Author: tirana

“Bashkë për shëndetin mendor” ishte tema e aktivitetit të zhvilluar sot në Tiranë, ku mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Ajo theksoi se aktivitete si ky janë shumë të rëndësishëm për të gjeneruar energji dhe ide të reja, si dhe për të angazhuar të gjithë qytetarët në këtë betejë gjithmonë e më vendimtare që është beteja për shëndetin mendor. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të forcuar kapacitetet tona në drejtim të parandalimit, diagnostikimit, trajtimit dhe ofrimit të shërbimeve të shëndetit mendor. Aktualisht, jemi duke zbatuar një plan të…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishin sot në një takim në ”Shtëpinë e Biznesit” me përfaqësues të biznesit për të folur rreth reformës së re për inspektimet e bizneseve. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimi u shpreh se inspektimet do të jenë të përqendruara drejt rritjes së performancës dhe drejt kritereve të riskut. Ajo theksoi se bizneset që respektojnë standardet nuk do të kontrollohen. “Kriteret e riskut nuk janë vetëm fusha dhe objekti i aktivitetit, por çdo biznes do të ketë një pikëzim të riskut…

Read More

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe së fundmi e zyrtarizoi largimin nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni. Të gjithë tashmë po presin zyrtarizimin e klubit të tij të ri që sipas të gjitha mundësive do të jetë Real Madridi. Media franceze “RMC Sport” shkruan se transferimi i Mbappe nuk do të bëhet public para finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet më datë 1 Qershor. Transferimi i tij tek “galaktikët” do të bëhet në 3 qershor. Sa i përket prezantimit të tij, duhet të pritet muaji gusht, kur edhe do të jenë prezentë plot 80 mijë…

Read More

450 mijë palestinezë janë larguar nga Rafah gjatë javës së kaluar pasi tanket izraelite raportohet se kanë hyrë në qytetin jugor të Gazës. Ushtria izraelite ka thënë se po vazhdojnë operacionet kundër objektivave terroriste në lindje të qytetit, ku ishin strehuar më shumë se 1 milion njerëz. Hamasi është rigrupuar vetëm pesë muaj pasi pretendoi se kishte çmontuar batalionet lokale të grupit. Ushtria urdhëroi civilët të evakuonin Rafahun lindor dhe Jabalia për sigurinë e tyre përpara se të fillonin sulmet, por totali i të zhvendosurve ditët e fundit është i barabartë me pothuajse një të katërtën e popullsisë së Gazës.…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla këtë të martë ka pritur homologun italian Matteo Piantedosi. Ky i fundit ka shprehur ngushëllimet për vrasjen e policit të ”Shqiponjave” Novruz Cenaliaj. Balla shkruan se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit italian, Guardia di Finanza dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. ”Kemi në veprim 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe ato sintetike, krimin kibernetik, financiar etj. Jemi të angazhuar në operacione të përbashkëta edhe në kuadër të Interpol dhe Europol”,-shkruan Balla. Për më tepër, ministri nënvizoi…

Read More

Vendi mund të ketë së shpejti një proces të ri rivlerësimi të pronave. Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e PS-së Blerina Gjylameti. Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025. Nëse nisma miratohet, atëherë rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrii të pasurisë si dhe individët…

Read More

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e 10 majit në banesën e tyre në zonën e “Selvisë”, ka ardhur nga konsumimi i ”Xanax”. Viktimat janë 25-vjeçarja Antonina Kozachenko dhe 40-vjeçarja Anastasia Lopukhova, të cilat u gjetën të vdekura nga shoqja e dhomës dhe jetonin në një banesë me qira në Tiranë. Ato ishin pjesë e një grupi eskortash, të cilat ofronin shërbim seksual kundrejt pagesës. Dy ukrainaset humbën jetën për shkak se kishin konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se Yeva Vorona dhe vajzat…

Read More

Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor jep detaje për marrëveshjen me Universitetin e Tiranës për të bashkëpunuar me qeverinë dhe pushtetin vendor në fushën kërkimore dhe projekteve inovative. Po ashtu ministri thekson se bashkitë do të kthehen në agjentë ekonomikë të territorit të tyre si dhe me afrimin e anëtarësimit në BE, do të duhet të zbatojnë 70% të rregullave të Bashkimit Europian. Postimi i plotë Lajm fantastik firmosja e marrëveshjes me Universitetin e Tiranës për të bashkëpunuar me qeverinë dhe pushtetin vendor në fushën kërkimore dhe projekteve inovative. Falenderoj rektorin Artan Hoxha dhe UT për këtë nismë me…

Read More

Pas aktores Beatrice Luzzi e cila surprizoi Heidin brenda në ”Big Brother Albania Vip 3”, spekulimet për ardhjen e një tjetër personazhi të njohur kanë nisur të marrin formë. Kësaj radhe bëhet fjalë për Massimiliano Varrese, një personazh që shënoi një kapitull të rëndësishëm në jetën e Heidit gjatë pjesëmarrjes së saj në reality show-n italian ”Grande Fratello”. Varrese është njohur për afrimitetin e tij të madh me Heidin brenda ”Grande Fratello”, duke u bërë shkak që babai i Heidit të ndërhyjë dhe të tërheqë vajzën nga shtëpia. Gjatë spektakleve, blogeri dhe komentuesi i njohur Olti Curri ka qenë një…

Read More

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i dyshuar i vrasjes së efektivit në Fier. 23-vjeçari Azgan Mërnica iki menjëherë pas ngjarjes dhe pasi braktisi makinën së bashku me telefonin celular, u zhduk. Forca të shumta policie vijojnë kontrollet për kapjen e tij dhe sipas asaj që mëson gazetarja Anila Sefa, dyshimet e policisë së Fierit dhe RENEA-s janë se 23-vjeçari fshihet në zonën e Apolonisë dhe Havaleas. Ka dyshime se ai ka kaluar në zonën e Apolonisë, ndaj dhe aktualisht po kryhen kontrolle edhe nëpër banesa. 23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi tek Piramida, tha se bizneset në vend do të klasifikohen. Sipas tij, nuk do të ketë më gjoba të befasishme, duke shtuar se do të kryhet reforma e Inspektorateve. ”Ne kemi një luftë shtetbërjeje, që hapësira e korrupsionit të ngushtohet. Duhet të ndryshojmë figurën e inspektorit. Nuk do jetë trup që edhe do vendosë gjoba, edhe do marrë ankesa. Do ketë edhe Komisione Apelimi të përfaqësuesve të biznesit, në mënyrë transparente dhe kolegjiale, për të kaluar një barrikadë që nuk kapërcehet kaq lehtë sa ç’kapërcehet sot. Do të vendosim parimin “jo gjobë në vizitën…

Read More

Deputetët e opozitës Albana Vokshi, Ina Zhupa dhe Petrit Vasili në cilësinë e anëtarit të Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi takuan këtë të hënë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ku u ankuan për bllokimin e hetimit parlamentar nga maxhoranca. Ata pas ankesave duket se kanë arritur që të bindin maxhorancës për rikthim të punës së komisioni dhe mbledhja e radhës e përbashkët është thirrur për të premten. “Jeni në dijeni që sot në 9;30 kemi pasur një takim të kryesisë së komisionit. U dakordësua që ditën e premte në 12: 00 do të bëjmë mbledhjen e radhës të komisionit…

Read More