Author: tirana

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi del kritik sa i përket qëndrimit që mban një grup deputetësh brenda partisë, sa i përket njohjes së strukturave që kanë dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Haptazi deputeti i Rithemelimit tha se konteston shumë qëndrime të deputetëve që i përkasin këtij fraksioni të PD. Nuk kurseu as një apel ndaj deputetëve të Rithemelimit të cilëve u tha që të mos merren me intriga e kurthe për kolegët e këtij grupimi, por me punë. “Unë e kontestoj fort qëndrimin që mbajnë një pjesë e kolegëve, në momentet kur ke pranuar dhe je bërë pjesë e…

Read More

Fjalimi historik i Edi Ramës në Athinë në takimin e magjishëm me shqiptarët do qëndrojnë gjatë si një gozhdë e madhe, e ngulur në trupin e politikës dhe shoqërisë greke. E gjitha kjo po tentohet të eklipsohet e të përçmohet në vendin fqinj. Homologu i tij Kyriakos Mitsotakis ka hedhur në sulm nipin Kostas Bakoyannis humbësin e zgjedhjeve për bashkinë Athinë. Si kundrapeshë, Bakoyannis, djali ish-ministres së punëve të jashtme, i sjell shembullin e djalit të Fredi Belerit përmes një komenti në Instagram. “Në prag të 15 gushtit, një vit më parë, vizitova Himarën! Ishte si një peligrinazh. Mikpritja e…

Read More

Në këtë ditë me shi, kryeministri Edi Rama tregon se ka gjetur diellin. Në një video në Facebook, Rama tregon se është tek Trëndafili Mistik, ose siç njihet si ”Te Diella” në Lezhë. ”Përshnetje nga e vetmja pik me diell nkët dit me shi”,-shkruan Rama. Nga ana tjetër, pronarja e cila qëndron në krye të restoranit ka folur për punën që ka bërë qeveria me energjinë dhe rrugët që në çojnë në këtë vend të bekuar.

Read More

Krimet në familje nuk kanë të ndaluar, dhe fatkeqësisht po marrin jetë. Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku një 67-vjeçar ka vrarë me thikë vëllain e tij 64 vjeç dhe kunatën 57 vjeç. Kjo e fundit ndërroi jetë menjëherë, ndërsa bashkëshorti i saj 64-vjeçar humbi jetën në spital. Sipas mediave maqedonase, autori i ngjarjes goditi veten me thikë pas krimit të dyfishtë, por mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital. Shkaqet e krimit në familje nuk dihen ende.

Read More

Festivali europian ”Eurovision 2024” do të mbahet mend gjatë për polemikat dhe skandalet, si nga përjashtimi një ditë para finales të Holandës, por edhe mbrojtja që ju bë nga festivali Izraelit. Shqipëria e cila në gjysmëfinalen e dytë u përfaqësua nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, ka qenë shumë larg arritjes së një vendi në finalen prestigjioze të këtij viti. Besa dhe kënga “Titan” nuk arritën të përmbushin pritjet dhe të grumbullojnë votat e nevojshme për të shkuar përpara, duke përfunduar në vendin e 15-të nga 16 shtete që morën pjesë në gjysmëfinalen e dytë. Kjo dëshmon për një…

Read More

Ministria e Brendshme e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar kanë nënshkruar gjatë Ministerialit të mbajtur në Tiranë, një Deklaratë Bashkëpunimi. Ministrat Balla, Tomlinson dhe Sveçla konfirmojnë kështu angazhimin për të bashkuar përpjekjet në luftën kundër migracionit të paligjshëm, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e vendeve dhe mirëqenien e qytetarëve. Tre vendet partnere, përmes dokumentit nënvizojnë se përballen me sfida të përbashkëta, nisur nga migracioni i paligjshëm tek krimi i organizuar. Në Deklaratë thuhet se bashkëpunimi i zgjeruar në nivel operacional midis agjencive të zbatimit të…

Read More

Takimi historik i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, ka nxitur socialistët të ndryshojnë qasje sa i përket votës së diasporës. Pas kthimit në Tiranë, Damian Gjiknuri pohoi se ka paraqitur propozime konkrete në grupin e dialogut me opozitën, për t’i dhënë jetë votës së diasporës, por u kursye në detaje me mediat. Oerd Bylykbashi nuk e mendon të sinqertë propozimin e socialistëve. Për të mazhoranca ka një plan të detajuar për të kontrolluar edhe votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Opozita këmbëngul te rikthimi i koalicioneve parazgjedhore si garancia e vetme për rrotacion politik, ndonëse mazhoranca e…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, Johann Saathoff. Në takim u diskutua marrëdhënia mjaft e mirë midis agjencive ligjzbatuese të shtetit Gjerman dhe SPAK. Nga ana e tij, Dumani falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj SPAK, duke shprehur konsideratat më të larta për nivelin mjaft të mirë të bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike midis palëve. Saathoff nënvizoi se SPAK është një institucion mjaft i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, i cili konsiderohet nga…

Read More

Gjykata Kushtetuese në seancën e mbajtur sot (14 maj), ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka kundër masës së sigurisë të miratuar nga Gjykata e Lartë në janar të vitit 2023. Koka aktualisht është në burg duke vuajtur dënimin pasi me vendim të GJKKO-së është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve. Ish-ministri kërkonte nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023. Sipas ish-ministrit, vendimi është i papajtueshëm me…

Read More

Kukësi dhe Egnatia do të jenë në “Air Albania” për finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët e kanë finalen e pestë të Kupës, ndërsa rrogozhinasit për herën e dytë, teksa janë kampionët në fuqi të trofeut. Egnatia është në garë edhe për “Final 4”, duke pretenduar edhe titullin në Superligë. Përballë Egnatias, verilindorët luajnë ndeshjen e fundit për verdiktet e këtij sezoni, ku një sukses i mundshëm do ju mundësonte një shumë prej 50 milionë lekësh të vjetër. Shpërblim ky i caktuar nga FSHF-ja për fituesin e Kupës, por pjesa kryesore është nga Europa, e cila të garanton 325 mijë…

Read More

Gazetarja dhe ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, Ilnisa Agolli e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, rrëfeu për herë të parë përvojën dhe emocionet që përjetoi kur u takua me babanë e Meritonit dhe vëllain e tij. Në një rrëfim të sinqertë, ajo zbuloi se si ndjeu dhe si u ndikua nga ky takim i veçantë. “Në të njëjtën mbrëmje që i bënë surprizën Meritonit, u takova me babanë e tij dhe Rinorin. Ishte emocionuese”, tregoi Ilnisa, duke u ndalur për një moment për të përshëndetur familjen e Meritonit. Ajo theksoi ndjenjën e fortë të emocionit…

Read More