Sali Berisha theu masën e arrestit të shtëpisë, duke ftuar dy ditë më parë në shtëpinë e tij ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok. Avokati Idajet Beqiri, tha se për të mbajtur fjalim nga dritarja e shtëpisë së Berishës ish eurodeputeti gjerman ka marrë 300 mijë euro. “Në rast se ai vete se e ka mik dhe i vete prokurorit dhe i thotë e kam mik dhe dua ta takoj. Ia shtron problemin. Prokurori vlerëson që nuk sjell asgjë në procesin hetimor, nuk dëmton procesin që është, ia jep lejen dhe e takon, nuk ka asnjë problem. Por gjithmonë nga…
Author: tirana
Aktorja Egla Ceno sipas komentete në rrjete sociale, ka nxjerrë zbuluar produksionin me një deklaratë të bërë së fundmi në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ceno në një bisedë me Julian Dedën ka komentuar ngjarjen e fundit të ndodhur në Shkodër, ku një grua u hodh në lumin e Bunës bashkë me tre fëmijët e saj. Edhe pse në rregullore asnjë informacion nga jashtë nuk mund të bëhet me dije për banorët brenda, videoja më poshtë e Eglës tregon të kundërtën. Ajo me këtë rast ka vënë totalisht në dyshim transparencën e produksionit. Kjo lë të kuptohet se…
Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 2021, u rikthye sërish në vëmendje përmes një deklarate nga nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila kërkoi që SPAK-u dhe policia kriminale të hetojë strukturën e armatosur të PD për mbrojtjen e votës krijuar në 2021. Në përgjigje ka replikuar edhe nga deputeti i opozitës, Qani Xhafa. Qani Xhafa: Meqë përmende Elbasanin, unë si deputet i Elbasanit e kam vuajtur në kurriz bandat që drejtonin fushatën në kohën tuaj. Më vjen keq që ti përdor viktimën në këtë rast në parlament, por faji ishte i juaji i bandave që drejtonin fushatën tuaj.…
Nga muaji i ardhshëm do të nisë monitorimi i agjencive private të punësimit, që do të vlerësojë veprimtarinë dhe kushtet e tyre. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njofton se ndaj agjencive që kryejnë aktivitet në kundërshtim me ligjin, do të ndërmerren masa deri në heqjen e licencës. Sipas tij monitorimet do sjellin mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve. Postimi i plotë Gjatë muajit të ardhshëm, të gjitha agjencitë private të punësimit (APP) do t’i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Ky monitorim do te vlerësojë veprimtarinë dhe…
Azgan Mërnica është vrasësi i efektivit të ”Shqiponjave” Novruz Cenalia, dhe doli se ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës (SMV) në zgjedhjet parlamentare të 2021. Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj i ka bërë thirrje policisë kriminale që t’i rikthehet hetimeve për krijimin e këtyre strukturave. E zhgënjyer Felaj u shpreh dhe nga reagimet e deputetëve të opozitës sa i përket vrasjes së policit. “Mua më kanë zhgënjyer kolegë deputetë të opozitës të reagimet e tyre për rastin e ngjarjes së rëndë në Fier. Ka të dhëna nga media, që janë…
Enkelejda Danaj mbeti viktimë nga dora e burrit të saj, Eduart Denaj, me të cilin kohët e fundit kanë pasur shumë debate dhe sherre të ashpra. Këto pamje të siguruara nga Top Channel, tregojnë sherrin e ndodhur mes tyre më 7 maj, ditën kur e ndjera e ka denoncuar për herë të fundit në polici. Në video dëgjohet mes të tjerash gruaja që i thotë “largohu, mbaroi”. Çifti i dy fëmijëve prej asaj ditë jetonin në dy shtëpi të ndryshme, por afër njëri-tjetrin. Sot Eduart Denaj i ka zënë pritë dhe e ka masakruar për vdekje me thikë. Pak orë…
Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka më 21 qershor. Mandati edhe pse ka një vendim kundër të Parlamentit, u ridërgua sërish në Gjykatën Kushtetuese nga 44 deputetë të opozitës. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, pasi depozitoi kërkesën tha për mediat se çështja duhet marrë në shqyrtim nga Kushtetuesja me urgjencë, pasi sipas tij bëhet fjalë për dinjitetin e tyre. Me 72 vota kundër të mazhorancës dhe 39 vota pro të opozitës, Kuvendi i Shqipërisë vendosi kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetë Xhaçka mohoi çdo…
Në Kotorr u mbajt Takimi Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”. Kjo ngjarje bëri bashkëliderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesit eorganizatave të shumta dhe figura kyçe të përfshira në proceset e anëtarësimit në BE. Takimi u fokusua në diskutimin dhe zbatimin e dy shtyllave kryesore të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Danijela Gaçeviq, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Sekretariatit të CEFTA-s, mori pjesë në takim, ku nikoqir ishte kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq. Zgjerimi i Tregut të Përbashkët Rajonal dhe qasja ehershme në tregun e vetëm…
Përfaqësuesi i Francës në ”Eurovision 2024”, mahniti audiencën kur performoi këngën e tij “Mon Amour”. Slimane i emocionoi të gjithë me performancën elektrizuese dhe siguroi vendin e katërt. Edhe pse jo fitues i festivalit, këngëtari 34-vjeçar vendosi një rekord pasi “Mon Amour” u bë kënga franceze më e dëgjuar në histori në vetëm 24 orë, të dielën, në Spotify, me 1.8 milionë transmetime në mbarë botën. Kënga u rendit e 69-ta në top-listën botërore në platformën suedeze të transmetimit: mjaftueshëm për të kaluar rekordin e mbajtur më parë nga një francez. “Mon Amour” është bërë kënga franceze më e dëgjuar…
Pas një kundërshtimi në masë në 2016, qeveria Rama po diskuton sërish lejimin e importit të mbetjeve nga jashtë që do të përdoren për lëndë djegëse në industrinë e çimentos, industrinë prodhuese dhe atë ricikluese. Kjo kërkesë e bërë nga industritë, sipas burimeve do të përfshihet edhe në projektligjin për ‘Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve’, të cilin Ministria e Turizmit ka hartuar me mbështetje të ndërkombëtareve, por që ende nuk e ka bërë publik. Është e paqartë pse drafti ligjor nuk po diskutohet gjerësisht me publikun, ndërsa burime për Report Tv nga ministria, bëjnë me dije se ky projektligj do…
Kreu i grupit parlamentar të PD, dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi së bashku me Agron Gjekmarkaj janë pritur në Bundestagun gjerman. Bardhi tregon në Facebook për takimet që ka pasur, por ka edhe një këshillë për qeverinë e Edi Ramës. ”Shqipëria, kandidate për anëtare në Bashkimin Europian, duhet të ndjekë standardet e Gjermanisë, dhe jo standardet e Serbisë apo Gjeorgjisë”. Postimi i plotë Sot gjatë vizitës në Bundestag kishim mundësi të shkëmbenim pikëpamjet tona për procesin e integrimit europian në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane dhe më pas me Kyetarin e këtij Komisioni z. Anton Hofreiter.…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ndjekur nga afër procesin e dezinsektimit në plazhin e Orikumit, një prej zonave të përfshira në këtë proces në qarkun e Vlorës. Koçiu deklaroi se me Vlorën përmbyllet i gjithë procesi i fazës së parë në zonat turistike në të gjitha qarqet në vend në kuadër të Programit Kombëtar të Dezinsektimit për vitin 2024 me qëllim sigurimin e një mjedisi sa më të pastër e të qetë për pushuesit dhe turistët. “Me qarkun e Vlorës e përmbyllim fazën e parë të procesit të dezinsektimit. Ky nuk është një proces që fillon…