“Është torturuar, masakruar”, kështu është shprehur gruaja e doganierit serb, e cila kishte telefonin e Leo Roçit, 34-vjeçarit i cili rezulton i zhdukur prej orëve të para të mëngjesit të 21 Majit dhe kontaktet e fundit i ka humbur në kufirin serbo-kroat. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 34-vjeçarit Leo Roçi ka treguar se bashkëshorti i saj doganier kishte gjetur dokumentet dhe telefonin e tij në doganë. “Nuk e kuptonin se çfarë thoshte, bisedoi vajza ime që ishte në Maqedoni. Na ka thënë që e dimë se ku është personi, por nuk mund t’ju…
Author: tirana
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht mëngjesin e sotëm (e mërkurë) në zonën e ish-Bllokut teksa po çonte fëmijën në kopsht. Persona të pamaskuar e kanë goditur atë me doreza metalike duke i shkaktuar plagë të shumta në kokë dhe trup. Sokol Mëngjesi është një nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha në procesin gjyqësor të tij teksa po hetohet nga SPAK për kompleksin Partizani. Por Berisha nuk është i vetmi “klient” VIP i avokatit Mëngjesi. Ai është gjithashtu avokat edhe i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se ishte vjedhur sasia e karburantit, nga kamioni i një firme ndërtimi, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 21”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve: S. M., 65 vjeç, dhe M. K., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. M. (drejtues i kamionit të firmës së ndërtimit), vidhte sasi karburanti nga kamioni i firmës, në bashkëpunim me shtetasin M. K. Materialet procedurale…
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. L., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Mesditën e djeshme, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, furgoni që drejtonte 55-vjeçari (automjet për transport ndërqytetas të qytetarëve) ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet. Njëri nga të dëmtuarët vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve…
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtete anëtare të NATO-s dhe kanë çelur negociatat me BE-në duke konfirmuar qasjen e tyre pro-perëndimore, ndërkohë që dështimi i tyre në këtë proces do të ishte një dhuratë e çmuar e propagandës së Kremlinit për shtetet e tjera aspirante. Madje, Rusia nuk po mjaftohet më vetëm me propagandën, pasi pushtimi i Ukrainës tregoi se rusët po veprojnë konkretisht duke sulmuar kufijtë e NATO-së dhe BE-së, por edhe po investohen për të nxitur konflikte brenda këtyre kufijve. Autorë: Emirjon Senja; Bojan Stojkovski; Xhuljana Zhuleku “Rusia do të sigurohet që një vend ballkanik të…
Ky është momenti kur 49-vjeçari Sokol Bushkolaj, militanti i Rithemelimit apo i Partisë së Lirisë, hodhi molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranë në protestën e djeshme. Me një bluzë të bardhe dhe flamurin shqiptar, 49-vjeçari mban një maskë kirurgjikale në fytyrë dhe një kapele në kokë, ndërsa hedh molotovë, të paktën 2 prej tyre dallohen në këtë video të siguruar nga Report Tv. Një prej molotovëve ra pranë qytetarëve dhe gazetarëve, duke u rrezikuar jetën.
Autorët të cilët dhunuan me dorezë metalike avokatin Sokol Mëngjesi kanë qenë të pamaskuar. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, policia po verifikon kamerat në zonë për të zbuluar më shumë për ngjarjen. Burime nga urgjenca e spitalit të Traumës thonë se nga ekzaminimet e para avokati Sokol Mëngjesi ka dy fraktura në kokë. Pritet t’i bëhen edhe ekzaminime të tjera, pasi këto janë rezultatet e para gjatë ekzaminimit me skaner. Avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar këtë të mërkurë. Autorët e kanë gjurmuar avokatin kur…
Leo Roci, i cili rezulton i zhdukur prej datës 21 Maj, mësohet se kishte pak ditë që ishte liruar nga qelia pasi kishte përfituar nga Aministia Penale. 34-vjeçari raportohet se ishte nisur drejt Britanisë tek gruaja dhe fëmija i tij. Familjarët e tij kanë ngritur dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga persona me të cilët i riu ka qenë në burg. Gjithashtu frikësohen se edhe bashkëshortes dhe fëmijës së Leo Rocit mund t’iu ndodhë diçka e keqe. Momenti i fundit kur 34-vjeçari nga Dibra ka folur me familjarët e tij ka qenë në kufirin serbo-kroat. Në denoncimin e…
Në dosjen “Metamorfoza 2”, për të cilën u lëshuan 50 urdhër-arreste, u zbuluan skenarë të ndryshme se si grupet kriminale organizoheshin për të kryer vrasje. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në një lidhje live me “Breaking” tregon se si kët grupe bëheshin bashkë për të vrarë një kundërshtar të përbashkët, nga forma deri te më të sofistukuarat si eliminime me dronë. “Nga “Metamorfoza 2” u vu re se si grupet kriminale forcojnë aleancat e tyre kur bëhet fjalë për atë që ata e konsideronin “vrasje me shkëmbim personash” dhe secili prej tyre në mënyrë që të mos identifikohet, përpiqet…
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me Antimafian Italiane, kanë goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e mashtrimit me tatimtaksat. SPAK, me një komunikatë për mediat, thotë se bëhet fjalë për shuma nga 1.1 milion euro në vit ose një total prej 13.5 milionë euro në 12 vite përmes mashtrimit me tatim taksat, pastrimin e parave dhe faturat fiktive, hetuar nga Antimafia e Firences. SPAK dhe Antimafia nga verifikimet e përbashkëta kanë vënë në hetim shtetasit shqiptarë, përkatësisht: Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami, dhe Albiona Zaj. Sipas…
Një rast i paprecedentë ndodhi dy ditë më parë në spitalin e Durrës, ku tre persona rrahën një 32-vjeçar, i cili po ruhej nga policia. Rreth orës 21.00 në urgjencën e Spitalit rajonal Durrës tre persona kundërshtuan me forcë policinë dhe rrahën në mënyrë barbare të riun. Sipas informacioneve babai, xhaxhai dhe një tjetër kanë dhunuar të dashurin e vajzës. Policia e Durrësit arrestoi një ditë pas ngjarjes në orën 2:30 të mëngjesit babanë K.K 41 vjeç, xhaxhanë E. K. 37 vjeç dhe një person tjetër B. K. 37 vjeç, të tre lindur në Dibër, por banues në lagjen 13…
Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, teksa ka sekuestruar një sasi të madhe droge, armë dhe para cash. Policia greke kishte siguruar informacion se një grup shqiptarësh posedonin sasi të mëdha droge me qëllim shitjen e saj në Athinë. Gjatë kontrollit të një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kilogramë marijuanë, 1 kilogram hashash çokollate, 200 gramë vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, 68 mijë e 430 euro, 4 peshore elektronike, 3 celularë ndërkohë që është sekuestruar edhe 1 automjet. Në pranga…