Author: tirana

Karabinierët e njësisë hetimore të komandës të Torinos zhvilluan një operacion të gjerë antidrogë në provincat e Torinos dhe Frosinone si dhe në territorin shqiptar në fund të të cilit u arrestuan 9 persona. Në kuadër të operacionit ‘Lavazhi’, pasi e ka origjinën nga hetimet ndaj drejtuesve të lavazheve që menaxhonin në mënyrë të paligjshme disa plantacione marijuanë, hetuesit zbuluan një organizatë kriminale me bazë logjistike në Volvera, ku në vitin 2022 ishte arrestuar një 62-vjeçar me 200 kilogramë drogë të fshehura në shtëpinë e tij. Grupi vepronte midis Ekuadorit, Belgjikës, Francës, Spanjës dhe Italisë dhe dyshohet se furnizonte qendrat…

Read More

Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës në orën 09:55 minuta. Ajo është thirrur sërish nga prokurori Ledion Tema për të dëshmuar mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj, pasi ishte e fundit që i pa gjallë. Top Channel ka zbardhur dëshminë e saj. “Dolëm për të pirë një kafe së bashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e Molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë…

Read More

Pas Luan Bacit, edhe anëtarja e Kryesisë së PD Adriana Kalaja ka marrë në mbrojtje vrasësin e policit në Fier. Ajo ka justifikuar autorin e krimit që është dhe militant i PD duke deklaruar se ai thjesht tërhoqi këmbëzën.“Në fakt ju policë sot e dini se çfarë duhet të kishit bërë, duhet të shkonit te funerali i kolegut tuaj, sepse nuk e vrau ai (për autorin), ai thjesht shkrepi këmbëzën. Jua vrau Taulant Balla që ju sjell këtu. Jua vrau Balla që është përfaqësues I krimit dhe I drogës. Kolegun tuaj jua vrau Balla, Rama, Veliaj, Olsi I Xibrakës”, deklaroi…

Read More

Pas lajmit të publikuar nga Sqhiptarja.com, ku deputeti i Berishës Luan Baçi shfaqet krah vrasësit të policit të Fierit, ai edhe njëherë pranon njohjen me Azgan Mërnicën. Nga protesta në Bashkinë e Tiranës, Luan Baçi thotë se kur e ka bërë foton me Mërnicën, ai s’ka qenë kriminel, por një qytetar i ndershëm. Më tej, Baçi tha se dënon ngjarjen e rëndë. “Jam për t’iu dhënë përgjigje shumë gazetarëve e mediave që kërkojnë prononcimin tim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier. Shpreh ngushëllime shumë të sinqerta me gjithë zemër për policin e vrarë. Konfirmoj për të gjitha mediat,…

Read More

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione dhe hedhje molotovi, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Forcat e policisë kanë marrë masa të forta dhe janë në përpjekje për të ruajtur rendin dhe sigurinë. As këtë herë nuk ka munguar hedhja e vezëve dhe qepëve në drejtim të bashkisë. Kjo është e disata herë që opozita mban një protestë para bashkisë, ndërsa skema është e njëjtë. Për hedhjen e molotovëve ka pasur disa të arrestuar.

Read More

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 persona, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit policor “Vendtakimi”, u sekuestruan 3.8 kg kanabis sativa në momentin që 4 personat po shkëmbenin lëndën narkotike. Gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç. Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike kanabis sativa, për sigurimin e së…

Read More

Rreth 12 persona janë shoqëruar nga policia e Fierit për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e efektivit Novruz Cenalia. Mes tyre janë edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit dhe Ajete Mernica. Kjo e fundit ishte dëshmitare e krimit, pasi ishte në makinë me të birin kur ndodhi ngjarja. Ajete Mernica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ka parë djalin të zbres nga makina dhe të konfliktohet me policin. Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës. Sipas ARRSH-së, procesi i punës do të fillojë nga Sukthi në drejtim të Tiranës. “Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar për një gjatësi prej 500 m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500 m. Me përfundimin e punës…

Read More

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton për kriminalitetin për vitin 2023 në Komisionin e Ligjeve. Në kuadër të hetimeve janë përgjuar 2675 telefona në përdorim të 2492 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale. Prokuroria ka regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur dhe 140 procedime me 151 të pandehur janë dërguar për gjykim. Prokurori Çela tha se është rritur roli aktiv për hetimin e veprës penale të korrupsionit

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar sot në Prokurorinë e Tiranës për denoncimin që bëri në lidhje me ndërhyrjen e serverave të Partisë së Lirisë. Meta ka shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime dhe detaje për vjedhjen në serverat e PL-së, të cilin vetë ai bëri denoncim. I pyetur nga mediat nëse beson se Prokuroria do ta zbardhë ndërhyrjen tek serverët e partisë së tij, Meta u përgjigj: Po e lanë, po.

Read More

Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë. Çani tha se Shqipëria është Turqi e dytë dhe se me Ramën është kuptuar që nuk bëhet shaka. Ai tha se Greqia e kuptoi pas takimit të Ramës në Athinë se ndodhet në mes të Turqisë së Erdoganit dhe të Shqipërisë, të cilën ai e quajti Turqi. “Rama arriti të hidhte si farë për ta mbjellë një ditë, nga ana ktej, nga ana e shqiptarëve. Por edhe te shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ana tjetër e medalies, pse unë jam…

Read More

Pika të shumta kontrolli kanë ngritur ‘blutë’ e Fierit në të gjitha hyrje daljet e qytetit për ndalimin e 23 vjeçarit Azgan Mërnica që vrau ditën e djeshme policin e forcave “Shqiponja” dhe që ende vazhdon të jetë i lirë. Që prej ditës së djeshme, në kërkim të 23 vjeçarit janë angazhuar forca të shumta policie FNSH dhe ato të RENEA por pa rezultat. Burime konfidenciale nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona të afërm dhe shokë të autorit. Kërkimet janë përqendruar në afërsi të fshatit Sulaj.

Read More