Author: tirana

Argita Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka deklaruar se procesi ndaj Berishës është politik. Ajo ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se ka bërë mashtrim topografik në çështje, ndërkohë që ka shtuar se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. “Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berisha. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik…

Read More

Lajmi, që pritej prej ditësh, u bë zot zyrtar: Milani i komunikoi lamtumirën Stefano Piolit: “AC Milan dhe Stefano Pioli komunikojnë se nuk do të vazhdojnë së bashku sezonin e ardhshëm, duke ndërprerë marrëdhënien profesionale që i ka lidhur që nga tetori 2019 – shkruhet në shënimin e klubit – Milani falënderon me dashuri Stefano Pioli dhe gjithë stafin e tij, për drejtimin e ekipit të parë në këto pesë vite, për marrjen e një titulli, që do të mbetet i paharrueshëm, dhe për rikthimin e Milanit në garat më të rëndësishme evropiane, falë profesionalizmit dhe humanizmin e tij për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Himarë për të shpërndarë titujt e pronave të pronësisë për qytetarët himariotë. Sigurisht në takimin e tij me qytetarët nuk munguan batutat. Rama tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që zgjidh punë për çështjet e pronësisë. “Nëse ti do pronë shko te Vangjel Tavo, nëse do sherr ke Vangjel Dulen. Do sherr? Shko atje”, tha Rama. Edi Rama: Po deshe të zgjidhësh punë e gjen vetëm te Partia Socialiste, po deshe të ngatërrosh punë e ngatërron me kë të duash, se s’kemi ardhur këtu për politikë, sepse na mërzitet edhe kryetari i…

Read More

Kryeministri Edi Rama njofton se do të nisin me shpërndarjen e 437 titujve të pronësisë përgjatë këtij viti për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, si Thethi, Vermoshi, Tropoja e me radhë në veri dhe Himara e Saranda në jug. Nga Himara ai ka deklaruar se si kryeministër do të bëjë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre ose të lënë trashëgim nga të parët e tyre. “Shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikata ende, po jo për ndonjë fakt apo plan…

Read More

Një grup kriminal i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga policia e Tiranës, ku janë sekuestruar 10 pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak Në pranga kanë rënë 4 të rinj Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25-vjeç Muhamed Krasniqi, 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë, të cilët po i sillnin armët për t’i shitur në Tiranë, në shifrat nga 1500 euro deri në 3000 euro. Të rinjtë u kapën në një vendparkim autobusësh, në Lundër, në kuadër të operacionit të koduar ‘Transportuesi2’. Dyshohet se Blerim Krasniqi, ka vënë në autobusin…

Read More

Banka e Shqipërisë ka marrë vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” dhe licencën e shoqërisë “Micro Credit Albania”, tashmë e pezulluar me vendimin nr. 644, datë 6.2.2024. “Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar. Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me…

Read More

Gazmend bardhi ka përfunduar sot dëshminë para prokurorëve të SPAK. Për mediat ai deklaroi se dosja “Xibraka” është rihapur. “Isha në cilësinë e personit që kam dijeni. U pyeta nëse i qëndroj denoncimit për Olsi Ramën dhe konfirmova qëndrimin tim. Kam besim tek SPAK. E nxis të veprojë në përputhje me ligjin dhe në mënyrë të paanshme dhe e pandikuar politikisht. Nuk bëj poltiikë kur i drejtohem kësaj godine’” – tha kreu i Grupit të PD. Kujtojmë se Bardhi është kallëzuar nga Olsi Rama për dëshmi të rreme. Kreu i Grupit të PD iu shmang dy herë më parë pyetjes…

Read More

Kryeministri Rama ka hedhur poshtë lajmin e publikuar në median italiane për shtyrjen e hapjes së qendrave të emigrantëve në Shqipëri, ku bënte përgjegjëse homologen italiane. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare mohon të ketë dhënë një intervistë për gazetarin e “La Repubblica”, dhe thotë se vetëm ka biseduar në një atmosferë miqësie. Sipas tij, titulli i gazetës italiane “Rama hedh poshtë Melonin” nuk përkon me fjalët që ai i ka thënë gazetarit italian. “Jo, Nuk ndryshova mendje dhe nuk dhashë një intervistë. Kam vepruar si një shqiptar që praktikon fenë tonë të lashtë të mikpritjes,…

Read More

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip”, ku mes Eglës, Heidit, Julit, Meritonit dhe Romeos, do të zgjidhet fituesi mbrëmjen e 25 Majit. Ndërkohë që gara është e fortë, fansat vijojnë të mbështesin banorët e tyre të preferuar përmes votave, por edhe përmes droneve të dërguara. Një tjetër helikopter ka ardhur mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe janë mbështetësit e Julit që kanë vendosur ta surprizojnë sot banorin.

Read More

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34 kilometra në jug-jugperëndim të Othonit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 6.8 kilometra. Fatmirësisht, nga tërmeti nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo në

Read More

ARRSH njofton se këtë të premte do të devijohet qarkullimi i makinave në aksin Elbasan-Qafë Thanë, për shkak të punimeve që po kryhen për zgjerimin e rrugës. “Në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza I), më datë 24.05.2024 do të kryet devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje. Menaxhimi i trafikut do kryhet…

Read More

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Razëm të Malësisë së Madhe. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se lokali është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i rithemelimit të PD Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Read More