Author: tirana

Greqia është tronditur pas vrasjes së 40-vjeçares Enkeleida Danaj në Athinë mëngjesin e së enjtes. Autor i kësaj ngjarje është ish-bashkëshorti i saj, Eduard Danaj. Sipas hetimeve, rezulton se 50-vjeçari e zuri në pritë ish-gruan duke e goditur rreth 10 herë me thikë. Më pas, ai u largua nga skena e krimit, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë në ndërtim ku edhe punonte. Ai ka pirë disa kanaçe me birrë duke konsumuar, sipas mediave, një sasi të madhe alkooli. Të njëjtën gjë e bënte edhe në shtëpi kur jetonte me viktimën. Pinte e më…

Read More

Masë arresti është lëshuar edhe për Fatmir Hysenin alias “Doçja”. Ky shtetas është në kërkim për dy atentate atentate, përkatësisht ndaj Inez Hajrulla dhe ish-policit Santiago Malkos. Në gusht të 2019,  në zonën e “Xhamllikut”, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si “mbreti i lojërave” të fatit. “Një emër është Fatmir Hyseni, i dyshuar për dy ngjaje, një në Tiranë dhe një në qytetin e Vlorës. Aksioni është duke vijuar dhe në qytetin e Vlorë dhe ën vijim pritet të kemi dhe informacione…

Read More

Merr flakë një mjet tip fugon e një firme ndërtimi në Vlorë. Mjeti është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në zonë e ujit të ftohtë. Dyshohet aksidentale nga një shkëndijë elektrike për shkak të nxehtësisë në piesën motorike.

Read More

Artisti italian Massimilano Varresse ka konfirmuar se ka marrë një ftesë nga produksioni i Big Brother Vip Albania që të këndojë këngët e tij. Me anë të një Story në instagram, ai ka sqaruar se do të vinte për të kënduar, dhe jo për një përballje me Heidin, të cilës nuk i përmend as emrin. Ai shton se do të vijë në Shqipëri pas datës 30 maj për të kënduar muzikën e tij, pasi ka mësuar se ka shumë fansa në vendin tonë.  SHIKO VIDEON E PLOTE ME POSHTE

Read More

“Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë plazheve të tij magjepsëse dhe çmimeve të lira”, shkruan Benedict Tetzlaff-Deas në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”. “Pas disa dekadash nën regjimin komunist, Shqipëria hapi dyert e saj për turistët në fund të shekullit të XXI dhe që atëherë, ndërtesat gri të epokës komuniste janë zëvendësuar me peizazhet shumëngjyrëshe të qytetit dhe një kulturë elegante kafenesh. Për më tepër, plazhet e vendit janë vlerësuar si disa nga më të mirat në të…

Read More

Bashkimi Evropian është i shqetësuar se kompania Meta po dështon të mbrojë fëmijët në platformat e tij, Facebook dhe Instagram dhe ka nisur një hetim zyrtar që mund të rezultojë në një gjobë të madhe. Hetimi është prova më e fundit që rregullatorët po përqendrohen gjithnjë e më shumë te ndikimi i dëmshëm i platformave të Meta-s dhe mediave të tjera sociale te përdoruesit e rinj, duke përfshirë inkurajimin e sjelljes së varësisë. Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, do të shqyrtojë nëse Meta ka përmbushur detyrimet e veta sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), ligji i ri gjithëpërfshirës i…

Read More

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, Leonard dhe Erlis Dukaj. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit. ‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut…

Read More

Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e preferuar dhe që ngjall interes, duket se nuk ka pasur të njëjtin shkëlqim vitin e shkuar. Në 2023, për 1082 pozicione të lira në administratë, të cilat u shpallën për plotësim nga Departamenti i Administratës Publike, u paraqitën 14584 aplikime. Kjo përkon me një mesatare prej 13.5 aplikimesh për një vend pune të lirë që sërish mbetet një nivel i lartë interesi, por me rënie në raport me vitin 2022, kur ishte 17.9 aplikime për vend pune, me një rënie prej 24%. Edhe në vitin 2021, kjo mesatare ishte…

Read More

Pedagogia Ornela Çuçi thotë se nga ligji 7501 për tokat, janë dëmtuar pronarët dhe ish-pronarët. E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ku diskutohej sa respektohen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, pedagogia Ornela Çuçi tha se vetë gjirokastritëve u kanë marrë tokat minoritarët përmes ligjit 7501 duke përfituar fushën e Dropullit. Ornela Çuçi: Ne pronarët edhe ish-pronarët, se mua tokën për shembull që kam pasur në mes të Gjirokastrës ma kanë dhënë në majë të Çajupit. Njësoj i kemi dhe ne. Pra nuk është problem i juaji, është problem i gjithë shqiptarëve. Blendi Fevziu: Minoritarët që s’kishin tokë, u…

Read More