Fëmijë që mbahen peng, po kthehet në diçka të shpeshtë në vendin tonë. Një baba 40-vjeçar nën efektin e drogës, mbajti peng 2 fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov për disa orë derisa u dorëzua pas negociatave me RENEA. Aleks Marku me fëmijët 6 dhe 11-vjeç kishin 4 ditë që kishin ardhur në Durrës dhe ishin vendosur në një apartament me qera ditore i cili gjendet të “Përroi i Agait”. mGrupi hetimor ka marrë në pyetje fëmijët në prani të psikologes. Ata kanë deklaruar se “kemi qenë në gjumë kur babai nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku.Ai thoshte armiku…
Author: tirana
Një incident ndodhi sot në shkollën private WAT në zonën e Farkës në Tiranë. Një fëmijë 10 vjeçar është pickuar nga gjarpri dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore. “Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.
Fieri sot është në zi, dhe i dha lamtumirën efektivit të ri që u vra për një kalim rruge. Novruz Cenalia dhe bashkëshortja e tij, kishin një muaj që ishin martur dhe u gëzuan me një dasëm. Ata kishin thurur shumë plane bashkë për të ndërtuar jetën, por e gjitha u pre në mes më 13 maj 2024 dhe sot ajo i dha lamtumirën njeriut me të cilin kishte vendosur të lidhte jetën. Atë ditë Novruz Cenalia, si zakonisht doli nga shtëpia, i veshur me uniform për të marrë shërbimin por u qëllua me plumb në kokë nga 23-vjeçari Azgan…
Takimi historik i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, vijon që të jetë një jehonë. Kreu i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha ka reaguar mbi një video montazh ku ai flet nga takimi me diasporën në Greqi. Në media u raportua se Disha ka thënë se nga Shqipëria janë nisur 7 mijë qytetarë për të marrë pjesë në takimin e Ramës në Athinë. Në një postim në Facebook, Disha thotë se është pyetur për numrin e të pranishmëve në takim dhe më pas përgjigjja e tij është nxjerrë nga konteksti. Postimi i plotë Jua kuptoj hallin që kanë. Të…
Në korrik 2023, Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin për vrasjen e 23-vjeçarin Florjan Selimi në vitin 2019, ku vendosi 19 vite burg për autorët, Kiri Mërnica dhe Sadri Selaci. Kiri Mërnica është vëllai i autorit të vrasjes së policit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Azgan Mërnica, dy ditë më parë, ndërsa 23-vjeçari ndodhet ende në arrati. FSHN dhe RENEA janë në kërkim të tij. Nëna e të ndjerit Florian Selimi, në një lidhje live për “Breaking”, tregoi në pika kryesore historinë dhe konfliktet e familjes së saj me familjen Mërnica. Sipas saj, djalin ia vrarë për hakmarrje, duke i prerë…
Deputeti i Rithemelimit, Saimir Korreshi sqaron pozicionin e tij në lidhje me deklaratat e Luan Baçit një ditë më parë për vrasësin Azgan Mërnica, ende në kërkim, për të cilin tha se nuk është bërë pishman që ka bërë foto me të tre vite më parë. ”Absolutisht i qëndroj deklaratave të tij mund të jem dhe unë. Nuk jemi orakull. Në takimet me 2 mijë veta nuk e dimë se realisht pas 2 vjetësh do vrasi. Nga portalet e shumta është lidhur zoti Baçi me vrasësin, ai ka sqaruar pozicionin e vet. Ai e ka për gjithë farefisin. Është fisi…
Qindra efektivë në Francë janë në kërkim të një bosi droge i cili u arratis nga një furgon policie, një rast që ka tronditur vendin. Mohamed Amra, i njohur me nofkën “Miza”, po transferohej në një burg kur dy automje përplasën furgonin në të cilin ai ndodhej. Ky është edhe momenti ku këto dy mjete i zënë pritë furgonit të policisë dhe më pas një grup personash të armatosur nisin të qëllojnë. Një nga këto automjete u gjet i djegur menjëherë ngjarjes. Mediat e huaja theksojnë se personat e armatosur janë arratisur, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Arratisja spektakolare…
Nga Ilir Demalia SPAK-u tigër prej letre. Berisha është në arrest shtëpie, që do të thotë se ai nuk ka të drejtë të komunikojë me publikun dhe të mos i hyjë dhe dalë njeri përveç personave që janë “REZIDENT” me Saliun që është Liria. Njerëzit, ai grup 100 vetësh që i gënjen mendja se po ndryshojnë rrotën e historisë me përsëritjen e dalë boje të njëjtës histori në rrugën e “Shpresës”, janë në të drejtën e tyre. Por sipas ligjit, askush nuk ka të drejtë të shkojë në apartamentin e tij, qoftë RAI apo deputeti gjerman Elmar Bruk, dhe t’i…
Ministriapër Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka thirrur ambasadorin serb, ku kërkon sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin, i cili tha se “vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”. Këto deklarata Vulin i bëri, pas takimit të Ramës me shqiptarët në Greqi. Reagimi i MEPJ: Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukčević është thirrur dje në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku iu kërkuan sqarime në lidhje me deklaratat që zv. Kryeministri Vulin ka bërë, referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi. Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim…
Protesta e djeshme e zhvilluar para Bashkisë së Tiranës nga Opozita, nuk ka kaluar pa pasoja për disa nga pjesëmarrësit. Policia ka bërë me dije se janë proceduar në gjendje të lirë disa shtetas të cilët kanë konsumuar veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.Gjithashtu, referuar njoftimit të policisë, është proceduar penalisht, po në gjendje të lirë edhe Adriana Kalaja. Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike është proceduar për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.
Milano do të jetë destinacioni i radhës së turit të kryeministrit Edi Rama në Diasporë, më 26 maj. Më 12 maj ai zhvilloi takim me emigrantët në Greqi. Ministrja Elisa Spiropali u bëri thirrje emigrantëve që jetojnë në Milano që t’i bashkohen takimit. “Një ftesë për ata ndër ju që janë në Milano për ta reflektuar bashkë këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Italisë”, shkruan Spiropali.
Zyrtarët ukrainas që kanë qenë në pushtet në kohën e ish-presidentit ukrainas të lidhur me Kremlinin, Viktor Yanukovych, kanë blerë patundshmëri në Dubai në vlerë të miliona dollarëve. Aty përfshihen shërbyesit civilë që kanë dështuar t’i deklarojnë këto asete apo të tjerë që janë përballur me akuza për korrupsion, abuzim me pozitë publike apo tradhti, ka gjetur një hulumtim i Skemave, njësitit hulumtues të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë. Hulumtimi i Skemave është pjesë e një bashkëpunimi përtej kufijve, të më shumë se 70 mediumeve përreth globit, që kanë analizuar disa të dhëna që kanë rrjedhur dhe të…