Athina vishet kuq e zi. Kryeministri Edi Rama nga Athina ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës. Gjatë fjalës së tij të mbajtur me emigrantët shqiptarë, kreu i qeverisë u shpreh se është një absurditet dhe se ky ligj që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë. “Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatit e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhoja pasojat e këtij ligji mbeten në fuqi sot e gjithë ditën. Megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Si…
Author: tirana
Një i moshuar është gjetur oa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr. 12 të qytetit të Korçës. Mësohet se viktima është shtetasi Skënder Kita, 82 vjeç. Burime bëjnë me dije se i moshuari jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët. Ka qenë motra e tij e cila ka bërë kërkesë për ndihmë në komisariatin e Korçës pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain. Pas denoncimit, Policia e Korçës ka shkuar në banesë dhe pasi kanë hapur derën kanë gjetur pa shenja jete…
Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë publike. Në fjalën e tij, ai theksoi se asnjëherë nuk i ka tradhtuar shqiptarët dhe se nuk ka cenuar interesat kombëtare të Shqipërisë. “Shumë të dashur miq, motra dhe vëllezër rrofshi që më nderuat kaq shumë. Jeni shembull, energji, forcë për mua. Unë nuk kam si ta hap zemrën dhe trurin tim që ju të hyni dhe të shihni vetë ca ka brenda, po unë nuk iki dot sot pa u thënë edhe dy fjalë. Gabime unë mund të kem…
Në përfundim të takimit të mbajtur me shqiptarët në Athinë, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me një poezi të Naim Frahsërit të shkruar në greqisht, “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve”. Rama i kërkoi kryeministrit greg të mos bëhen armiq dhe të mos zihen, por të jetojnë në harmoni dhe paqe. “Në emrin tuaj dua ti lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë Naim Farshëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve, duam me…
Kryeministri ftoi dhe grekët të vijnë në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të investuar. Madje dhe më tej. Rama: “Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të punuar hapur dyqane, ngritur kompani, startuar linja investimesh për të përfituar nga një regjim taksash shumë më I ulët se në Greqi. Madje Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk I krijon asnjë telash. Përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje e pastaj vjen e…
Në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka arritur të çelë negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Gjithashtu ai u shpreh se nëse deri më tani shqiptarët në Greqi kanë pasur probleme me lejen e qëndrimit, qeveria po punon edhe në këtë drejtim, duke njoftuar se tashmë është hapur dialogu me qeverinë greke duke u shprehur besimplotë se kjo problematike do të ketë një zgjidhje. “Kemi arritur të çelim negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë”, këtë lajm kryeministri Rama e dha gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë,…
Kryeministri Edi Rama tha se Greqia është sot e gjithë shqiptarëve që jetojnë aty, saç është edhe e grekëve. Në fjalën e tij para emigrantëve, të mbledhur në Athinë, Rama tha se jo të gjitha dallimet janë sheshuar, pasi ‘ka fantazma e paragjykimeve që shfaqen përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës”. Rama: “Ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që cfarë nuk pa dhe cfarë nuk hoqi, po asnjë padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju i bëtë vendin vetes në shoqërinë greke.…
Kryeministri Edi Rama po mban fjalën gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi. Rama: “Kam ardhur e flas me qytetarët e barasvlershëm të Greqisë demokratike në Europën demokratikë, ku shqiptarët nuk janë të ardhurit e leckosur por janë përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë. Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën e ulur në shekuj nga dhuna në historinë e saj tragjike dhe i sheh të gjithë në sy me te njëjtin respekt që kërkon dhe meriton nga të gjithë. Ju shqiptaret e Greqisë jeni një vlerë e shtuar e punës, ekonomisë, dijes, kulturës dhe vendit të bekuar…
Emigrantët shqiptarë që janë mbledhur në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, ku presin kryeministrin Edi Rama. Në këtë video shihet atmosfera në stadium ndërsa pritet mbërritja e kryeministrit Rama. Takimi do mbahet në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’. Shqiptarët shihen me flamuj në duar e në sfond ka këngë me motive patriotike.
Kryeministri Rama në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se ka ardhur të takohet me zotët e barabartë të shtëpisë në Greqi dhe jo me shërbëtorët e dikurshëm të grekëve. “Ndonjë tha se unë nuk duhej të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar, ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm. Kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barasvlershëm në europën demokratike. Ju shqiptaret e Greqisë jeni sot një vlerë e…
Kryeministri Edi Rama po mban sot një “show” me këngëtare me shqiptarët e Athinës, teksa kjo ditë përkon edhe me një vjetorin e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ky i fundit ka reaguar me një mesazh nga qelia, ku takimin e Ramës me shqiptarët e Athinëls sot e konsideron “si një provokim”, por që siç shprehet “nuk do t’ia dalë”. Fredi Beleri shprehet se Rama zgjodhi pikërisht datën 12 Maj, pasi e ka shqetësuar kandidimi i tij. “Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë. Aktiviteti nisi me himnin shqiptar dhe të BE-së. Stadiumi është mbushur me flamurin kuq e zi. Salla është plot me shqiptarë ku nuk ka munguar mipkritja madhështore për kryeministrin. Këngëtarët shqiptarë, Noizy dhe Era Rusi kanë elektriuar stadiumin Galatsi, në Athinë.