TROPOJA- Një aksident ka ndodhur në aksin Bajram Curri-Valbonë, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues një 20-vjeçar, i cili dyshohet se duke drejtuar mjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, 20-vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Author: tirana
Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur. Në pranga është vënë shtetasi A. K., 64 vjeç, banues në kryeqytet. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. K., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.” – thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Një person ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë, pasi është gjetur dyshohet i vetëvarur në një zonë të pyllëzuar në Krrabë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi A. Sh., 47 vjeç. Sipas bluve të kryeqytetit, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në tokën greke. Rama do të zhvillojë këtë të diel turin e takimeve me Diasporën në Athinë. Rama ka mbërritur në Athinë i shoqëruar nga afërsisht 150 persona, midis tyre janë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë. Vizita e kreut të qeverisë shqiptare vjen në kuader të procesit tëe rienergjizimit të Partisëe Socialiste dhe ka në fokus forcimin e lidhjeve me bashkëatdhetarët.
Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim të moshuarin Shefki Bylykbashi dhe bashkëshorten e tij, pasi akuzohen për vrasjen e djalit të tyre, Hamdiut. Prokuroria sqaron çifti i të moshuarve vranë djalin e tyre dhe e paraqitën ngjarjen si aksident. “Nga veprimet hetimore, rezultoi se ngjarja e paraqitur si aksidentale, në fakt ishte ngjarje kriminale dhe në orën 02:00, të datës 18.02.2023, u bë arrestimi në flagrancë i babait të viktimës, shtetasit Shefki Bylykbashi”, sqaron Prokuroria. Njoftimi: Vrau të birin dhe tentoi t’a fshehë si aksident, Prokuroria Korçë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq prindërit Prokuroria…
ATHINA- Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” me ndalesën e parë në Athinë. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në stadiumin “Galatsi”, në sallën “Christmas Theater”. Rama pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie. Teksa pritet që Rama të mbërrijë në Athinë, në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë emigrantët shqiptarë kanë nisur të mblidhen për takimin. Ata shihen të kenë marrë me vete flamuj apo dhe të kenë kombinuar veshjet e tyre me elemente të traditës…
Një incident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një turiste e huaj është kafshuar nga qentë e rrugës.Ngjarja ka ndodhur buzë lungomares, ku turistja, një vajzë në moshë të re, kishte dalë për të vrapuar. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, katër qenësh rruge i janë sulur, duke e kafshuar në këmbë.Banorët e zonës i kanë dhënë ndihmën e parë turistes, duke e dezinfektuar plagën me alkool. Ky nuk është incidenti i parë që qentë e rrugës sulmojnë qytetarët
Më shumë se 20 piktorë vendas dhe të huaj janë bërë bashkë në një simpozium arti për të sjellë pranverën në një nga krahinat më të njohura të vendit tone. Nën kujdesin e piktorit të njohur Helidon Haliti, artistët kanë qëndruar në Kolonjë për 4 ditë, duke pikturuar në vende të ndryshme, punime të cilat i kanë sjellë në ekspozitën përmbyllëse të kolonisë. “Kemi artistë që kanë ardhur nga Peruja e largët, nga Kanadaja, Turqia, nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe sigurisht artistët tanë shqiptarë të cilët në fakt këtu, sapo shënuan në njëfarë mënyre një lloj historie sepse gjetën…
Zëvendëskancelari i Zvicrës, Andre Simonacci vdiq të premten në moshën 55-vjeçare, siç tha qeveria zvicerane në një deklaratë.Simonacci, baba i tre fëmijëve, u rrëzua “në një nga shëtitjet e tij të preferuara” në male me familjen e tij, njoftoi qeveria në një deklaratë duke e falënderuar atë për shërbimin e tij si zëvendëskancelar që nga viti 2009. Në Zvicër kancelari dhe zëvendëskancelarja nuk janë politikanë, por nëpunës civilë që kryejnë detyra të ndryshme administrative. Zëvendëskancelari shërben veçanërisht si përfaqësues i qeverisë përkatëse. “Detyra e tij ishte një shërbim për publikun dhe qeverinë,” tha kancelaria federale në një deklaratë. Ai donte…
SHKODER- Policia zbuloi një tunel në lagjen “Skënderbeg’ në Shkodër ku një grup kriminal ruante kanabisin dhe marijuanës. Janë sekuestruar 65.5 kg marijuanë në formë çokollate dhe 35 kg boçe kanabisi. Policia ka shpallur në kërkim 2 persona, të identifikuar me inicialet N.M 42 vjeç dhe B. M, 37 vjeç “Dyshohet se janë pjesë e një grupi të implikuar në prodhimin dhe shitjen e kanabisit. Jemi në fazat e para të hetimti” tha drejtori i policisë së Shkodrës në një konferencë për median.
TIRANA- Falë motit të ngrohtë, por edhe shtimit të fushatave publicitare nga blogerët e huaj, turizmi në Shqipëri është zgjatur përtej sezonit tradicional. Vjet në muajt tetor-nëntor hynë rreth 500 mijë shtetas të huaj, veçanërisht në muajin tetor, hyrjet e turistëve të huaj pothuajse u dyfishuan. Në tre muajt e parë të këtij viti në vend kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas shifrave të INSTAT. Por pavarësisht shtimit të fluksit të tyre në bare dhe restorante, konsumi sipas Enri Jahja është përmirësuar vetëm në…
TIRANA- Ardhja e 10 milionë turistëve vitin e kaluar, apo rreth 35% më shumë se në vitin 2022, arriti të zëvendësojë rënien e kërkesës për sipërmarrësit, e shkaktuar nga ndryshimet demografike vetëm gjatë periudhës korrik-shtator, pasi në muajin tetor 2023, konsumi iu rikthye tendencës së rënies. Importuesit e drithërave, orizit dhe makaronave pohojnë se konsumi i popullatës vijon të pakësohet edhe në 3-mujorin e parë të 2024-s, për shkak të emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të zonave malore. Ndërsa ardhja e turistëve para fillimit të sezonit tradicional turistik po ndihet më tepër nga strukturat e shërbimit dhe tregtisë në zonat…