Fation Kuqari ka ndarë me ndjekësit një video të incident që i ka ndodhur kur ishte në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ai është rrëzuar në banjë duke lënduar fytyrën. Menjëherë në rrjet u aludua se Fationi mund të jetë zënë me Meriton Mjekiqin, e prandaj Kuqari mori vendimin drastik për të lënë përfundimisht garën. Së fundmi ish-banori ka treguar se i kishte këmbët me ujë dhe ka rrëshqitur në banjë duke i rënë karriges dhe lënduar cepin e syrit. “Kur unë kam rrëshqitur se i kisha këmbët me ujë dhe i kam rënë karriges me cep të…
Author: tirana
“E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata gjakftohtë që dha 50-vjeçari shqiptar, Eduart Denaj që masakroi për vdekje gruan e ti, Enkelejda Denaj në Athinë. Sipas tij, gruaja po “i hante paratë” dhe se kishte lidhje me burra të tjerë përgjatë viteve. Ai po ashtu ka deklaruar: Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke bërë xhiro me makinë, kishte edhe foto në Facebook. Eduart Danaj ishte në gjendje të dehur kur u arrestua nga policia. Mediat greke shkruajnë se pas vrasjes, 50-vjeçari i relaksuar sikur s’ka ndodhur asgjë ka shkuar në një hotel dhe ka ndezur televizorin…
Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako është paraqitur në SPAK.about:blank Ajo ka mbërritur e vetme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 14:00. Nuk dihet ende arsyeja pse Emirjana Sako është thirrur në SPAK.
”U ndjeva i kërcënuar nga persona që nuk i shihja por më tha djali”, kështu tha në sallë e gjyqit Aleks Marku për të cilin Gjykata e Durrësit caktoi “arrest në burg”. 40-vjeçari u arrestua nga forcat RENEA të mërkurën, pasi qëlloi me automatik dhe mbajti peng dy fëmijët e mitur. 40-vjeçari në dëshminë e tij pas arrestimit deklaroi se ka qëlluar me armë pasi dyshonte se po e sulmonin brenda banesës që kishte marrë me qira buzë detit në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Nga deklarimet në sallën e gjyqit krijohet përshtypja se duke parë gjendjen e babait, që…
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj prezantuan në Dibër projektin pilot të pagesave të shpejta. Një projekt i cili synon modernizimin dhe efikasitetin e sistemeve të pagesave për konsumatorët dhe bizneset shqiptare.Përmes kësaj iniciative, qeveria shqiptare dhe institucionet financiare synojnë të ulin përdorimin e pagesave me para fizike, si dhe të rrisin përdorimin e teknologjive dixhitale.Ministrja Ibrahimi deklaroi se projekti do të zbatohet për periudhën kohore, maj-gusht 2024, në Tiranë, Dibër dhe Përmet ku janë përzgjedhur 300 persona. Gjithashtu, subjektet tregtare të përzgjedhura janë të regjistruara dhe lëshojnë faturë tatimore në…
Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” në Fier, Novruz Cenalia njihet sot me masën e sigurisë. Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur ne gjykatën e shkallës së parë në Fier 23 vjeçari Azgan Mërnica i cili ka qëlluar për vdekje me një plumb në kokë policin e forcave “Shqiponja” Novruz Cenaliaj. Menjëherë pas ngjarjes Mërnica është larguar nga vendngjarja dhe në ndjekje të tij u vunë për 3 ditë me radhë forca të shumta policie dhe ato të Reneas por pa mundur ta ndalojnë, derisa mbrëmjen e datës 15 familjarët kanë negociuar me policinë dhe kanë…
Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh marrjen në pyetje. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Engjëll Agaçi u shpreh se u thirr për inceneratorin e Tiranës. “U thirra për inceneratorin e Tiranës. Ky nuk duhet të përbëjë një lajm, të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Kjo është hera e dytë që Engjëll Agaçi merret në pyetje në lidhje me aferën e inceneratorëve. Fillimisht është pyetur për inceneratorit e Elbasanit, ndërsa…
Enkelejda Danajt, 40-vjeçares e cila u godit mbi 10 herë me thikë nga i shoqi, do t’i jepet lamtumira e fundit ditën e nesërme (18 Maj) në Shqipëri. Vëllai i viktimës, e cila u vra në orët e para të mëngjesit të djeshëm (16 Maj) në afërsi të banesës në Menidi teksa ishte nisur për punë, ka treguar torturat që ka përjetuar e motra në duart e bashkëshortit, Eduart Danaj. Ai ka treguar për protothema.gr, se kur Enkelejda Danaj ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, i shoqi i kishte futur kokën në zbardhues. “Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa kishte…
Segmenti rrugor Balldren – Murriqan, pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian apo siç njihet ndryshe korridori blu do të ketë një gjatësi prej rreth 40 km dhe do të lejojë një shpejtësi lëvizjeje prej 120 km/orë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të nisë konsultimet për gjurmën e projektit dhe ndikimin social – mjedisore në 3 bashkitë që prek projekti e më konkretisht: Shkodër, Lezhë dhe Vau i Dejës. Për hartimin e projektit janë mbajtur në konsideratë 2 alternativa, ku njëra prej tyre është gjurmë tërësisht e re, me gjatësi 27.5 km, ku supozohej të ndërtohej një pikë e re…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Julianne Smith, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të fokusohen në aspiratat e tyre euroatlantike dhe në vlerat e shoqërive të hapura dhe demokratike. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Smith u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s nga Ballkani Perëndimor që të angazhohen më shumë për të arritur objektivin e aleancës, që secili anëtar të shpenzojë të paktën 2 për qind të Prodhimit të vet të Brendshëm Bruto (PBB) në mbrojtje, veçanërisht duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe pushtimin…
Gjatë vizitës që po zhvillon në Spanjë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla është interesuar për organizimin dhe praktikat e punës së policisë rrugore. Gjatë një bisede me patrullën e Policisë Rrugore të Madridit, ministri Balla u informua në lidhje me menaxhimin e trafikut si dhe u njoh me pajisjet që ata përdorin për monitorimin e trafikut, kamerat e trupit, mjetet elektrike, pajisjet për kontrollin e pijeve alkoolike etj. Ekspertët i shpjeguan ministrit dhe delegacionit shqiptar që përbëhej nga zyrtarë të lartë të Policisë, se për menaxhimin e trafikut rrugor në Madrid, Policia Kombëtare spanjolle bashkëpunon me Policinë Bashkiake, sidomos në…
Vijon aksioni për arrestimin e ish-deputetit te PS, Arben Ndoka. Policia po kryen aksion kërkimi në lagjen “Nënë Tereza” ku jeton Ndoka dhe në Shëngjin ku ka biznese. Ndërkohë burime paraprake policore bëjnë me dije se është arrestuar Armando Ndreca, vëllai i deputetit Eduard Ndreca. Armando Ndreca u la i lirë pak ditë më pare nga Gjykata e Lezhës pasi ishte arrestuar nga policia për kultivim droge. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe djali i xhaxhait të deputetit.