Një skenë magjike nën shiun që nuk pushon për pesë finalistët, nis kështu finalja e “Big Brother VIP 3”. Heidi, Egla, Romeo, Juli dhe Meritoni që qëndrojnë në podiumin ku do të shpallet fituesi, tregojnë emocionet e kësaj nate të paharrueshme për ta. Meriton: Emocion, jam pa fjalë. Heidi: Arritje, ia dola! Kaq mund të them. Romeo: Përveçse i emocionuar, kjo natë vlen sa një jetë për mua. Egla: Kjo natë për mua është gjithçka se nuk e mendova që do hidhja këmbën deri këtu. Juli: Nata më e bukur e të gjithë jetës sime televizive, do ta ruaj gjithnjë…
Author: tirana
Nga tapeti i kuq, ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3” Françeska Murati u pyet për veshjen, që në çdo Prime është komentuar për shifrat. Gazetarja: Ka shkuar 1 K apo jo? 3? Françeska: Ngreje. Gazetarja: 5? Françeska: Nuk është më e shtrenjta deri tani më shumë bizhut jam diamantet. Gazetarja: Ke ndërmend të nisësh ndonjë fëmijë në Shqipëri? Françeska: Po pse jo kemi në plan të bëjmë një dasmë së shpejti dhe pastaj një bebe tjetër Gazetarja: Çfarë mendimi ke për finalen? Françeska: 3 më të rëndësishëm Juli, Egla, Meritoni, kushdo të fitojë do jetë lumturi e madhe, Egla…
Në transmetim live në valët e Top Albania Radios, nga tapeti u kuq kaloi edhe Sara Gjordeni, një nga banoret më të komentuara brenda dhe jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, edhe pse e vetme, pasi Bardhi është në koncert në Vienë. E pyetur nga Elios Shuli se nëse do të ketë një përballje ligjore mes saj dhe Bardhit me ndonjë nga banorët ose persona të tjerë publik, Sara Gjordeni u shpreh: ”A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta…
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Plepave në Durrës, ku janë përplasur 4 makina. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar 7 të dëmtuar. Nga të plagosurit 5 janë dërguar në spital, mes tyre 3 fëmijë dhe 2 gra.
Shqipëria është në kampionatin Europian, për herë të dytë dhe me kokën lart. UEFA pritet të fitojë rreth 2.4 mld euro nga organizmi i kampionatit europian në Gjermani, dhe do të ndajë 331 milionë për 24 ekipet pjesmarrëse. Kombëtaret e kualifikuara, përfshirë edhe Shqipërinë kanë marrë 9.25 milionë euro, ndërsa gjatë fazës së grupeve, çdo fitore do shpërblehet me 1 milion euro, ndërsa barazimi me 500 mijë euro. Për 16 kombëtaret që kalojnë grupet, UEFA do të japë 1.5 milionë euro shpërblim, ndërsa 8 ekipet çerekfinaliste do marrin më tej 2.5 milionë euro. Në gjysmëfinale 4 ekipet do marrin 4…
Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, si shembull është sjellë ai i Xhevahir Gezdarit, nëna e te cilit prej vitit 1995 thotë se vazhdon të shtrojë në tavolinë dhe pjatën e tij. Humbja e fëmijës është rasti tipik kur u hetua dhe kompania e huaj që ishte vendosur ne fshatin Tagan dhe më pas u largua. Anila Hoxha: Si quhesh ? Vera. Anila Hoxha: Sa vjeç ishte djali kur u zhduk? Vera Gezdari: 12 vjeç. Anila Hoxha: Si quhet djali? Vera Gezdari: Xhevair. Anila Hoxha: Në çfarë viti u zhduk? Vera Gezdari: Më 5 prill,…
Këto janë orët e fundit që shqiptarët mund të votojnë për të zgjedhur fituesin e Big Brother VIP 3, ndërkohë që ka nisur edhe tapeti i kuq. Egla, Heidi, Juli, Meritoni dhe Romeo përfundojnë rrugëtimin e nisur që në janar dhe një prej tyre fiton sot çmimin e madh duke u zgjedhur i preferuari i publikut që ka edhe pak ore mundësi për të dhënë votat nga Shqipëria Kosova dhe shumë vende europiane.
Pas eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi. Ky event i madh sportive bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Me qëllim mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës. I. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në…
Ditmir Bushati në podacastin e tij Public Square diskuton me Alberto Alemanno, profesor në shkollën prestigjoze të biznesit në Paris (HEC), ekspert i të drejtës dhe themelues i nismes “Good Lobby”. Bushati dhe Alemanno diskutojnën mbi tema të rëndësishme që nga pritshmëritë rreth zgjedhjeve për në Parlamentin Europian por edhe se si mund të bësh diferencën dhe ndryshimin në politikat publike përmes pjesëmarrjes, përmes atij që quhet “lobim i mirë”? Apo si mund të mbledhësh së bashku një grup njerëzish, të cilët kanë vullnetin për të ndryshuar politikbërjen por edhe ekspertizën në nivel kombëtare apo edhe në nivel paneuropian?
Këto janë orët e fundit që shqiptarët mund të votojnë për të zgjedhur fituesin e Big Brother VIP 3. Egla, Heidi, Juli, Meritoni dhe Romeo përfundojnë rrugëtimin e nisur që në janar dhe një prej tyre fiton sot çmimin e madh duke u zgjedhur i preferuari i publikut që ka edhe pak ore mundësi për të dhënë votat nga Shqipëria Kosova dhe shumë vende europiane. Të gjithë sytë e shqiptarëve janë sot para ekranit në ora 21:00 kur nis finalja e spektaklit me të madh televiziv të vitit në mediat shqiptare. Gjithçka është gati, stafi realizues i Big Brother VIP…
5 organizata serbe bënë thirrje për një protestë që ka mbledhur rreth 20 persona në afërsi të pikës kufitare Jarinje në territorin serb, duke e bërë një protestë të dështuar. Protesta ishte thirrur ne mbështetje te serbëve të Kosovës. Gjatë kohës që këta persona janë mbledhur janë dëgjuar këngë nacionaliste dhe parulla e flamuj me mesazhe nacionaliste serbe. Pas përfundimit të protestës, Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e cila kishte kërkuar nga qytetarët të shmangeshin pikat kufitare me Serbinë për lëvizje, ka konfirmuar se situata është normalizuar dhe këto pikë kalime kufitare mund të shfrytëzohen nga të gjithë qytetarët.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezultatet e regjistrimit të popullsisë do t’i mundësojnë institucioneve që të krijojnë politika, strategji dhe të marrin vendime më të mira për zhvillim më të qëndrueshëm. Këto deklarata Kurti i bëri gjatë ceremonisë së mbajtur më 25 maj për shënimin e përfundimit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë. “Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë”, tha Kurti. Regjistrimi i popullsisë nisi më 5 prill. Fillimisht ishte…