Author: tirana

Policia e Shkodrës shpalli në kërkim dy vëllezërit, Nazmi dhe Basri Malaj pasi sekuestroi një sasi të madhe lënde narkotike, fshehur në një tunel të ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit. Dy vëllezërit dyshohet se janë pjesë e një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike pasi edhe më herët, policia ka sekuestruar sasi të mëdha droge që çojnë kryesisht në të njëjtat të dhëna për sa i përket prodhuesve. Të gjitha dyshimet nisin nga fakti se droga prodhohet nga e njëjta dorë, sepse edhe më herët, policia kapi marijuanë në formë çokollate, sërish në Shkodër, në të cilën ishte stampuar forma…

Read More

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është përfshirë në një konflikt me një person tjetër në lokal dhe më pas ka sulmuar policët. Sipas medieve fqinje, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në via Vasco de Gama. Shqiptari rezulton me precedent të mëparshëm penalë për dhunë. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, gjeti shqiptarin të plagosur. Pavarësisht gjendjes së tij ai sulmoi oficerët me shkelma dhe kafshime. Njëri prej policëve përfundoi në spital. Pas disa përpjekjeve ai është neutralizuar dhe është shoqëruar në komisariat. Ndaj tij rëndojnë akuzat e plagosjes, rezistencë ndaj një zyrtari…

Read More

Ndarja e Xhensilës dhe Bes Kallakut ka ndezur debat në panelin e të ftuarve në “E Diell”, ku ka pasur dy grupe për arsyet që fshihen pas këtij vendimi. Ish-banorja e “Për’puthen”, Ilda, tha se ndarja e tyre nuk ka ndodhur për famë. Ndërkohë Anaid Kaloti ndërhyri duke thënë se VIP-at ndahen në ditët e sotme për lekë dhe jo famë. Ilda: Xhensila me Besin besoj nuk është se do të ndaheshin për famë. Sepse Xhensila me një të dalë në skenë e komentojnë për veshjen, fizikun dhe gjëra të tjera. Nuk besoj se ka arritur majat tani që është…

Read More

Anëtarja e Kryesisë së foltores, Edith Harxhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se foli sot në takimin e organizuar nga administrata shqiptare në Athinë, si Millosheviçi në Fushë Kosovë në 1989. Sipas Harxhit, dhunuesi më i madh i votës së diasporës deri sot e ka emrin Edi Rama dhe nëse diaspora nuk voton në zgjedhjet e 2025 ndaluesi i saj është po Edi Rama. Harxhi: I nderuar lideri Sali Berisha që për 130 ditë sfidon regjimin më të egër në Europë. Sot kemi parë atë ngjarje shumë të çuditshme që socialistët e quajtën historike. Dhe ai takim diabolik i organizuar nga një…

Read More

Në një rrëfim të rrallë, gazetari Rezar Xhaxhiu tregoi për punën në ambasadën shqiptare në Rumani, takimi me Çausheskun dhe mbrojtjen e ambasadës me kallashnikov pa fishekë. Xhaxhiu, i cili nga viti 1987 e deri në marsin e 1991-it, shërbeu pranë asaj ambasade, rrëfeu për gazetarin Edi Manushi në “E diell” se si i përjetoi stafi i asaj ambasade me në krye ambasadorin Pirro Vito, ngjarjet e bujshme të protestave masive të popullit rumun, ku për disa ditë me radhë, personeli i asaj selie diplomatike, u detyrua të armatosej. “Ndodhi revolucioni i 89’. Si në çdo revolucion kur përhapet një…

Read More

Demokratët e grupimit të Rithemelimit në selinë blu po bëhen gati për të zgjedhur drejtuesit e rinj në qarqe, lëvizje kjo në akudër të organizimit për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Gazetari Isa Myzyraj ka zbardhur dhe disa prej emrave që përfliten për të drejtuar degët më të rëndësishme të vendit.”Kështu një lëvizje interesante është ajo e Luçiano Boçit, i cili duket se ka vendosur të largohet nga Elbasani ku është zgjedhur deputet prej disa mandatesh por dhe ku kandidoi për kryetar të bashkisë së këtij qyteti. Boçi pritet të marrë drejtimin e selisë blu të…

Read More

Fermerët në qarkun e Beratit janë mbledhur në protestë mëngjesin e kësaj të hëne (13 maj) ku kanë bllokuar aksin rrugor Berat-Lushnjë. Ata kanë hedhur prodhimet e tyre në rrugë, në shenjë proteste, pasi u kanë mbetur pa shitur për shkak se u kërkohen me çmim shumë të lirë. Fermerët shprehen se një kilogram domate ua marrin me 20 lekë, ndërsa në Tiranë e shesin me 160 lekë. Po e njëjta situatë dhe ke kastravecin, sipas tyre. Kërkesa e tyre ndaj institucioneve është që të mos abuzohet me çmimet dhe të zbatohet ligji.

Read More

Ukraina ka shkarkuar komandantin përgjegjës për Kharkiv, ka thënë një zëdhënës ushtarak. Nazar Voloshyn tha për mediat RBC-Ukrainë se një vendim u mor të shtunën për të emëruar gjeneral brigade Mykhailo Drapatyi në këtë pozicion. Një ditë më parë, Rusia nisi një inkursion përgjatë kufirit verilindor të Ukrainës në rajonin e Kharkiv. Një ushtar fajësoi fortifikimet e dobëta në kufi, duke thënë për Sky News se ushtria ruse eci “lirisht” nëpër të. Luftimet vazhdojnë në fshatrat aty pranë, me guvernatorin e rajonit që paralajmëroi më herët këtë mëngjes se mund të përhapet në zona të reja.

Read More

Nga Ferdinand Dervishi Shqiptarët e interesuar janë përballur me informacione tek-tuk të historisë së Gazmend Muçës, të fortit të Tiranës, i cili u bë i njohur menjëherë pas përmbysjes së sistemit komunist. Por cila është e vërteta, ku përfundon realiteti dhe nis legjenda? Drejtues i një grupi bashkëmoshatarësh të rrugës “Bardhyl”, fama e tij do të kapërcente kryeqytetin në gusht të vitit 1991, pas lajmeve që emetoi eksodi masiv në drejtim të brigjeve italiane. Saktësisht fama do të vinte përmes rrëfimit gojë me gojë të disa episodeve të udhëtimit të Gaz Muçës dhe grupit të tij, me anijen “Vlora”, në…

Read More

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja jete në banesën e marrë me qira në zonën e “Selvisë” në Tiranë. Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajzat ishin pjesë e një grupi që funksiononin si eskorta në Tiranë. Referuar dëshmisë së dytë të shoqes së tyre, Yeva Vorona, tre vajzat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, jo në Shqipëri, por në Mal të Zi. Sipas saj në Tiranë kishin ardhur për pushime. Por grupi hetimor ka dyshime se ky aktivitet ushtrohej dhe në Tiranë, kjo pasi Yeva Vorona…

Read More

Ditën e djeshme konkurrentët e “Big Brother VIP” janë vënë përballë një misioni nga “Vëllai i Madh”. Secili duhet që ti shkruanin nga një letër vetes për të treguar eksperiencën e tyre në këtë shtëpi. Një ndër ta ishte edhe Graciano Tagani i cili tregoi emocionet që ka përjetuar gjatë kësaj experience, megjithëse në një moment Heidi Baçi dhe disa nga banorët shpërthyen në të qeshura nga letra e tij. I prekur nga kjo situatë, Graciano mes lotësh iu tha konkurrentëve që duhet të mësojnë të jenë më shumë njerëz. “Unë do të doja të thoja vetëm një gjë. Në…

Read More

Gjykata e Posaçme shtyn për në 3 qershor, pra 09:00 seancën paraprake ndaj Ilir Beqjas. Shkak për shtyrjen është bërë mosnjohja e të pandehurve me të gjitha aktet e dosjes hetimore. Jashtë gjykatës ish-ministri tha se dosja nuk i është vendosur e gjitha në dispozicion. Sipas tij, mes akteve ka edhe CD dhe DVD që ende nuk i zotëron dhe njohja me përmbajtjen e tyre është e nevojshme për të bërë mbrojtjen.

Read More