Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës. Një 24-vjeçar është dëmtuar nga gurët teksa punonte me skrep, e për pasojë ka humbur jetën. “Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Read More

Në Tabriz po mbahen homazhet në nder të presidnetit Iranian Ebrahim Raizi, ministrit të jashtëm dhe 7 viktimave të tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik me helikopter të dielën. Mijëra qyterarë po marrin pjesë në ceremoni, ndërsa funerali do të mbahet të enjten, ndërsa janë shpallur 5 ditë zie. Trupi i presidentit Raisi dhe tetë personave të tjerë që humbën jetën pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonin, janë vendosur në mes të turmës. Marshimi me trupat e viktimave nis nga Tabrizi, pasi aty ishte edhe vendi ku ndodhi aksidentit. Ndër liderët që ishin të pranishëm në…

Read More

Policia e Shtetit ka reaguar për operacionin e drejtuar nga SPAK, nga i cili u lëshuan 50 urdhër arreste dhe u goditën 7 grupe kriminale. Policia thotë se 13 persona për të cilët është lëshuar urdhër arrest u larguan jashtë shtetit para se të zhvillohej operacioni për kapjen e tyre më 17 maj. 6 të tjerë ishin jashtë shtetit pasi ishin të shpallur më herët në kërkim për vepra të tjera penale. 11 persona për të cilët është lëshuar urdhër arrest nuk i kapën dot gjatë aksionit, mes tyre dy janë punonjës policie. Policia ka zbuluar edhe se operacioni quhet…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të martë zhvilloi një takim në Slloveni me liderin e Partisë Demokratike atje, Janez Jansha. Meta shkruan ndër të tjera se u fol edhe për situatën e Sali Berishës, ku sipas tij, Jansha theksoi se janë kryer veprime të paligjshme. Ndërkohë më herët, Meta u takua edhe me kryetarin e bashkisë së Lubjanës Zoran Jankoviç. Postimi i plotë Kënaqësi e veçantë të pritesha sot në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga Lideri i saj dhe i opozitës, z.Janez Jansha, ish-Kryeministër. Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve…

Read More

Nga Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirëorganizuar nga lobe të caktuara, që kanë një agjendë të tyren, pjesë e së cilës, siç duket është bërë edhe një institucion shtetëror. Mundohem të mos jem komplotist për natyrë, por kësaj here e besoj se qoftë Bashkia e Tiranës, qoftë protagonistët e një shfaqjeje ceremoniale të tillë, për interesa të ndryshme kanë vënë në skenë qëllimisht një teatër të shëmtuar, duke përdorur edhe veshjet e aktorëve madje (fustane nusërie, rroba klerikësh) e deri te fëmija që mbajnë në krahë. Janë thënë…

Read More

Punimet për rikualifikimin e Qendrës së Kinostudios, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës, po vijojnë me ritme të shpejta. Projekti, i cili është i ndarë mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, ka krijuar disa parqe urbane që nuk kanë qenë më para të cilat do të sjellin aktivitete kulturore për ekspozita, për filma dhe instalacione të ndryshme në zonën e Kinostudios. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili pa nga afër punimet tha se është një transformim i jashtëzakonshëm dhe se do t’i sjellë një super-vlerë zonës. “Jam i sigurt që banorët…

Read More

Sali Berisha ka reaguar në Facebook ndaj deklaratës së të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili i bëri thirrje opozitës që nuk duhet të vendosin si kryetar dikë që na kujton përplasjet e viteve ‘90. ”Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjdhjen mes këtyre dy modeleve”,-shkruan Berisha. Postimi i plotë Reagim ndaj deklaratës së Zotit Gabriel Eskobar. Në një intervistë të tij, dhënë gazetares Ilva Tare, Zëvendës Ndihmës Sekretari i…

Read More

Kreu i bashkisë së Tropojës, socialisti Rexhë Byberi në një rrëfim në ”Vendi im” nga Edlira Prendi, ka treguar për punën që po bëhet në këtë zonë, e cila vjen të theksohet se ka rilindur nga qeeverisja socialiste. Teksa flet për pronat, ai ka një thirrje për kryeministri Edi Rama. ”Do i bëj një thirrje qeverisë dhe sidomos kryeministrit që të na jepet mundësia që prona të shkojë te i zoti. Ta administrojnë dhe të kenë mundësi që të zhvillohet Tropoja. Zhvillimi bëhet përmes pronës”. Për më tepër, kryetari tregoi edhe për investimet në këtë qytet. ”Ky qytet rrethohet nga…

Read More

Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga finalja e titullit, Partizani-Egnatia, që do të zhvillohet të dielën më datë 26 maj, në kryeqytet, Federata Shqiptare e Futbollit bëri publike dhe trupën e arbitrave që do të gjykojë këtë ndeshje. Përveç gjyqtarit anglez, Anthony Taylor, që është kryesori i kësaj sfide, janë caktuar dhe dy asistentët e tij si dhe gjyqtari i dhomës VAR, të gjithë do të jenë të huaj. Dy asistentët e Taylor do te jenë Gary Beswick (asistent i parë) dhe Adam Nunn (asistent i dytë), ndërsa sistemi VAR i është besuar Robert Jones. Gjyqtarë me mjaft eksperiencë…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbledhjen e kësaj të marte, vendosi largimin nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet të kreut të KLP, Alfred Balla. “Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si i tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivklerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspector i lartë…

Read More

”Martesa” e gocave në tarracën e bashkisë së Tiranës, tronditi vendin. Një veprim i tillë hapi një diskutim të gjërë publik, pasi përpara ligjit shqiptar kjo martesë është inekzistente. “Për martesën me të njejtën gjini nuk kemi një ligj dhe në kodin e familjes nuk e kemi të sanksionuar në asnjë nen. Ligjërisht ajo martesë nuk ka asnjë kuptim, është një veprim që nuk mund të regjistrohet në asnjë gjendje civile. Është thjeshtë vullneti i dy vajzave që kanë një orjentim seksual”. Në vitin 2009 nga ish-kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, pati një tentativë për të lejuar ligjërisht martesën…

Read More

Puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”, po vijon me ritme të shpejta. Kanë përfunduar afro 70% e punimeve fizike, si dhe 90% e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Hekurudhës, Ergys Verdho ndoqën nga afër ecurinë e punimeve. Ministrja Balluku e cilësoi këtë projekt si një ndër më të rëndësishmit duke theksuar se Qeveria Shqiptare prej kohësh ka nisur një strategji për rijetëzimin e këtij sektori, ku Tiranë-Durrës është projekti i parë që do të pasohet edhe…

Read More