Author: tirana

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar. Kanë mbetur më pak se ky muaj, që ky segment ndër më të rëndësishmit e Korridorit Blu, të jetë i aksesueshëm për qarkullimin e automjeteve. 30 qershori është dita kur parashikohet që segmenti të jetë i hapur për lëvizjen e automjeteve duke i paraprirë kështu nisjes së sezonit turistik. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve. Thumanë – Kashar ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe aktualisht punimet janë përqendruar…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar protestat e fermerëve. Për të fermerët nuk kanë më besim tek Rilindja. Ai tha se PL do të marrë programin e partisë fituese në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se fermerët shqiptarë do të trajtohen me dinjitet. “Fermerët nuk kanë më shpresë tek Rilindja. Fermerët dhe të gjithë ata që punojnë në bujqësi të kenë besim tek Partia e Lirisë, pasi PL është e duhura për ta. Ne do të bëjmë programin edhe më mirë se ai në Maqedoninë e Veriut, sepse Shqipëria është një vend që ka pasuri detare të…

Read More

Deri më tani dy janë pistat e hetimit pas vrasjes së policit 28-vjeçar. E para ka të bëjë me një pistë hakmarrjeje. I ati i viktimës punon si polic në sallën operative të komisariatin e Fierit. Mësohet se disa vite më parë mendohet se ka kryer një vrasje dhe dyshohet se kjo ka lidhje me vrasjen. Nuk përjashtohet as pista e vrasjes pas një sherri momental. Familja Cenalia është nga Hasi i Kukësit dhe jetonte në Fier.

Read More

Shorti i gjysmëfinaleve të ”Final 4”, ka vënë përballë Partizanin me Skënderbeun. Sfida e të premtes pritet të kthejë rivalitetin e vjetër mes dy skuadrave të cilat për vite me radhë ishin “armike” të përbetuara në luftën për titullin. Formula e kampionatit favorizon Partizanin që ka në avantazh edhe barazimin për të siguruar kalimin në finale. Por të kuqtë nuk mund të jenë të qetë, pasi bilanci i këtij sezoni u buzëqesh korçarëve. Këta të fundit kanë mundur dy herë skuadrën kryeqytetase në Korçë me shifrat 1-0, teksa ndeshja e fazës së dytë në Tiranë u mbyll në barazim 1-1.…

Read More

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji gjatë një debati me Nasip Naçon në Komisionin Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të TIMS, përmendi edhe punonjësit e administratës që dje kanë shkuar në Athinë për takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë. Ai shprehet se sistemi TIMS tregon se 53 autobusë janë nisur vetëm nga jugu drejt Athinës, të mbushur me punonjës të administratës. Salianji: Mos u turni për të bërë zhurmë e merr fjalën kushdo këtu. Nasip Naço: në datën 15 të jenë mbi 5 dëshmitarë. Salianji: Nëse doni të flasim për Athinën, autobusët, furgonat, keni dërguar 53 autobusë në jug, del…

Read More

Detaje të reja dalin nga vrasja e efektivit 28-vjeçar të “Shqiponjave” Novruz Cenalia, i cili u qëllua për vdekje në fshatin Baltëz. Krimi i rëndë nga ndodhur rreth orës 13:15 dhe dyshohet se gjatë një konflikti të çastit. Sipas uniformave blu, efektivi 28-vjeçar ishte i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Read More

Autorët e vrasjes së efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenalia janë larguar nga vendngjarja me një automjet ngjyrë blu. Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë…

Read More

Prokurorja Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës, për të marrë detyrën e prokurores, pas vendimit të KPA, që e ritktheu në detyrë. Mësohet se Prokuroria i ka thënë Sevdarit se ende nuk ka mbërritur tek ta vendimi i KPA-së. Kujtojmë se KPA e riktheu në detyrë Sevdarin. Përpos rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t’i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura, që nga koha kur u përjashtua më datë 28 shkurt 2019. Gjithashtu, Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vettingut. Nuk…

Read More

Komisioni hetimor për ndërhyrjet në sistemin tims nis të mërkurën seancat me dëshmitarët. Dëshmitari i parë do të jetë Ministri I Brendshëm Taulant Balla i cili do të vijë në komision në orën 17.00.Në 17 maj në komisionin hetimor do të vijë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku.Lista e plotë e dëshmitarëve në komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin Tims:Datë 15.05.2024, ora 17:00 Datë 17.05.2024, ora 11:00 Datë 27.05.2024, ora 17:00 Datë 29.05.2024, ora 17:00 Datë 31.05.2024, ora 11:00

Read More

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që ndikon në të gjitha sferat e jetës suaj. Sipas parimit të feng shui-t, çdo shtëpi ndahet në zona të caktuara, njëra prej të cilave është e destinuar për dashuri dhe mirëqenie, tjetra për rehati dhe lumturi dhe e treta për përparim në të gjitha fushat, përfshirë financat. Prandaj, nëse doni të rrisni të ardhurat tuaja dhe të lironi fluksin e energjisë së bollshme në shtëpinë tuaj, duhet t’i kushtoni vëmendje vendeve ku mbani ose kurseni para,…

Read More

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për shqipërinë”. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë. Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën e publikuar në faqen zyrtare (www.mesuespergreqine.gr) për të shprehur…

Read More

Ka përfunduar sot kontrata e Luiz Ejllit me Top Channel. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale. Kjo kontratë që në fillim shkaktoi bujë të madhe në rrjet, pasi u firmos në kushte izolimi, kur banorët e BB2 ende nuk ishin në dijeni të popullaritetit të tyre. Po kush do të merret tanimë me menaxhimin e Luizit, i cili ende ruan të njëjtin sukses dhe përkrahje ashtu si një vit më parë. Vlen të theksohet se artisti është parë nën shoqërinë e shumë kolegëve nga Kosova. Po ashtu Jetmir Agaj, i cili është…

Read More