Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, teksa shkruan në Facebook se ofrimi i shërbimeve digjitale është një nevojë e kohës, informon edhe se bashkitë do të kenë së shpejti dritaren e tyre digjitale për qytetarët. ”Ofrimi i shërbimeve digjitale është një nevojë e kohës. Në studimin e projektit STAR3, i cili drejtohet nga UNDP, bashkitë që janë më të vogla kanë më pak përgatitje në lidhje me digjitalizimin. Teksa e-albania është konsoliduar tashmë dhe ofron me dhjetëra shërbime online për qytetarët, shumë shpejt edhe bashkitë do të kenë dritaren e tyre digjitale ku do të ofrojnë shërbimet për qytetarët…
Author: tirana
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i bën thirrje autorit të vrasjes të efektivit të FNSH-së Novruz Cenalia që të dorëzohet. Një apel pati dhe për policinë e shtetit që të arrestojë 23 vjeçarin Asllan Mernica një orë e më parë. ”Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mrië në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngrsh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk…
Graciano ka patur një përplasje të fortë me Heidin, duke e ofenduar këtë të fundit, edhe pse edicioni i tretë i ”Big Brother Albania Vip” është drejt fundit. Sipas Gracianos, Heidi nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të puthet, ndërsa iu drejtua me fjalët “me kë do shtrihesh sot”. Një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të…
Sezoni veror është çelur. Wizz Air dhe Ryanair, kanë biletat me çmimet më të ulëta për në Shqipëri. Kjo e fundit ka nisur fluturimet nga dhe drejt TIA-s prej 31 tetorit 2023, ndërsa Wizz Air-i, që prej prillit të vitit 2017. Këto shifra janë për destinacionet në Itali dhe kanë bërë që e përditshmja Corriere della Sera, t’i kushtojë një artikull, garës siç e cilëson ajo, mes Wizz Air dhe Ryanair për fluturimet nga dhe drejt Shqipërisë. Në pjesën e parë të vitit 2024, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, me mbi 200%…
Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, që ishte i një niveli të lartë, nuk është pritur mirë nga selia blu. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi duke thënë se prokuroria duhet të veprojë. Kjo pasi për të, Rama intimidoi punonjësit e administratës shtetërore që jashtë vullnetit të tyre shkuan deri në Athinë për takime politike. ”Nëse Edi Rama i intimidon punonjësit e administratës shtetërore që jashtë vullnetit të tyre të shkojnë deri në Athinë për takime politike, secili qytetar shqiptar duhet të imagjinojë vetë se deri ku shkon presioni dhe keqpërdorimi gjatë fushatës zgjedhore…
Forca të shumta të policisë janë vënë në kërkim të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të FNSH-së, Novruz Cenalia, këtë të hënë. Policia si dhe Forcat Renea, po kryejnë kontrolle me dron dhe me qen në fshatin Sulaj, vendi ku dyshohet se është fshehur autori. Është sekuestruar edhe makina e autorit, i cili e ka braktisur dhe më pas është larguar. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30.000 euro shpërblim për këdo që ka informacion. Vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për…
Para finaleve të kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ekipi kuqezi do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për dy takimet miqësore në jegymester.hu Linku për të blerë bileta në ndeshjen Shqipëri-Lihtenshtejn Linku për të blerë bileta në ndeshjen Shqipëri-Azerbajxhan Lexoni me kujdes manualin e mëposhtëm për të blerë bileta për ndeshjet miqësore Shqipëri – Lihtenshtejn…
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për masat e marra për protestën që do të mbahet nesër përpara Bashkisë së Tiranës nga e Rithemelimit dhe e aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor. Njoftimi nga Policia Policia e Shtetit bën me dije se ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 14 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave,…
Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare vjen sot në kryeqytet me hapjen e Javës së Kulturës Franceze. Në mjediset e Piramidës në kryeqytet u çel ekspozita me veprat e skulptorit të mirënjohur francez, Richard Orlinski. Të pranishëm në hapjen e saj ishin edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja franceze, Catherine Suard. Veliaj u shpreh se këto nisma janë një urë e rëndësishme në bashkëpunimin mes dy vendeve. “Ky ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Francën. Përveç javës simbolike të Kulturës, i gjithë viti ka qenë një vit francez. Edhe kryeministri dje, u kthye…
Mesazhet e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit historik me shqiptarët në Athinë, kanë zaptuar titujt kryesorë të mediave greke. Mesazhet e fjalimit patriotik të kryeministrit shqiptar janë analizuar një e nga një, duke i dhënë një lexim të tyre. Gazeta ”Ta Nea” ka bërë një analizë të veprimeve të Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një tentativë për t’i dhënë Shqipërisë një rol udhëheqësi në Ballkanin Perëndimor, duke e shoqëruar me pyetjen nëse do të mund t’ia dalë. ”Nën drejtimin e Ramës, Tirana vjen për t’u paraqitur me disa përjashtime, në lidhje me ndjekjet specifike dhe si faktor stabiliteti…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quan tallava takimin e Kryeministrit Edi Rama në Athinë. Meta tha se për takimin e kreut të qeverisë u shpenzuan dhjetëra milionë Lekë që sipas tij me këto para mund të ishin dyfishuar pensionet. “Të gjithë e dinë si administrata e bashkive të Rilindjes dhe administrata shtetërore. Duke shkulur administratën e për t’i dërguar atje. I vetmi zhvillim pak pozitiv për ata shqiptarë që shkuan, ishin këngëtarët. PL është për votën e diasporës, ka qenë edhe dje është edhe sot. Ata e dinë shumë mirë se kush do t’i rikthejë çunat e…
Vendi është tronditur nga një vrasje. Novruz Cenalia, banor i fshatit Baltëz, me detyrë polic i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Fier, ishte i veshur me uniformën e Policisë dhe po shkonte për të marrë shërbimin kur u vra nga 23vjeçari i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica, banor i fshatit Sulaj pak metra larg fshatit ku ndodhi krimi. 23-vjeçari është larguar me makinë të cilin më pas e ka braktisur në një lagje afër fshatit. RENEA e FNSH po krehin zonë pasi dyshohet se autori mund të jetë afër ndërsa janë ngritur postblloqe të FNSH-së. Drejtori i policisë së Fierit,…