhet pjesë e komisionit të posaçën duke theksuar se puna e opozitës është të denoncojë korrupsionin. “Çdo rrugë tjetër është ortakëri me korrupsionin dhe hajdutët, është prostitucion politik, si dhe tradhëti ndaj shqiptarëve në Shqipëri…
Pasditen e kësaj të marte, një 39 vjeçar është plagosur me thikë nga babai i tij në Lushnjë. “Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre”, njofton policia. Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe 69-vjeçari pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.