Zonja e Parë, Armanda Begaj ishte pjesë e festës tradicionale të Abetares në shkollat “Qemal Cena”, “Bashkim Berisha” dhe “Lasgush Poradeci” në Tiranë. Ndërsa kremtoi këtë ditë të shënuar me të vegjlit, mësuesit dhe prindërit e tyre, Begaj i falënderoi nxënësit për gëzimin që sollën me programet e tyre festive tradicionale të përfundimit të Abetares. Ajo i përgëzoi nxënësit e klasave të para për mbylljen e një etape të rëndësishme për shkrimin dhe leximin e gjuhës shqipe. Bashkë me urimet për përfundimin e librit të parë shkollor dhe dhënien e certifikatave të Abetares, Begaj dhuroi libra edukativë dhe argëtues për…
Author: tirana
Shqipëria është gati të mirëpresë një tjetër rekord turistësh dhe këtë e konfirmojnë edhe mediat që reklamojnë vendin tonë. E përditshmja britanike “The Mirror”, në një artikull kushtuar Shqipërisë e përshkruan si perlën e turizmit që po inkurajohet të vizitohet këtë verë nga influencuesit e TikTok. Artikullin e “The Mirror” e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili citon se Shqipëria përshkruhet si si destinacioni i së ardhmes për pushimet në plazhet e bruzta dhe rërën e bardhë nën diellin flakërues e qiellin blu.
Avokatura e Shtetit prezantoi raportin në Komisionin e Ligjeve, duke njoftuar deputetët se tashmë Shqipëria konsiderohet nga Këshilli i Evropës si ndër vendet që zbaton më së miri vendimet e Gjykatës Evropian për të Drejtat e Njeriut. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë vitit 2024, shteti shqiptar trashëgoi një borxh prej 21.7 milionë eurosh nga gjyqet e humbura në Strasburg, ku vendimi që konsiderohet si më i rëndi për financat publike, është gjyqi i familjarëve të Lulzim Bashës dhe banorëve të tjerë të pallatit të shembur në Vlorë në vitin 2013, pak muaj pasi socialistët erdhën…
Socialistët do të tërhiqen nga votimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion. Mazhoranca do të pritet edhe dakordësia e opozitës, e cila deri më tani nuk ka konfirmuar pjesmarrjen. Komisioni është konceptuar me 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita. Zbardhet projekt vendimi për komisionin kundër korrupsionit
Këtë pasdite një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nartë të Vlorës. Viktima është identifikuar si Arjan Demiraj. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.
Romeo Veshaj ka një hatërmbetje të madhe me produksionin e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ai mungoi në Post Big, e veç kësaj nuk ka qenë i pranishëm as në festën e organizuar pas mbarimit të spektaklit. Prezantuesi nga Vlora duket se po e shijon jashtë lidhjen me partneren e tij, Heidi Baci. Ajo ka ndarë një video në InstaStory, ku shihet moderatori duke i rënë pianos. “Më i miri”, i thotë në fund modelja.
Dy zëvendës ministra në kabinetin Rama 3, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci. Ata që lëvizin janë Artemis Malo dhe Besart Kadia. Artemis Malo, aktualisht Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme, ka marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të shkuar ambasadore e Shqipërisë në Kanada. Zëvendës Ministri tjetër i Punëve të Jashtme, Besart Kadia, do ta vijojë karrierën tij tashmë në diplomaci. Ai propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan. I rikthehet diplomacisë aktive ish-ambasadori jonë në Izrael Tonin Gjuraj aktualisht pedagog në një universitet privat. Ai do të përfaqësojë diplomacinë shqiptare…
Hansi Flick është zyrtarisht trajneri i ri i Barcelonës. Ai ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me katalanasit apo e thënë ndryshe deri në verën e vitit 2026. Flick mbërrin te Barcelona pas tri vitesh në krye të kombëtares gjermane. Më parë, trajneri gjerman kishte zëvendësuar Niko Kovac në krye të Bayernit, pasi kishte udhëhequr klubin gjerman drejt suksesit të trefishtë në sezonin 2019-2020: Bundesligë, Champions League dhe Kupë e Gjermanisë. Ai do të zëvendësojë trajnerin e sapolarguar Xavi Hernandez, i cili e mbylli kampionatin në vendin e dytë, por me 10 pikë më pak se Reali i vendit të parë.
Ernal Filo mori dritën jeshile nga Komisioni për Politikën e Jashtme për të qenë ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Ukrainë. Kjo është përfaqësia e parë diplomatike që hapet në Ukrainë. “Vendimi i qeverisë shqiptare për të hapur për herë të parë përfaqësinë e Republikës së Shqipërisë në Kiev, duke gjykuar nga aktualiteti që po përjeton sot Ukraina, është një dëshmi e qartë e rëndësisë dhe mbështetjes që Shqipëria i ka kushtuar kësaj situate, por sigurisht dhe qëllimi dhe vendosmëria për sigurinë dhe paqen rajonale dhe jo vetëm”, u shpreh zv/ministrja për Evropën dhe Punët e…
Avokati Sokol Mëngjesi është futur në intubim për shkak të dëmtimeve në pjesën e kokës. Ai po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen. Pritet që gjatë orëve në vijim të ketë një pasqyrim më të saktë të gjendjes së tij shëndetësore.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti thotë se Fronti Evropian është përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo koalicioni VLEN, që tani është pjesë e shumicës së re parlamentare dhe pritet të jetë pjesë e qeverisë së re. Nga ana tjetër, Ahmeti shtoi se BDI-ja dhe Fronti Evropian janë përfaqësues legjitimë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, andaj edhe paralajmëroi “aktivitete për mbrojtjen e votës së shqiptarëve”. Në paraqitjen para mediave së bashku me drejtuesit e Frontit Evropian që përbëhet nga disa parti shqiptare dhe katër parti të etniteteve tjera, Ahmeti tha se çdo…
Nuk ka më asnjë fije dyshimi. Kreu i grupit parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi u shpreh se PD nuk do të votojë krijimin e komisionit të Posaçëm anti-korrupsion. Bardhi tha se gjatë kohës që ishin në mbledhje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kërkonte takim me krerët e grupeve dhe drejtuesit e partive opozitare. Nga ana tjetër, Bardhi tha se s’do e mbështesin me votë ngritjen e këtij komisioni e për rrjedhojë as nuk do marrin pjesë. ”Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në…