Author: tirana

Nuk ka më asnjë fije dyshimi. Kreu i grupit parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi u shpreh se PD nuk do të votojë krijimin e komisionit të Posaçëm anti-korrupsion. Bardhi tha se gjatë kohës që ishin në mbledhje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kërkonte takim me krerët e grupeve dhe drejtuesit e partive opozitare. Nga ana tjetër, Bardhi tha se s’do e mbështesin me votë ngritjen e këtij komisioni e për rrjedhojë as nuk do marrin pjesë. ”Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në…

Read More

Këtë të mërkurë, FNSH ka nisur një fushatë të rëndësishme për kontrollin e automjeteve dhe personave në hyrjen e qytetit të Vlorës. Ky veprim është pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë publike dhe parandalimin e krimeve. Kontrollet e imtësishme janë përqendruar kryesisht në automjetet luksozë dhe ato me xhama të zinj. Burime zyrtare bëjnë të ditur se forcat operative po kryejnë kontrolle të përqendruara, veçanërisht për persona të dyshimtë ose atyre që dyshohet se mund të qarkullojnë me armë të ftohta. Qëllimi kryesor i këtyre kontrollit mbetet identifikimi i rreziqeve potenciale dhe sigurimi i qytetarëve. Megjithatë, nuk ka ende…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për akuzat nga Rithemelimi për sulmin ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Akuzat e opozitës se dhunimi i avokatit ishte porositur nga Edi Rama, Balla i ka cilësuar si kazan me helm. ”Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”,-shkruan Balla. Postimi i plotë Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si…

Read More

Të hënën mbrëma u mbajt post ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe që në nisje, moderatori Ledion Liço tha se Egla Ceno ka pësuar një incident, pasi është rrëzuar. “Tani për tani po rezistoj Ledion. Sapo të mbaroj postin do të shkoj të bëj një kontroll, por jam ok”, rrëfeu Egla. Aktorja ka rënë nga shkallët para se të niste transmetimin i emisionit. Pas mbarimit të ”Post Big Brother” Egla është dërguar në spital dhe pasi iu nënshtrua disa kontrolleve, dhe mësohe se është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka pritur këtë të mërkurë ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, King-Smith, në zyrat e Prokurorisë së Posaçme. ”Nder të mikprisnim sot ambasadorin King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK”, shkruan SPAK.

Read More

Lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë të mërkurë në Italinë e Jugut. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,2 i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 7 kilometra nga Cirò Marina dhe ka pasur një thellësi prej 21 kilometrash. Nuk ka të dhëna për dëme materiale.

Read More

Sara Gjordeni është një nga banoret e ”Big Brother Albania vip 3” që u komentua më së shumti. Sa ishte brenda këtij reality shou, ajo u përfol për shumë lidhje dashurie me emra të njohur të estradës. Pas lidhjes me Bardhin dhe pas njoftimit për shtatzëni, pati aludime të ndryshme nga fansat. Ndjekësit dyshuan se ajo ngeli shtatzënë sa ishte në Big Brother, meqë tani duket shumë e fryrë. Sara shpreh të vërtetën, ndërsa thotë: “Ka qenë shtatzënë që në Big se po ti shikonit barkun ka qenë i madh që aty”. “Unë jam vajzë, kam menstruacionet, nëse nuk kuptoni…

Read More

Puna për ngritjen e kampit të refugjatëve në Lezhë po ecën me ritme të shpejta dhe më 3 qershor pritet të dorëzohet te autoritetet italiane struktura e parë Hot Spot, e ndodhur në zonën e portit të Shëngjinit, që do të shpërbejë për identifikimin dhe shpërndarjen e emigrantëve. Lajmin e jep një njoftim i sindikatës së Policisë Italiane, që pohon se për këtë qëllim është bërë edhe një takim organizativ i uniformave blu të vendit fqinj më 27 Maj. Për të garantuar sigurinë e strukturës së parë, do të dërgohen fillimisht 20 efektivë nga repartet e lëvizshme të Policisë Italiane.…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka. Zamira Vyshka është shpallur fajtore nga Gjykata e Posaçme e cila e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale të korrupsionit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar është vënë në shërbim prove. Vyshka akuzohet se mori 4 milionë lekë ryshfet për të lehtësuar masën ndaj një të burgosuri.

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në Tiranë. Kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë. Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorve si dhe mjetin e përdorur. Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qellim vënien e të identifikuarve në pranga.

Read More

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Fitim Zekthi foli për Komisionin për Reformën. Ai tha se Rithemelimi ka qenë në një krizë të plotë, ndërsa shtoi se çështja e luftës së SPAK kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme. “Mund të them Rama ka dështuar në punën e saj sepse vendi është përfshirë në korrupsion. Po ashtu edhe opozita është totalisht e dështuar. Për Bashën mund të them që përfaqëson opozitën që në koordinata është aty ku duhet. Dhe mund të them që është e qartë që Berisha nuk mund të vijë në pushtet”, ka thënë ai. Gjatë…

Read More

Ky është momenti kur Argita Malltezi ka mbërritur në spital për të takuar avokatin e Sali Berishës, i cili u dhunua mëngjesin e sotëm me grushte e sende të forta. Argita Malltezi ka mbërritur e vetme tek Trauma dhe mësohet se ka komunikuar me mjekët e familjarët e tij. Pas daljes nga Trauma, ajo ka thënë për gazetarët se Sokol Mëngjesi ndodhet në reaminacion. Vajza e ish-kryeministrit, e cila shkoi për të takuar avokatin tek Trauma, u shpreh se Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. “Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është, s’ka asnjë konflikt…

Read More