Author: tirana

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për të dhënat e TIMS-it u shoqërua me shumë debate, dhe më në fund është vendosur që dëshmia e Taulant Ballës të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kryetari i Komisionit, deputeti i Rithemelimit Ervin Salianii ka argumentuar se ministri Balla duhet të dëshmonte me dyer të hapura, por në fund është vendosur e kundërta. Me miratimin e kërkesës, ministri i Brendshëm ka hyrë në mbledhjen e komisionit hetimor.

Read More

Kryeministri Edi Rama i uron homologut sllovak shërim të shpejtë nga atentati që iu bë sot nga një shkrimtar 71-vjeçar. Rama teksa shprehur i tronditur, shkruan në një postim në X, se beson se Robert Fico i cili është në luftë me jetën në spital pasi ka marrë 3 goditje me plumba, do ketë një rikthim spektakolar pas kësaj ngjarje të rëndë. ”Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i makthshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet…

Read More

Veriu i Italisë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Mediat italiane bëjnë të ditur se më kritike situata paraqitet në Lombardi, ku lumi Lambro doli nga shtrati në disa pjesë të Milanos, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe devijim të transportit publik. Disa çerdhe dhe shkolla janë evakuuar për shkak të përmbytjeve. Në Bellinzago Lombardo dhe Masate, në zonën e Milanos, një çerdhe dhe një kopsht që ishin përmbytur u evakuuan. Për këtë arsyje, kopshtet dhe shkollat ​​në qendër të qytetit janë mbyllur, pasi kanë transferuar fëmijët dhe nxënësit në Bashki apo në struktura të…

Read More

Kryeministri sllovak Robert Fico është në luftë me jetën, dhe atentati ndaj tij ka shokuar politikën sllovake dhe liderët botërorë. Presidentja e Sllovakisë përpos lajmit të hidhur që përjetoi i kërkoi shoqërisë dhe politikës sllovake që të mos arrijnë në përfundime dhe gjykime të shpejta. Për presidenten sllovake, jeta e kryeministrit Fico është më e rëndësishme. “Jam e shokuar, jemi të gjithë të tronditur nga sulmi i tmerrshëm dhe dashakeq ndaj kryeministrit Robert Fico, ka ndodhur diçka e rëndë që nuk mund ta kuptojmë ende. Sulmi fizik ndaj kryeministrit është në radhë të parë sulm ndaj një personi, por kjo…

Read More

Bardha Marku, nëna e fëmijëve të mitur që u morën peng nga babai i tyre, Aleks Marku, shprehet se me 40-vjeçarin nuk kanë qenë të ndarë. Sipas saj burri nuk e ka dhunuar fizikisht, por vetëm psikologjikisht dhe shton se ai nuk i ka marrë peng fëmijët e tyre. Për dyshimet se Aleks Marku mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, Bardha thotë se ai nuk ka konsumuar drogë në prani të saj apo fëmijëve, por një gjë të tillë nuk e hedh poshtë duke thënë: Edhe mund ta ketë konsumuar sepse nervoz ishte. ”Unë e mora vesh…

Read More

Deputetët e PS-së kanë braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor për TIMS, duke akuzuar kreun e këtij komisioni, Ervin Salianji se po shkel ligjin dhe e ktheu në cirk mbledhjen. Mazhoranca ka kërkuar që të miratohet kërkesa e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga Salianji me argumentin se komisioni nuk shqyrton ndonjë dokument të klasifikuar sekrete shtetëror. Ndërkohë mbledhja vazhdon vetëm me anëtarët e opozitës. Nga ana tjetër, deputeti i Rithemelimit, Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të paraqitet përpara komisionit për…

Read More

Juraj Tsintula është shkrimtari 71-vjeçar që qëlloi me tre plumba kryeministrin sllovak, Robert Fico. Ai ka bërtitur në drejtim të kreut të qeverisë teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar dhe ka hapur zjarr. Kryeministri është goditur në bark, gjoks dhe një gjymtyrë. Pas të shtënave, truprojat e tërhoqën kreun e qeverisë drejt makinës, për ta transportuar me pas me helikopter në një spital aty pranë pasi transferimi në kryeqytetin Bratislavë do të zgjaste shumë dhe mund t’i kushtonte Ficos. 71-vjeçari Tsintula është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin…

Read More

Azgan Mernica vrau me armë zjarri efektivin Novruz Cenalia, dhe vijon të jetë në arrati. Daja e tij, i bën thirrje 23-vjeçarit që të dorëzohet kudo që është. Ai theksoi se nuk e di se ku është nipi, duke shtuar se nëse e gjen do të jetë vetë ai që do e dorëzojë në polici. ”Dua të shpreh ngushëllime për familjen, Zoti ju dhashtë forcë nuk dimë ça të themi. Motra ime me nipin po blinin ushqime. Motra ime është e pamundur për të four fare. Ka ndodhur çdo gjë shumë shpejt. Novruzin unë nuk e kam parë ndonjëherë. Ne…

Read More

Mbledhja e komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, është përfshirë nga debati pasi kreu i këtij komisioni, deputeti i Rithemelimit Ervin Salianji refuzoi kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura. “Mbledhjet e komisionit si rregull janë të hapura, përjashton publikon kur kanë të bëjnë fakte me jetën personale të dëshmitarëve, kur rrezikohet jeta, shëndeti dhe liria e dëshmitarëve, kur bëhen referenca për një sekret tregtar të klasifikuar dhe të dhëna që duhen mbajtur sekret për interes të shtetit. Nuk jemi në kushtet ku komisioni do të…

Read More

Në fshatin Bicaj të Kukësit është drejt përfundimit shkolla e mesme “Bajram Abdiu”. Kjo shkollë është investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që do të garantojë kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone. Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor teksa ka postuar foto të shkollës në Facebook, shkruan se ky investim do të garantojë kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone. ”Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe Programit të Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100…

Read More

Këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, u dakordësua më herët të dëshmojnë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, është kërkuar të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ministri i Brendshëm i është drejtuar me një shkresë këtij komisioni, ku argumenton se informacionet që ai disponon për këtë çështje bazohen në dokumentacion dhe të dhëna të klasifikuara si “sekret shtetëror” dhe se anëtarët e komisionit duhet të jenë të pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli…

Read More

Kërkesa e bizneseve për të pasur mundësi të punësojnë të huaj, ka mbledhur bashkë autoritetet për të koordinuar procesin e aplikimit dhe miratimit të lejeve unike të punës, në Shqipëri. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja së bashku me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, dhe drejtues nga AKPA, AKSHI, MB e MEPJ, zhvilluan sot një takim për të adresuar sfidat që lidhen me procesin e aplikimit dhe miratimit të lejeve unike të punës, në Shqipëri. Gonxhja tha se janë ndërmarrë nisma të rëndësishme për të lehtësuar procesin e lejeve unike. “Përmirësimet në…

Read More