Author: tirana

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re për pensionistët brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe ato urban e rural. Znj.Ekonomi bën të ditur se prioritet në rritjen e pensionit do të ketë pensionistët që jetojnë në vendin tonë krahas pensionistëve që janë rezident jashtë Shqipërisë me një diferencim indeksimi të përvjetshëm që bën qeveria. Nga ana tjetër, ISSH-ja ngre shqetësimin që kanë punonjësit e ish-kooperativave bujqësore dhe ish-fermave të cilët nuk po munden të gjejnë vitet e punës, për shkak të zhdukjes së…

Read More

Ditën e sotme përcillet për në banesën e fundit efektivi i “Shqiponjave” Novruz Cenalia, i cili u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz të Fierit. Në hollin e teatrit “Bylis” është vendosur arkmorti me trupin e pajetë të efektivit, ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe zyrtarë të ndryshëm, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. 28-vjeçari Cenalia mbeti i vrarë dy ditë më parë pas një konflikti me Azgan Mernicën. Ky i fundit qëlloi me armë efektivin pas sherrit për kalimin e rrugës. Dy ditë pas ngjarjes 23-vjeçari është ende në arrati, teksa dyshohet se…

Read More

Deputeti Luan Baçi është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Baçi është parë mëngjesin e sotëm të hyjë brenda ambienteve të SPAK.about:blank Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së deputetit të Rithemelimit në SPAK. Deputeti ka deklaruar se disa muaj më parë, se ka qenë dhe herë tjetër në SPAK, pasi ndaj tij kishte një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për fshehje pasurie. Baçi do të thoshte në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon se denoncimi ishte bërë nga një ‘patronazhist në Fier’. Herën e kaluar në SPAK, Baçi tha se kishte bërë një deklarim pasurie, pasi këtë ia kishte…

Read More

Të shtënat e kallashnikovit për disa orë pas mesnate ‘terrorizuan’ banorët e një lagjeje te “Shkëmbi i Kavajës”, por jo vetëm. Autori 40 vjeçar nga Lezha Aleks Marku, po mbante peng dy fëmijët e tij të mitur brenda një banese me qira. Përpos pengmarrjes, ai ka zbrazur plot 18 fishekë në prani të tyre. Fatmirësisht, me ndërhyrjen e forcave “RENEA” u bë e mundur prangosja e tij. Motivi? Siç raportohet nga gazetari i Klan News Besart Bajraktaraj, Marku ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Mësohet se ai ka konflikte me bashkëshorten, e cila ka marrë urdhër mbrojtjeje prej tij.

Read More

Krijohet medikamenti i parë kundër një sëmundjeje të rrallë që i bën kockat kompakte si mermer e njëkohësisht shumë të brishta për t’u thyer. Tashmë pritet edhe leja përfundimtare për eksperimentimin klinik në SHBA. Projekti ka nisur 15 vjet më parë me nismë të Komisionit Evropian, dhe një sërë universitetesh shkencore, kryesisht italiane. Ekspertët shpjegojnë se në organizmin tonë, një sisitem fiziologjik garanton eleminimin e fibrave të vjetra te kockave dhe zëvendësimin e tyre me të reja, duke rinovuar skeletin deri në 10 herë përgjatë jetës. Në rastin e osteoporozës dominante, ky mekanizëm nuk funksionon rregullisht sepse qelizat që eleminojnë…

Read More

Me një kitarë të kuqe në një bar të krijuar në një bodrum në Kiev, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken përcolli mesazhin për Ukrainën se SHBA dhe pjesa më e madhe e botës po luftojnë përkrah saj, jo vetëm për Ukrainën, por për botën e lirë. Blinken, i cili ndërsa po zhvillon një vizitë në Kiev, iu bashkua grupit muzikor në skenën e “Barman Dictat” në kryeqytet. Ata luajtën “Rockin’ in the Free World” të Neil Young, një himn rock i publikuar në 1989 pak para rënies së Murit të Berlinit. “Shtetet e Bashkuara janë me ju, aq shumë…

Read More

“Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz”, ka deklaruar 40-vjeçari Aleks Marku, i cili mbajti peng për disa orë fëmijët e tij brenda një apartamenti të marrë me qira pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës.  Mësohet se policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, por lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur vetëm në orën 07:00 të mëngjesit. Raportohet se fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç qanin në banesë duke i kërkuar të atit të vetëdorëzohej teksa RENEA negocionte me 40-vjeçarin…

Read More

Mesditën e sotme nën drejtimin e Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla mblidhet konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare. Konferenca do të shqyrtoje projektprogramin e punës së parlamentit deri në fund të muajit qershor dhe planifikimin e programit të punës deri në 7 qershor. Por ajo çfarë e bën edhe më të rëndësishme mbledhjen e sotme është Projektrezoluta e propozuar nga socialistët dy javë më parë “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Kjo projektrezolutë u propozua nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar disa kohë më parë, si një…

Read More

Dashi Këtë ditë duhet të mendoni që të ndryshoni garderobën tuaj: rrobat që nuk i vishni më dhurojani dikujt që ka nevojë. Përcaktoni se çfarë dëshironi nga marrëdhënia në çift pa u ndikuar nga fjalët e ëmbla. Mos e humbisni vigjilencën. Demi Këshilla juaj për sot është të organizoni një udhëtim. Do të jetë për ju gjëja më interesante e ditës. Partneri ka më shumë nevojë që ta kuptoni. Pranoni faljet që dikush ka ndaj jush. Do të jeni shumë konkretë në çdo gjë që do të bëni sot. Binjakët Ajo që duhet të bëni sot është t’i jepni rëndësinë…

Read More

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç. Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special…

Read More

Graciano e lë për herë të dytë shtëpinë e BBV, pas debateve të shumta që pati me gjithë banorët dhe ‘trazoi’ ujërat. Të shtunën është gjysmëfinalja, ndërsa më 25 maj pritet finalja e madhe ku deri më tani, dy finalistë janë shpallur Romeo Veshaj dhe Jul Deda.

Read More

Aktori Julian Deda është finalisti i dytë i “Big Brother Albania Vip 3”. Ai ishte në garë me Meriton Mjekiqin dhe shkon në finale së bashku me Romeo Veshajn. “Faleminderit publikut, faleminderit të gjithëve, zemrat e mia faleminderit, ju dua shumë, faleminderit”-ishin fjalët e Julit pas shpalljes finalist. Finalja e madhe është 25 maj, ndërsa Vëllai i Madh ende nuk ka zbuluar sesa banorë do të shkojnë në finalen.

Read More