Author: tirana

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”.  Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale H. D. është përplasur me makinën që drejtohet nga shtetasja me iniciale E. H.. Të plagosur kanë mbetur shoferja E. H, dhe pasagjeri i automjetit e shtetasit H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Read More

Një 28-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pasi ra nga pallati ku po punonte. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Mojsiu”. “Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Read More

Për 13 prokurorë dhe 2 gjyqtarë është caktuar mbrojtje e posaçme, apo në disa raste është zgjatur afati i saj gjatë vitit 2023 dhe muajve të parë të 2024-ës. Mbrojtja e posaçme është miratuar nga komisionet për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve me dyshimet se për shkak të detyrës, magjistratëve, që vijnë nga rrethet gjyqësore, por edhe Prokuroria e Posaçme i rrezikohet jeta për shkak të detyrës. Referuar të dhënave zyrtare të këshillave që qeverisin sistemin, KLGJ dhe KLP, harta e rretheve gjyqësore ku rezultojnë të ushtrojnë detyrën janë prokuroritë më të mëdha në vend. Ndërkohë rastet e bëra publike…

Read More

Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga momentet më emocionuese në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano të Italisë. Ai shprehet se kjo është një videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë të cilët janë një shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur në Shqipëri. “Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Dashi Java do të nisë mirë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Gjërat po ecin mirë në dashuri, ndërkaq vini edhe më shumë në lëvizje humorin tuaj që momentet tuaja të jenë edhe më të bukura. Përsa i përket beqarëve, në dashuri është koha e duhur për të finalizuar situatat që keni nisur. Jini aktivë. Në punë gjithçka shkon normalisht. Ajo që duhet të bëni është që të keni në plan të parë zgjidhjen e problemeve kryesore. Mos i neglizhoni. Demi Kjo e hënë nuk do të nisë mirë për ju që i përkisni ëksaj shenje, kjo…

Read More

Ditën e somte parlamenti do të votojë rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, në emër të mazhorancës Bledi Çuçi ka shpjeguar se Partia Socialiste e ka vendosur prioritet luftën kundër korrupsionit për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por argumentet e socialistëve nuk kanë bindur kryetaren e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku, e vetmja demokrate në mbledhje e cila ka abstenuar. “Kur duan të luftojnë korrupsionin, pse kalon një javë më parë një ligj klientelist”, tha Tabaku. Burime pranë demokratëve të drejtuar…

Read More

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi emocionues siç e quajti ai me emigrantët shqiptarë në Milano të Italisë. Pallati i sportit ku u mbajt ky takim u mbush plot me shqiptarë, ku shumë prej tyre nuk arritën që të futeshin brenda. Në këtë vizitë kuq e zi, nuk munguan famujtë, brohoritmat, dashamirësia e njerëzve dhe kostumet tradicionale shqiptare të veshur nga e emigrantët. Më herët kryeministri Rama publikoi një video të eksodit të shqiptarëve drejt Italisë, një video që bëri emigrantët të shpërthejnë në lot, kur e panë në pallatin e sportit.

Read More

Egnatia bën kthesë në Kategorinë Superiore, duke fituar titullin e parë kampion të Shqipërisë si dhe njëkohësisht duke fituar për herë të parë në histori dy trofe brenda të njëjtit sezon, pasi rreth dy javë më parë rrogozinasit triumfuan edhe Kupën e Shqipërisë. Skuadra e Edlir Tetovës mposhti me rezultatin 0-1 djemtë e Orges Shehit në ndeshjen e titullit në “Final Four”. Ndeshja rezultoi shumë e luftuar me të dyja skuadrat, që tentuan vazhdimisht të gjenin rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 22’ Bintsouka pati mundësinë për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të kaluar Partizanin në avantazh duke gjetur rrugën…

Read More

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga organizatorët e takimit të kryeministrit, Rama në Milano ndaj aktivistëve të cilët kërkojnë votën e diasporës. Berisha ka shpërndarë videon në të cilën shihen qartë që organizatorët po tentojnë ti nxjerrin me dhunë të rinjtë studentë që kërkojnë të respektohet e drejta legjitime dhe kushtetuese e tyre. “Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit dhe diasporës”, shkruan Berisha

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Milano u ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë. “Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati. Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në…

Read More

Kryeministri Edi Rama duke përmendur arritjet me Italinë, tha se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja me Italinë për pensionet. Kreu i qeverisë vlerësoi marrëdhënien me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe tha se kjo marrëveshje u arrit edhe falë angazhimit të saj personal. “421 mijë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur për pensionet. Falë angazhimit personal të Melonit, mike e paepur e Shqipërisë dhe zëdhënëse shumë e fortë e jona në BE, ne ja dolëm që të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë por të palodhur 20-vjeçar një gur të çmuar në kurorën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Milano, përpara komunitetit shqiptar në Itali deklaroi se shqiptarët në shtetin italian kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme të jetës. Rama theksoi se shqiptarët në Itali gjetën atdheun më të sigurt, vetveten. Edi Rama: “Shqiptarët në Greqi ndryshuan emrat, ndërsa ju në Itali jo. Shqiptarët u përshtatën në mënyrë të suksesshme dhe patën arritje tepër të mëdha që në brezin e parë. Komuniteti shqiptar fitoi luftën me paragjykimet dhe nxori yjet e vet në San Remo, në spektaklin e Amicit, në Voice of Italy, në Seria A, në Venecia, në muret e…

Read More