Author: tirana

Dje banorët e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, lexuan disa nga titujt që këto muaj mediat kanë shkruar për ta. Meritoni e ka pyetur Heidin për deklaratën e Massimilianos se do të përplaset me konkurrenten në shtëpinë e Big Brother VIP. Megjithatë, ajo hezitoi të përgjigjet sepse tha se avokati i saj i ka thënë që mos të flasë pasi janë gjëra ligjore. Meritoni: Massimiliano po thotë që do të përplasem me Heidin në “Big Brother VIP” për arsye të tuat që i ke se janë publike. Heidi: Është diçka që ka të bëjë me realitetin tonë këtu…

Read More

Ish-zv/kryeministri dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit në seancën plenare këtë të enjte, shprehu irritimin nga deputetëve të opozitës në lidhje me pretendimet e tyre për autobusat që u nisën nga Shqipëria drejt Athinës për takimin e Ramës. Braçe tha se opozita nuk ngriti asnjëherë çështjen e pensioneve të shqiptarëve që punojnë prej 30 e ca vitesh në Greqi apo për dokumentat e tyre në shtetin grek të cilat nuk iu jepen. ”Pse çështjen e pensioneve e keni të vështirë ta përmendni. Pse çështjen e dokumentave të shqiptarëve atje e keni të vështirë ta përmendni. Po…

Read More

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi doli pas 4 orësh nga ambientet e SPAK-ut. Më 28 mars, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i kërkoi SPAK që të hetojë ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin, pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Gjykata e Durrësit pushoi çështjen ndaj, pasi akuzohej për “Shpërdorim detyre”. GJKKO i kërkon Prokurorisë së Posaçme që të marrë dosjen që ndodhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Read More

Kryeministri sllovak, Robert Fico pas disa operacionesh nuk është më në rrezik për jetën. Ekspertët e shohin atentatin me armë kundër Ficos si shkallëzim tragjik të situatës në një shoqëri mjaft të polarizuar. Videoja që u publikua pak orë pas atentatit kundër kryeministrit sllovak, Robert Fico qarkulloi shumë shpejt. Ai nuk është dakord me politikën e qeverisë, pse e sulmon ajo televizionin publik, thotë një zë i dobët në video, një 71 vjeçar, shkrimtar amator dhe ish-punonjës i shërbimit privat të sigurisë nga perëndimi i vendit. Mediat sllovake raportuan mbi hetimin e policisë ndaj atentatorit që goditi kryeministrin Fico, që u…

Read More

Burrat e familjes Mërnica, janë të akuzuar e dënuar për vrasje. “Ne jemi larguar nga fshati sepse aty e kishim shumë afër vrasësin e djalit tim. Babai i Kiri Mërnicës ka vrarë kunatin e tij me bukë në gojë”, thotë Dukate Selimi. Nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë në 2019 nga Kiri Mërnica, dhe ky i fundit vëllai i Azganit që i mori jetën efektivit në FIer. “Ata e kanë si motiv të vrasin dhe të mburren për vrasje”, thotë nëna e Florianit. Për këtë arsye familja e saj, por dhe shumë të tjera e kanë lënë fshatin Sulaj.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor. Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP. Gjatë punimeve të Samitit, liderët kanë zhvilluar…

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka treguar në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan se si u zgjodh Zëvendës President i UEFA-s. Blendi Fevziu: Si arrite të zgjidheshe Zv/President i UEFA-s? Armand Duka: Po të kthehem në vitet e para, 2002 kur unë jam zgjedhur President i Federatës së Futbollit, unë as që e mendoja se do të kandidoja ose do të pretendoja për të qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv apo Zv/President. Më vonë, vit pas viti fillova të mendoja se ne edhe mund të përfaqësohemi pak më mirë. Pas një mbledhje që kishim në Zvicër isha me…

Read More

Parlamenti ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, që pritet të përfitojnë nga njohja kontributeve mes dy shteteve dhe afro 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese. Kjo marrëveshje nuk prek vetëm pensionistët, por garanton një seri përfitimesh të mbrojtjes sociale për emigrantët shqiptarë në Itali. Pas ratifikimit në Kuvend, marrëveshja hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe më pas pritet ratifikimi nga parlamenti italian për të nisur zbatimin…

Read More

Shqipëria është destinacioni i ri i pushimeve për shumë udhëtarë evropianë. Këtë e konfirmojnë jo vetëm mediat e huaja, por edhe ekspertët në fushën e turizmit. Media britanike “The Independent” citon Sebastian Ebel, i cili është shefi ekzekutiv i Tui që është kompania më e madhe e pushimeve në Evropë. Ai thotë se 10 vite më parë, kur iu bashkua bordit ekzekutiv e kishte propozuar mundësinë për të investuar në Shqipëri, por e kishte të pamundur për t’i bindur drejtuesit e kompanisë. Ai thotë se tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe se aktualisht Shqipëria ofron mundësi të mëdha. “Unë jam një adhurues i Shqipërisë dhe mendoj…

Read More

Nga Edvin Prifti Një studim aspak optimist vjen nga Japonia i cili evidenton rritjen sinjifikative të tumoreve si dhe vdekshmërinë prej tyre në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Autorët evidentojnë që vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik alfa dhe më pas ky i fundit nxit tumore të llojeve të ndryshme. Pas lajmit që vaksina astrazeneka u tërhoq nga tregu, po jepen evidenca shkencore të tjera dhe të reja. Mesa duket dogmat duhet të rishikohen dhe analizohen. Studimet te tjera duhet të evidentojnë keto rezultate për të vërtetuar dhe përcaktuar përgjegjësitë.…

Read More

I pyetur për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Menidi mëngjesin e së enjtes, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis theksoi se “po bëjmë një përpjekje të madhe nga njëra anë duke trajnuar policinë për të menaxhuar siç duhet këto incidente, po bëjmë një fushatë informuese në mënyrë që gratë të dinë se mund t’u drejtohen autoriteteve për mbrojtje. Këto politika nuk do ta zgjidhin problemin por do ta reduktojnë në mënyrë drastike. U bëj thirrje grave që të përdorin edhe strukturat pritëse, sepse kur nuk ka strehim të sigurt, gjërat mund të jenë potencialisht të rrezikshme”. Në 5 vitet e fundit nga…

Read More

Më 26 Maj në orën 11:00, kryeministri Edi Rama do ketë takimin e radhës me diasporën. Kësaj here me shqiptarët e Italisë. Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook-un e tij foton e pallatit të sportit në Milano ku do të zhvillohet takimi. “Së shpejti! 26 Maj, ora 11:00 me shqiptarët e Italisë në Milano. *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan ai.

Read More