Më 15 qershor do të çelet sezoni turistik në Pogradec. Lajmin e jep kryetari Ilir Xhakolli në ”Vendi Im” me Edlira Prendin. Ai ka ndarë projektet që po bëhen në këtë qytet që tashmë është një pikë e vizituar nga turistët, si në verë, por edhe në dimër. ”Ka dy tre vite që ky qytet është bërë 4 stinor. Edhe gjatë dimrit në fundjavë të gjitha hoteleritë janë të bllokuara. Në këtë periudhë më shumë vijnë të huaj se vendas. Po bëhet një investim 15 mln euro nga pjesa e Tushemishtit drejt Drilonit. Driloni në fund të majit përfundon, ndërsa…
Author: tirana
Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është prezantuar sot nga Zv.Kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtuesit më të lartë të OSHEE dhe OSSH. Thirrja është e hapur prej ditës së sotme dhe fushata do të vijojë për 30 ditë, ku të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët plotësojnë kriteret mund të dorëzojmë aplikimet e tyre. Në muajin tetor të vitit të kaluar, OSHEE hapi aplikimet për punësimin e 309 elektriçistëve në të gjithë vendin. Më shumë se 300 të rinj aplikuan për të qenë pjesë e…
Arsen Dani vrau me thikë nënën e tij 88-vjeçare, dhe ka bërë deklaratë befasuese para policisë. Për këtë ai rezulton të jetë me probleme të shëndetit mendor, me psikozë skizofrenike në kartelë. Para hetuesve 62-vjeçari ka thënë ”kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”. Dani ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur ma masen e sigurisë në gjykatë, e cila do të zhvillohet pas 48 oreve. Kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim CEO-n e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, me të cilin ndau lajmin e mirë për dy projekte të reja, që priten të nënshkruhen së shpejti për ta kthyer Piramidën e Tiranës, në qendrën më të madhe teknologjike, jo vetëm në vend, por në të gjithë rajonin. Duke u ndalur te transformimi i Piramidës, edhe me financimin e AADF-së, Veliaj shpalosi ambicien për ta kthyer Tiranën në kryeqytetin digjital për Europën Juglindore. Ai tha se tashmë Piramida është kthyer në një destinacion për shqiptarët, por sidomos për turistët.…
Adriatik Lapaj nga ”Shqipëria Bëhet”, ka folur pse nuk i bashkohet kësaj protestës së opozitës në Bashkinë e Tiranës. Për të e keqja nuk luftohet me të keqen, dhe me njerëz të korruptuar. “Unë protestoj në mënyra të ndryshme, por e keqja nuk mundet me të keqen. Shqipëria ka shkuar për drejt sepse e kemi sjell Berishën për inat të Nanos, hoqëm Nanon dhe sollëm Berishën, pastaj hoqëm Berishën dhe për inat të Berishës sollëm Ramën dhe tani për inat të këtij duhet të sjellim dikë tjetër. Unë mendoj se duhet të funksionojë mbi alternativë dhe jo mbi inat. Ne…
Sociologu Edmond Dragoti ka folur mbi vrasjen e policit Novruz Cenalia në Fier. Pas një debati për kalimin në rrugë, Azgan Mërnica qëlloi me plumb në kokë policin. Sociologu thotë se shoqëria ynë është e dhunshme dhe sjellje të tilla vijnë për shkak të mungesave në edukimin e fëmijëve, të cilët sipas tij rriten me agresivitet. “Kjo është një shoqëri e dhunshme për shumë arsye, vec të tjerash edhe për problemet e mbijetesës që kanë shumë familje jo vetëm në kuptimin ekonomik por edhe kulturor. Individë të caktuar që rriten dhe edukohen në mungesa kushtesh të vazhdueshme në shoqëri dhe…
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se Irena Gjoka nuk është në kushtet për të qenë gjyqtare. Sipas tij, pala mbrojtëse e Berishës do të kërkojë përjashtimin e saj, duke shtuar se procesi ndaj ish-kreut të qeverisë është politik. ”Kemi ardhur në dijeni përmes shtypit grek për vendimin e Gjykatës së Athinës që pohon ndalimin e gjyqtares që të hyjë në zonën Shengen për 10 vite. Kjo nuk është deklaruar në formularin e deklarimit. Ne kemi kërkuar që gjyqtarja Irena Gjoka të largohet nga kjo çështje. Ne do të bëjmë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Gazeta Prototema parashtron…
Seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në GJKKO është shtyrë pasi avokatët e këtij të fundit kanë kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen. Avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka. Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023. Sali Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. SPAK dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar…
Ka filluar montimi i veprës më të madhe të artit në Shqipëri! Ajo do vendoset ne Shkodër. Skulptura monumentale, e quajtur ‘Çelësi Shqiptar’, krijuar nga Alfred Mirashi Milot , fitues i Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga Ministria e Kulturës, po vendoset në hyrjen e qytetit të Shkodrës. Një vepër arti me një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: mos të kemi më dyert e mbyllura, por të hapim shanset dhe të krijojmë mundësi për të gjithë në një mënyrë të barabartë. Alfred Mirashi, me emër arti Milot ka lindur me 29 Gusht 1969 në Milot të Kurbinit…
Kosova duket se do të shkojë në zgjedhjeve të parakohshme. Ditën e djeshme ka patur një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit opozitar të PDK-së, Memli Krasniqi. Gazetari Venhar Isufi u shpreh pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nga elementët opoziatër sa i përket zgjedhjeve të parakohshme. ”Muajt në vijim pritet të jenë muajt zgjedhor. Qershori dhe korriku shihet se është mundësia më e mirë për zgjedhje të parakohshme. Pas takimit të Kurtit dhe Krasniqit është duke përfunduar dhe mandati i Kurtit është viti i fundit duke qeverisur. Po i përgjigjet ftesës pozitivisht për të shkuar në zgjedhje të…
Të premten dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four” ku do të vendoset finalja e madhe e sezonit në kampionatin “Abissnet Superiore”. Partizani – Skënderbeu është gjysmëfinalja e parë e “Final Four” që do të luhet të premten më datë 17 maj në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”. FSHF si organizatore e ndeshjeve të “Final Four” ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët. Në sektorin N do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori S është i rezervuar për tifozët e Skënderbeut. Në tribunën kryesor, sektorët W 101, W 102 dhe W 103…
Kriza e strehimit është një shqetësim në rritje në të gjithë Europën, e karakterizuar nga mungesa dhe rritja e qirave. Përafërsisht 70% e banorëve të BE-së zotërojnë shtëpitë e tyre, ndërsa pjesa tjetër 30% jetojnë me qira. Rreth 17% e popullsisë së BE-së jeton në kushte të mbipopulluara. Në Europë, peizazhi i banesave është i larmishëm, me një ndarje të konsiderueshme midis pronarëve të shtëpive dhe qiramarrësve. Në tetë nga 36 vendet europiane, më shumë se 90% e popullsisë jetojnë në shtëpitë e tyre në vitin 2022 sipas Eurostat. Në Gjermani, përqindja e qiramarrësve tejkaloi 50% në vitin 2022, duke…