Author: tirana

Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Lajmin e ka bërë të ditur të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç. Vuçiç shkroi në rrjetin social “X” duke dënuar atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico. Poshtë atij postimi u shfaqën mesazhe se ai do të ishte objektivi i radhës. Zyrtarët serbë dënuan kërcënimet e drejtuara ndaj Vuçiç në rrjetet sociale dhe u bënë thirrje autoriteteve të reagojnë.

Read More

Ish kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Thirrja e Roshit në SPAK mund të ketë lidhje me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi. Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist.

Read More

Momentet e fundit dramatike të shqiptares 40-vjeçare që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Athinë para se të binte e vdekur nga thika e ish-partnerit, i përshkruan për mediat greke një banore e zonës në Menidi. Siç tregon, pronarja e një biznesi pranë vendit ku ndërroi jetë Enkelejda Danaj, në ato momente ndodhej në dyqanin e saj, kur një klient dëgjoi shqiptaren që thërriste për ndihmë dhe njoftoi policinë. ‘Në mëngjes në orën 5:10 vij për të pirë kafen, hyn një klient dhe më thotë, mbylle derën, mos e hap se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë policinë. U…

Read More

 Ish-banori, Drini Zeqo ka bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. Duke qenë se finalja e madhe e edicionit të tretë të Big Brother VIP është shumë pranë cili është mendimi juaj? 10 ditët e fundit, ka nisur një ‘countdown’ ku tani duket sikur të gjithë janë më në ankth dhe pyetja se “Kush do ta fitojë BBV” ka filluar që të bëhet më shpesh. Kam përshtypjen që tani të gjithë janë ndarë, janë vendosur në pozicione dhe janë…

Read More

Policia e Tiranës kanë ndaluar një shtetas 38-vjeçar për shkak të akteve të dhunshme gjatë protestës së Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës, dy ditë më parë. U ndalua shtetasi E.V., 38 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. ‘- E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të…

Read More

Edhe pse prej vitesh larg jetës aktive politike, ish-presidenti, Alfred Moisiu, ndjek me kujdes situatën politike në vend. Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, ish-kreu i shtetit, tregon se veprimi i Ramës, për hapjen e turit me diasporën, në Greqi, ishte ai i duhuri. “Duhet të punojmë për të bërë shtet dhe ky shtet nuk bëhet për një javë apo për një vit, do kohën e vet”, tha Moisiu. Moisiu bëri thirrje që t’i jepet fund korrupsionit në vend, pasi është pikërisht ky faktor, që po pengon rrugën e Shqipërisë drejt BE. “Fenomenet e korrupsionit janë të rrezikshme pasi gërryejnë…

Read More

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, është përplasur me nënkryetarin e Komisionit, Toni Gogu, përpara gazetarëve. Kur Gogu po jepte deklaratën e tij për mediat, Salianji ndërhyri duke thënë: “Hajdeni aty se kemi mbledhje, për 5 minuta fillojmë”. Gogu: Ky zotëria që vjen këtu me këtë sjellje, këtë qasje. Kjo është qasja. Salianji: O zotëri, për çfarë e pyesni kot, ky gënjen në publik. Apo e shikoni kështu me kravatë dhe… Gogu: Të lutem, respekto qytetarët shqiptarë që na ndjekin. Salianji: Sapo të ka ardhur një person aty, hajde. Gogu: E dinë shqiptarët kush mashtron. Salianji: Mashtrues me dokumente. Gogu: E dimë kush jep…

Read More

Juventusi është fituesi i Kupës së Italisë për herë të 15 në historinë e klubit. Skuadra bardhezi triumfoi me rezultatin 1 – 0 në finalen me Atalantën e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin Olimpiko. Përballja u vendos nga goli i Vlahoviç pas 4 minutash lojë. Atalanta edhe pse krijoi më shumë aksione dhe volum loje nuk arriti të realizonte. Ky ishte trofeu i parë pas 3 vitesh për Juventusin.

Read More

DASHI Në dashuri kjo është një periudhë që lë shumë liri veprimi, gjithçka varet nga ju dhe nga ajo çfarë dëshironi. Në punë, megjithatë, është koha e duhur për të kërkuar një rritje rroge ose përparim në karrierë. Do të shihni që do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte 16 maj 2024), tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse mund të mos jeni dakord me partnerin. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe prisni lajme interesante. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. BINJAKËT Është periudha e…

Read More

Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në orët e para të mëngjesit në zonën Menidhi të Athinës. Sipas mediave greke, trupi i shqiptares është gjetur në rrugë me një thikë në trup. Pranë saj u gjet edhe çanta në të cilën duket se nuk mungonin sendet e saj dhe paratë, çka i bën autoritetet të besojnë se nuk ka qenë shkak grabitja. Policia po heton për gjetjen e autorëve, teksa ka dyshime se partner ii saj mund të ketë kryer vrasjen. Viktima kishte denoncuar më herët në Polici një rast të dhunës në familje.

Read More

23-vjeçari Azgan Mërnica, vrasësi i policit Novruz Cenaliaj është vetëdorëzuar natën e mbrëmshme në policinë e Fierit. Ishte vendimi i vetë familjarëve për të dorëzuar të riun në duart e drejtësisë, duke iu frikësuar një tragjedie edhe më të thellë. Burimet bëjnë me dije se vendimi është marrë nga vet i ati i Azgan Mërnicës, Petrit Mërnica. ‘Axha foli me një shef nga Tirana, e pyeti a më garanton që Azgani do jetë mirë nëse e dorëzojmë me duart tona, a ma garanton jetën e djalit’ rrëfeu një nga familjarët e 23-vjeçairt për gazetarin e ‘5Pyetje’ Fabion Xhafa. Vetdorëzimi i…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se është gati për zgjedhje të parakohshme. I ka bërë thirrje opozitës të bëhet gati në të kundërtën ai mund të qëndrojë në qeveri deri në fund të mandatit. “Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, tha Kurti. Po ashtu Kurti foli edhe për takimin me kreun e PDK-së Memli Krasniqi ku diskutuan edhe për zgjedhjet. “Për mua ka qenë shumë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, pasi kanë mbetur shumë marrëveshje ndërkombëtare pa u votuar”, tha ai. Kurti pas takimit me Krasniqin kishte thënë…

Read More