Zbulohen edhe emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit që SPAK-u ka lëshuar urdhër arrest në kuadër të operacionit të sotëm. Ergert Mitri, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Shahini dhe Altin Morinën ish-efektiv i RENEA. SPAK bëri me dije se ka shpallur në kërkim një ish-zyrtar të lartë policie, që ka shërbyer në Lezhë. Është shpallur në kërkim një ish-anëtar i forcave RENEA. Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari me detyrë Shef i Repartit…
Author: tirana
Lajmet e kronikës nga Greqia me protagonistë shqiptarët nuk kanë të sosur. Një 17-vjeçar në Spartë të Greqisë është rrëmbyer nga të afërmit e të dashurës së tij dhe më pas është rrahur për rreth 3 orë. Babai i të miturit shqiptar thotë se djali ka pasur një flirt me një shoqe klase, por prindërit e saj kanë qenë kundër kësaj marrëdhënie, kjo për shkak të origjinës së tij shqiptare. I mituri ka marrë një telefonatë nga vëllai i vajzës dhe ka shkuar për ta takuar atë. Aty ai është sulmuar ashpër nga dy persona, të cilët më pas e…
Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar çmimin e madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, thekson se falë këtij projekti të jashtëzakonshëm, tashmë Piramida është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë që duan të mësojmë kodim dhe për turistët e huaj që vizitojnë kryeqytetin. “Arkitektura e rinovuar e Piramidës së Tiranës, fiton Çmimin e Madh për Evropën Juglindore! Falënderime për MVRDV dhe Iri për këtë projekt të jashtëzakonshëm. Tashmë është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë e kodimit të Tumo Tirana në brendësi dhe turistëve…
Getoar Selimi dhe Luiz Ejlli janë bërë bashkë për këngën plot ngjyra ”Ding Ding”. Këtë herë fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, vjen me një stil shumë ndryshe, larg baladave. Në teskt Luizi përmend edhe fjalët që iu bënë hit në BBVip, si ”çapaçule”, apo ”Luiz Baba”. Imazhi i ngjyrshëm dhe i plotë me energji tregon dy këngëtarët në një sfond të freskët dhe të gjallë, premtues për një klip që mbart një frymë të re dhe një ndjesi feste. View this post on Instagram A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)
Shqiptari Eduart Denaj i mori jetën gruas, Enkelejda Denaj dhe më pas ka vijuar sikur të mos kishte bërë gjë. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Athinë. Ai i ka zënë pritë në rrugën që e dinte që ajo kalonte për të shkuar në punë, rreth orës 5 të mëngjesit, dhe e ka masakruar me thikë. Pas krimit autori ka shkuar në një hotel, ka qëndruar disa orë, ndërsa para se të dilte, i ka kërkuar recepsionistes që t’i ndizte televizorit, për të parë lajmet. Me siguri po kërkonte të dinte nëse mediat kishin nisur të flisnin për krimin që ai…
Pas fjalës nga Madridi, ministri i Brendshëm, Taulant Balla këtë herë në Facebook, ka publikuar pamje nga operacioni me 43 urdhër arreste pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale nga SPAK. Operacioni u ndërmor në disa qytete dhe vijoi prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. ”Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet…
Nga sot, Massimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventusit. Dy ditë pas fitores së Kupës së Italisë ndaj Atalantës, klubi i Juventusit zgjodhi t’i japë fund marrëdhënies me trajnerin. Vendimi vjen pas një takimi që filloi pasditen e së premtes në selinë e “Zonjës së Vjetër” dhe ku përfshiu ish-trajnerin, Giuntolin dhe drejtuesit e lartë të klubit. Në komunikatën e largimit thekson se trajneri ka bërë sjellje të pahijshme në fundin e finales kundër Atalantës. Pritet që skuadra në këtë fund të sezonit të drejtohet nga zëvendësi i Allegrit, Landucci ndërsa për sezonin e ardhshëm drejtuesit po punojnë që…
Deputetja e Rithemelimit, Lindita Metaliaj, anëtare në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, thotë se socialistët s’duan hetime për ndërhyrjet në këtë sistem. Për të ndërhyrja në sistemin TIMS është një skandal i madh për një vend si Shqipëria, anëtar i NATO-s dhe aspirant për të qenë pjesë e BE-së. Po ashtu deputetja nënvizon edhe se socialistët me qëllim po pengojnë hetimin për ndërhyrjet në TIMS, pasi nuk duan që për këtë çështje të merret në pyetje ministri Taulant Balla dhe dëshmitarët e tjerë. ”Ne kërkuam të dëshmojë Balla dhe të përgjigjet për pyetjet tona dhe nëse ne bëjmë pyetje, që…
Djali i ish-guvernatorit të Bankës të Shqipërisë, Ardian Fullani, Erik Fullani është përfshirë këtë të premte në një aksident rrugor. Me mjetin e tij luksoz “Audi”, Eriku ka përplasur një burrë të moshuar që ishte duke kaluar rrugën me biçikletë. Mjeti shihet i ndaluar në mes të një rruge tepër të populluar dhe me trafik në Tiranë, ndërsa në tokë dallohet biçikleta e shtrembëruar nga përplasja. Disa qytetarë që ndodheshin aty kanë nxituar t’i japin ndihmën e parë personit të plagosur. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.
Një rivlerësim tjetër i pronave, por me një normë tatimi 5-fish më të vogël ka ngritur aludimet e një lëvizje të mundshme të çmimeve për tregun e pasurive të paluajtshme. Ekspertët e tregut imobiliarë tregojnë se ky proces mund të prekë vetëm një kategori apartamentesh. “Ne mendojmë që me këtë amnisti çmimet e apartamenteve me hipotekë po pësojnë rënie, sepse ai tatim që do paguanin në periudhën e mëparshme dhe ia faturonin blerësit dhe mendojmë se me këtë rivlerësim çmimi do bjerë”, tha për A2, Erjon Alimema, ekspert i pasurive të paluajtshme. “Kjo rënie nga 3% e rivlerësimit mund të…
Në Rripin e Gazës janë parë ushtarë izraelitë që qëndrojnë në një ballkon teksa prapa tyre ngrihen retë gjigante të tymit të shpërthimeve te komanduara. Po ashtu ata shihet që tymosin shisha dhe ngrejnë gotat me alkool teksa një tjetër shpërthim masiv ndodh në sfond. Ushtria izraelite thotë se po rrafshon lagje të tëra të bombarduara më parë në Gaza që të mos kthehen në komplekse për terroristët.
Shqipëria ka një turizëm që po rritet. Nga 29 maji do të nisin fluturimet direkte nga kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhagë drejt Rinasit. Tirana Airport Partners bën të ditur se Norwegian Airlines nis fluturimet direkte nga Kopenhagen (CPH) në Rinas. Nisja e flutrimeve direkte hap një portë të re midis Danimarkës dhe Shqipërisë Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionë pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024-ës. Kjo edhe falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme…