Dashi Kjo e martë do të jetë një ditë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Për ata që janë në një lidhje, gjërat mes jush do shkojnë më së miri dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë nga partneri. Beqarët duhet të dalin sa më shumë e të argëtohen nëse duan të gjejnë personin e përshtatshëm. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja paraqitet relativisht e mirë. Demi Ditë plot ngjyra do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Pranë partnerit/es do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Beqarët nuk duhet të jenë shumë…
Author: tirana
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” do të zhvillojë sot protestën e radhës para bashksië së Tiranës, në orën 10:00. Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Gjatë disa…
Nga Skënder Minxhozi Pas Athinës, Milano. Siç e kishte njoftuar prej javësh Edi Rama vijon turin e tij të mirëstudiuar nëpër vendet ku jetojnë komunitete të mëdha shqiptarësh. Pas bashkësisë së rëndësishme të shqiptarëve të Greqisë, kjo e Italisë ofroi për kryeministrin shqiptar një angazhim më të relaksuar. Qeveria italiane nuk hodhi shigjeta kundër tij, shtypi italian ka më shumë hallin e Gjadrit sesa të statusit të emigrantëve shqiptarë në Itali, kurse vetë ata, shqiptarët e Italisë, janë më të qetë dhe “flegmatikë” sesa sivëllezërit e tyre të Greqisë. Megjithatë etapa e dytë e turit të kryeministrit nëpër diasporë na…
Ka vite që punon me pasion në artin e pikturës, nga “duart” e saj si pedagoge e pikturës kanë dalë breza të tërë piktorësh të njohur shkodranë. Dhe tani, edhe pse në moshën 84-vjeçare, piktorja Liljana Çefa vijon të mos ndahet nga penelatat.Përballë piktorit Helidon Haliti në “Mes dy botëve” në RTSH, Liliana Çefa shprehet se forca e saj ka qenë dhe familja, e veçanërisht bashkëshorti i saj që e mbështeti deri në fund. “Unë dhe Valentina Balli jemi vajzat e para të Akademisë së Arteve, Vajzat e para që kemi dalë. Ni ndihemi të plotësuara. Unë kam pasur një…
Deputeti i pavarur Agron Shehaj e cilësoi rezolutën e propozuar nga PS për të luftuar korrupsionin si një mënyrë për të mbrojtur të korruptuarit. Ai votoi kundër draftit të paraqitur, dhe tha se kjo rezolutë ka për qëllim të luftojë drejtësinë. “Nuk ka lidhje me luftën kundër korrupsionit përkundrazi rezoluta po bëhet për të mbrojtur të korruptuarit. Në Shqipëri po ndodh e njëjta gjë që ka ndodhur në disa vende të Evropës Lindore, në Rumani, në Bullgari, në Kroaci, kishin të njëjtin problem që kemi ne sot. Edhe sot në Shqipëri SPAK-u është duke hetuar si kurrë më parë ish-ministra,…
Modelja shqiptare Aurela Hoxha, gjithmonë është treguar e kursyer në media për jetën e saj private. Por ajo ka publikuar një album ku uron të birin për ditëlindje dhe në mesin e fotove, shihet një me partnerin e saj. Ndonëse e kapur nga mbrapa, imazhi i tij disi dallohet qartë dhe tashmë publiku e ka shuar këtë kuriozitet. Ende mbetet enigmë identiteti i partnerit me të cilin ka një djalë të quajtur Alaron dhe një vajzë dhe jetojnë prej vitesh në Spanjë.
Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme e Apelit nuk arriti të çelë shqyrtimin gjyqësor për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Alfred Belerin dhe të bashkëpandehurin tjetër, Pandeli Kokaveshi këtë të hënë. Shkak u bë mungesa e mbrojtësve të Belerit dhe Kokaveshit. Të dy ata i thanë treshes së gjyqtarëve se nuk kishin zgjedhur ende avokat me të cilët do të përfaqësohen. Apeli caktoi dy avokatë të shtetit për ta duke shtyrë seancën për në 7 qershor dhe lënë kohë të hetuarve për të zgjedhur mbrojtësit. Beleri dhe Kokaveshi u gjetën fajtor në Shkallë të Parë për blerje të votave në…
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen kërkon që Bashkimi Evropian të vendosë një kufi moshe prej 15 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale. “Sot mund të krijosh një profil në shumicën e platformave nëse je vetëm 13 vjeç. Por kur je 13 vjeç, je ende fëmijë. Dhe ne kemi parë që rreziku për fëmijët në rrjetet sociale është shumë i madh”, tha Frederiksen në një artikull për gazetën daneze Politiken. “Rregullorja e re e moderimit të përmbajtjes, Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), është rezultuar i pamjaftueshëm për të kundërshtuar platformat”, shkruan Frederiksen dhe Schaldemose. Ata parashtruan propozime për të “shtrënguar ligjin”, duke…
Avokati Kujtim Cakrani, thotë se Gazment Bardhi është pjesë e Rithemelimit për ti marrë partinë Sali Berishës. Ai nënvizon edhe se bashkimi i Bardhit me Rithemelimin ndodhi pas takimeve në SHBA. “Bardhi pasi u takua me Gabriel Escobar është bashkuar me Rithemelimin. Bardhi është futur aty për t’i marrë partinë Berishës por jo se e do Berishën. Do të faktorizohet aty, përfiton dhe nga rasti që Berisha është në arrest shtëpie. Fakti që Noka dhe ai po e ndajnë pushtetin brenda selisë ku janë dhe natyrisht dalin bashkë nëpër takime në elektorat tregon se Bardhi do të jetë faktor në…
Nënkryetarja e PD-së zyrtare, deputetja Flutura Açka ka reaguar për rezolutën e PS të cilën e cilëson si hipokrite. Açka ngre pikëpyetje për propozuesit, duke u shprehur se do luftojnë korrupsionin ata të cilët kanë dhunuar institucionin e Parlamentit, kanë një grup parlamentar në burg, si dhe shkatërruan pragun e SPAK me amnistinë penale. Postimi i plotë Nuk ka moral te njerëzit, të cilëve veprimet nuk iu përputhen me fjalët. Këta do të luftojnë korrupsionin? Ky njeri që ka dhunuar krejtësisht institucionin e Parlamentit me të gjitha format, manipulimet, shpërdoret, korruptimet që ia jep pushteti, do të luftojë korrupsionin? Këta…
Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi ka reaguar për herë të parë pas daljes nga ”Big Brother VIP Albania 3”. Finalisti i cili u rendit i pesti në radhë, fitoi plot 10 mijë euro nga ky reality show. Përmes një video mesazhi, Meritoni është mjaftuar për të falënderuar njerëzit që e mbështetën në këtë rrugëtim, ku ai ishte një nga lojtarët aktiv. ”Përshëndetje prej meje Meritonit edhe në fakt sot jam duke e shijuar ditën se vetëm kam pushuar kam fjet. U jam mirënjohës që keni besu që unë me ardh deri këtu ku arrita, jam mirënjohës çdo familjes shqiptare, çdo…
Rezoluta anti-korrupsion u votua me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim. Pas votimit, deputeti i PD-së, Dashnor Sula e ka quajtur një skenar ogurzi të pengimit të drejtësisë së pavarur. Sipas deputetit, kjo rezolutë ka si qëllim që të mbajë nën kontroll SPAK-un dhe GJKKO-në. ”Ky parlament ka miratuar një rezolutë duke i hapur rrugën një skenari ogurzi të pengimit të drejtësisë së pavarur që ju pretendoni se do ta mbroni, pikërisht SPAK-ut dhe GJKKO-së. Kjo rezolutë nuk është asgjë tjetër veçse ngritja e një Komisioni të Posaçëm, i cili do të bëjë të mundur të thërrisni dhe…