Të tjera detaje janë zbuluar pas operacionit të policisë greke që çoi në sekuestrimin e 210 kg kokainë dhe arrestimin e disa shtetasve, përfshirë dy shqiptarë. Sipas burimeve të gazetarit të Top Channel Artur Bibe, operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi shumë mujor në bashkëpunim me Zyrën DEA të Ambasadës Amerikane në Athinë lidhur me një organizatë kriminale, me natyrë transnacionale, aktive në trafikimin nga Amerika Latine të sasive të konsiderueshme të kokainës me destinacion vendet europiane por edhe Turqinë. 54 vjecari shqiptar Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi si drejtues i organizatës kriminale, ishte i…
Author: tirana
Konferenca e kryetarëve po diskuton futjen në procedurën parlamentare të Rezolutës për Mirëqeverisjen dhe Luftën kundër Korrupsionit. Mësohet se rezoluta do të votohet në seancën plenare të së hënës vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita është kundër. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj nuk marrin pjesë në konferencë pasi ndodhen jashtë vendit, por demokratët e drejtuar nga Sali Berisha kanë vendosur të votojnë kundër rezolutës. Në konferencën e kryetarëve merr pjesë kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku e cila gjithashtu është shprehur kundër rezolutës. Jorida Tabaku: Më vjen mirë që…
Mbase ju ka ndodhur ose keni dëgjuar nga dikush se ndërsa keni folur për një temë të caktuar dhe keni hapur telefonin tuaj, ka një reklamë pikërisht të asaj teme që keni biseduar. Është testuar – Kompania britanike e sigurisë Wandera testoi hipotezën se telefonat inteligjentë dëgjojnë biseda dhe synojnë reklama bazuar në ato biseda. Teknologji e lartë – Facebook, Amazon dhe Google ju dëgjojnë gjithashtu, por mund të mos jetë aq e keqe sa duket. Supozohet të ndalojë së dëgjuari – Zakonisht, aftësitë e dëgjimit të pajisjeve inteligjente japin komandë dhe më pas ajo ndalon së dëgjuari në kohën e duhur. Nuk…
Presidentja Natasa Pirc Musar, në një konferencë për shtyp me kreun e shtetit, Bajram Begaj, është shprehur se Sllovenia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Presidentja sllovene deklaroi se vendet e Bashkimit Europian duhet të kryejnë detyrat e tyre dhe të hapin dyert për të pranuar shtetet e reja. “Ne do të mbështesim integrimin europian të vendeve të Ballkanit, veçanërisht Shqipërinë. Zgjedhje europiane janë të rëndësishme, me 9 qershor do të votojmë edhe në Slloveni. Duhet të jemi të vetëdijshëm se PE është institucioni i vetëm i zgjedhur drejtpërdrejt nga ne, aty dëgjohet fjala jonë. Besoj se do të…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ngriti shqetësimet e moszbardhjes së vendimeve brenda afatit. Metani u përqëndruar kryesisht tek Gjykata e Tiranës dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ku edhe kanë qenë ankesat më të shumta për vonesë të zbardhjes së vendimeve. Ai tha se mirëkupton ngarkesat që kanë gjyqtaret, por theksoi se është e patolerueshme neglizhenca, duke i bërë thirrje që ti zbatojnë afatet, ose do të nisë hetimi disiplinor. “Inspektimi tekmatik ishte një fotografim i momentit, pra fotografim i një 6 mujori nga korrik 2022 deri në dhjetor 2022 për…
Disa njerëz e kalojnë ndarjen duke e eliminuar plotësisht praninë e ish-it në jetën e tyre duke nsiur që me ‘block’-un në rrjetet sociale. Nëse i mendojmë ndarjet në aspektin astrologjik, një nga objektet qiellore që na vjen në mendje është Afërdita, planeti i romancës dhe lidhjeve. Afërdita e shenjës tuaj tregon sesi i menaxhoni marrëdhëniet dhe çfarë ju bën të dashuroheni, kështu që kjo lidhet me ndarjen. Por Marsi plot pasion drejton vendimet për sjelljen që do të ruani ndaj ish-it. Planeti kokëfortë udhëheq veprimet, dëshirat dhe luftën për atë që duam. Ky planet tregon vendosmërinë, marrëdhëniet seksuale por…
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se propozimi i një rezolute për gjenocidin në Srebrenicë është një “farsë” dhe se ajo kurrë nuk ka qenë më e shqetësuar për paqen në Ballkan sesa tani. “I ftoj të gjithë nga Bashkimi Evropian (BE) të pyesin veten se si do të duket Bosnjë e Hercegovina pas votimit të rezolutës. A do të jetë një vend më paqësor, më i qëndrueshëm, ku të ketë mirëkuptim më të madh ndërmjet boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, ose më të paqëndrueshëm”, tha ajo për televizionin TV Pink në Serbi. Ajo deklaroi se, para së gjithash,…
Në kuadër të operacionit policor “Territori i pastër” janë finalizuar brenda 24 orëve në Rrëshen dhe në Kurbin 3 goditje kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë aksionit policor janë arrestuar 4 persona si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë për rastet e kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre 3 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh. Në operacionin që u përfshinë komisariatet e Policisë Mirditë dhe Kubin, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Lezhë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier janë gjetur dhe asgjësuar rreth 2706 fidanë dhe bimë kanabis. 1.Komisariati…
Apeli i Posaçëm ka caktuar datën e nisjes së procesit për inceneratorin e Elbasanit. Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca e parë do të mbahet më 5 qershor. Trupi gjykues përbëhet nga Ilirijana Olldashi, Saida Dollani dhe kryesuese Ingerta Hysi. Tetorin e kaluar ish-ministri Lefter Koka u dënua me 5.8 vite burg, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako u shpall i pafajshëm. Me 6 vite e 8 muaj burg u dënuan edhe administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe 4.8 vite Stela Gugallja.
Nga Edmond Arizaj Nuk e dija që gjindja shqiptare ishte kaq namusqare e historisë. Nuk e dija që kishte kaq ndjeshmëri për artikulimin e saktë të Aushvicit a njohjen me themel të Holokaustit. Wowww! E njëjta turmë amorfe që e di “Iliadën” dhe personazhet e saj për histori, e njëjta turmë amorfe që e di se Skënderbeu është nga Kruja, e njëjta turmë amorfe që e di varrin e Ali Pashës në Tepelenë, e njëjta turmë që nuk e di kush bëri luftën në Shqipëri kundër fashizmit dhe nazizmit… Kultura e madhe e këtyre që besojnë e shkrihen pas lloj…
Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të sistemit të Burgjeve do të kenë paga më të larta prej datës 1 Korrik. Kjo rritje do të jetë në masën 30% dhe do të realizohen në dy etapa. Për SCAN TV, kryetari i Sindikatës së Policisë Sadetin Fishta si dhe kryetari i Sindikatës së Policisë së Burgjeve Valentin Macaj, kanë folur mbi numrin e përfituesve ku sipas tyre janë mbi 12 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe 3560 punonjës të sistemit të policisë së Burgjeve. “Qeveria ka në vëmendje dhe pagat e punonjësve të policisë, është një ndër objektivat politikë…
Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror i ftuar në emisionin “InsideStory” ka rrëfyer për ngjarjet e 2 prillit 1991. Ai ka zbuluar detajet e planit për terror. Nga rrëfimi i ish-oficerit te Shërbimit Sekret Shtetëror çdo ditë dukej sikur prodhohej një skenar se si të ngjallej frikë dhe terror tek populli. E tillë ishte edhe një ngjarje që mund të kishte shkaktuar shumë viktima por që fatmirësisht u ndalua në kohë. Ish-oficeri i Shërbimit Sekret Shtetëror u shpreh se në pranverën e vitit 1991 nisën protestat e minatorëve në minerën e qymyrit në Valias. Gjatë kësaj kohë u vu…