Author: tirana

Azgan Mërnica, autori vrajës së policit në Fier ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për mbrojtjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 2021. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga deputeti demokrat Luan Baçi më 3 prill 2021, pak para zgjedhjeve të atij viti, Mërnica ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për mbrojtjen e votës në 2021. Ndërkaq, burime nga policia e Shtetit bëjnë me dije se vrasësi i efektivit të policisë ka qenë edhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha protestat e dhunshme të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.…

Read More

Procesi i vettingut vijon të pastroja në radhët e drejtësisë, prokurorë e gjyqtarë të cilët kanë probleme me pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimi (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Elbasanit, Petref Asllanin. Asllani u përball me transaksionet e paqarta për dy apartamente, dhe me mosdeklarimin e një procedimi penal në formularin për verifikimin e figurës. Problemet e pasurisë Relatorja Firdes Shuli vuri në dukje se Inspektorati i Lartë i Kontrollit të Pasurive dhe Deklarimit të Interesave, gjeti probleme në deklarimin e pasurisë së Asllanit, duke vënë në dijeni Komisionin se subjekti kishte bërë fshehje të pasurisë dhe deklarim…

Read More

Ditën e djeshme (13 maj), rreth orës 17:30 u raportua për të shtëna me armë në Bulqizë, ndërsa për fat të mirë nuk pati të lënduar. Autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, Fadil Ternova, i cili qëlloi drejt një automjeti të parkuar. Tërnova është një persona i njohur për policinë e shtetit, pasi është arrestuar edhe në vitin 2020 për vepra të rënda panele. Ai konsiderohet si një prej të fortëve të Bulqizës, që prej vrasjes që ndodhi në vitin 2009, ku u përfshi edhe vetë Tërnova. Ky i fundit ka pasur një konflikt të vjetër me familjen…

Read More

Ditën e djeshme, një ngjarje tronditëse ndodhi në qytetin e Lezhës, ku 62-vjeçari Arsen Dani, vrau me thikë nënën e tij në Bulevardin “Gjergj Fishta”. Mësohet se ai ka folur para hetuesve, ku është shprehur; “Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, shprehet 62-vjeçari Arsen Dani i cili një ditë më parë masakroi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Read More

Një burrë 84-vjeçar në ishullin Tinos e pagoi shtrenjtë “mendjelehtësinë” e tij kur mori një telefonatë nga persona të cilët i thanë se vajza e tij ishte përfshirë në një aksident të rëndë dhe i kërkonin para për një operacion të dyshuar. Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur mesditën e së hënës, 13 maj, kur 84-vjeçari ka marrë një telefonatë nga një i panjohur, i cili i ka thënë se vajza e tij është aksidentuar dhe se do t’i duhej një operacion i menjëhershëm, me vlerë 80.000 euro. I moshuari u trondit nga ajo që po dëgjonte dhe i tha burrit…

Read More

Ekspert i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka deklaruar se Shefi i Shërbimit Sekret aktual grek vjen nga Shqipëria. Kulla ka thënë se ai është një minoritar grek që ka lindur dhe është rritur në zonën e Sarandës. “Shefi i shërbimit sekret aktual të Greqisë, është një minoritar grek që ka lindur dhe është rritur në Shqipëri, është nga zona e Sarandës dhe e njeh mirë pra, si familje dhe si mentalitet. Andaj neo demokracia, pra demokracia e re po e përdorë në këto palë zgjedhjeje çështjen e përplasjes së temave me Shqipërinë si një argument politik duke…

Read More

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij në krye të qeverisë shqiptare, i cili nuk e ka fshehur që kërkon një mandat të 4-t qeverisës vitin e ardhshëm. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan nga Athina, Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetari Blendi Fevziu për largimin e të rinjve nga vendi. Kjo krizë e largimit të të rinjve, Kryeministri premtoi se do të ndryshojë dhe është pjesë e projektit Shqipëria 2023. E sipas Ramës, frenimi i largimit të të rinjve do të jetë pjesa kur do të mbyllë…

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier. Mësohet se autori i vrasjes ka qenë në makinë me mamanë në momentin kur ka qëlluar me një plumb në kokë policin 28-vjeçar. Gjithçka nisi pas një sherri se kush do kalojë i pari me makinë në rrugën në fshatin Baltëz, kur autori Azgan Mërnica e qëlloi për vdekje efektivin.

Read More

Pas takimit me shqiptarët që jetojnë në Greqi, kryeministri i vendit Ed Rama ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar nevojën për krahë pune, teksa ka thënë se të gjithë ato shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe kanë kursime, mund të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në atdhe. Më tej, kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria po bën negociatë me Filipinet për të marrë krahë pune. Edi Rama: Unë mendoj shumë thjeshtë dhe sot nuk ju thashë hajde kthehuni, por atë që besoj që sot…

Read More

Presidenti Vladimir Putin bëri ndryshime në kabinetin qeveritar të dielën duke emëruar Andrei Belousov, një ekonomist që ka mbajtur për herë të parë rolin e zëvendës kryeministrit të Rusisë, si ministër të ri të Mbrojtjes, në vend të Sergei Shoigut. Zoti Shoigu, i vetmi anëtar i qeverisë që Presidenti Putin e zëvendësoi, u emërua Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion këshillues shumë i fuqishëm për Kremlinin, duke zënë vendin e Nikolai Patrushevit, aleat për një kohë të gjatë i Vladimir Putinit. Njësoj si Presidenti, zoti Patrushevi më herët ka drejtuar Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë, pasardhëse e…

Read More