Kanë ngelur vetëm dy javë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP ”, dhe “lufta” për të qëndruar në shtëpi deri më 25 maj mes banorëve është ashpërsuar. Me shumë të papritura dhe një eliminim të dyfishtë! Kush janë dy banorët që do të lënë shtëpinë e Vëllait të Madh kaq pranë finales?!
Author: tirana
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka analizuar turin që kryeministri Edi Rama nis nga nesër me diasporën, kjo me shqiptarët në Athinë. “Në 3 mandate nuk ka siguruar as të drejtën bazë të votës së diasporës dhe përfaqësimit politik të saj. Në 12 vite qeverisje kemi parë lloj-lloj sajesash ministeriale por kurrë një ministri për diasporën. Arsyeja? Shpërfillja! Pa folur më tej për angazhime reale në draftimin dhe angazhimin në abetare dhe shkollim për fëmijët e shqiptarëve”,-shkruan Tabaku. Shkrimi i plotë Diaspora jeton e punon me mendjen e zemrën në Shqipëri! Shqipëria nuk mund t’i falë vetes shndërrimin e diasporës…
Sonte është finalja e Eurovision 2024 që mbahet në Malmo të Suedisë. Me më shumë shanse deri tani konsiderohej kënga kroate e Baby Lasagna, por pak para finales po përmendet gjithnjë e më shumë edhe kënga izraelite e Eden Golan, përfaqësueses 20-vjeçare nga Izraeli, që ndodhet në vendin e dytë tek këngët me më shumë shanse për fitoren. Eurovizioni nuk do që të jetë politik, por vetëm një festë e madhe e muzikës. Megjithatë konflikti në Gaza e ka shoqëruar këto ditë këtë festë muzikore. Megjithëse unioni i transmentuesve europianë, EBU përpiqet të pengojë që konflikti në Gaza të hedhë…
Shqipëria arriti të tërheqë vitin e kaluar një shifër rekord turistësh, prej më shumë se 10 milionë, ndërkohë që këtë vit synon rritjen e këtij numri në rreth 15 milionë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ekpertët e fushës mendojnë se vendi ka ende shumë potenciale turistike të pashfrytëzuara, sidomos në zonën malore në veri të vendit, por nevojiten investime për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, sinjalistikën turistike, shërbimet publike dhe sigurinë e lëvizjes së turistëve përgjatë shtigjeve malore. Sipas profesorit të ekonomisë në Universitetin e Shkodrës, Gentian Memës, ndërsa zona bregdetare në jug të vendit po shkon…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot e pranishme në panairin “Merano Festival” që u mbajt tek Pazari i Ri në Tiranë. Denaj e përshkroi panairin si “shije dhe traditë shqiptare, kënaqësi konsumatore” me pjesëmarrjen e 40 kantinave të verës nga mbarë hapësira shqiptare. Në ceremoninë e hapjes, Denaj shprehu dëshirën që të shkohet përtej shitjes dhe shijimit të produkteve. “Të lidhim kontrata, sepse ajo stimulon më shumë mbjelljen e tokës shqiptare me vreshta dhe kultivarët tanë autoktonë, por që e bën produktin tonë të shkojë përtej Shqipërisë, drejt tregjeve ndërkombëtare”, u shpreh Denaj. “Festivali i Verës…
Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aplikimin që pritet të bëjë Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën Serbe për të mbajtur europianin u-21 të vitit 2027. Sipas tij, ky është një tjetër akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës, i cili po bën gjithçka të realizojë organizimin e kampionatin europian të të rinjve së bashku me Vuçiç. Postimi i plotë Bashkërendimi antishqiptar Tiranë-Beograd. Edi Rama po bën gjithçka të realizojë organizimin e kampionatin europian të të rinjve së bashku me Vuçiç. Ky akt që ka habitur UEFA është një akt i mirëfilltë antishqiptar i argatit të Beogradit…
Për kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë është diçka normale. Gjatë një interviste për televizionin “Alfa”, tha se nuk ka pasur asnjë pengesë nga pala greke. Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi këtë të diel, në orën 11:00 në “Galatsi” të Athinës. “Greqia është një vend demokratik. Askush nuk mund të pengojë një udhëheqës të huaj që të zhvillojë një vizitë private e të flasë me bashkatdhetarët e tij. Mbase çështja mori përmasa më të mëdha se ç’duhej të kishte”, tha Mitsotakis. Ai nuk…
Aktori Jul Deda është surprizuar nga mbështetesit e tij me një helikopter që ka qëndruar për disa çaste sipër shtëpisë së Big Brother VIP. Ai dhe banorët e tjerë dolën menjëherë në oborr për të parë se për kë ishte surpriza ndërsa panë edhe momentin kur u hodh një buqetë ngjyrë blu për aktorin. “Shiko, është syri im, faleminderit shumë, ju dua”- u shpreh Juli mes të tjerash.
Kjo e dielë do të shënojë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Në një ceremoni të veçantë do të bëhet binjakëzimi mes dy qyteteve, të cilat do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin mes tyre. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që do të jetë pjesë e ceremonisë së nesërme në Venecia, shprehet se ky bashkëpunim i ri do të ketë impakt në shumë fusha, përfshirë artin dhe kulturën. “Jam i lumtur për këtë miqësi të bukur që na lidh me Venecian, një qytet me të cilin Shqipëria dhe shqiptarët kanë një marrëdhënie shumë të vjetër bashkëpunimi…
Lumbardh Salihu, fituesi i “Big Brother Vip Kosova”, ka hapur zemrën në lidhje me planet e tij për të ardhurat e shumëfolura nga çmimi i madh i spektaklit. I ftuar në emisionin e njohur “Në Kurthin e Piter Pan” të premten mbrëma, Salihu u pyet nga fëmijët e emisionit rreth asaj se çfarë do të bëjë ai me paratë e fituara. Me një qetësi karakteristike dhe një buzëqeshje në fytyrë, modeli nga Vitia tregoi për synimet e tij për të investuar në tokën shqiptare. “Unë kam dëshirë të investoj në tokë shqiptare, në Shqipëri ose Kosovë”. Investimi në tokë është…
Presidenti Bajram Begaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” është pyetur edhe për punën e tij në zyrën e Kreut të Shtetit, teksa kanë kaluar rreth dy vite nga marrja e detyrës. Begaj u shpreh se në rolin e Presidentit ai do të vijojë të zbatojë atë që është shkruar në kushtetutë në gërmë dhe në frymë. “Mendoj se vlerësimin e punës së presidentit duhet ta bëjnë qytetarët, media. Unë si president do të vazhdoj të zbatoj kushtetutën me përgjegjshmëri të plotë duke mbrojtur atë që është shkruar në kushtetutë në gërmë dhe në frymë. Do mbështes çdo reformë…
Tirana është zyrtarisht jashtë “Final Four”. Jashtë garës për titull, bardheblutë dështuan totalisht në këtë sezon të elitës, duke zhgënjyer tifozët, të cilët prisnin një skuadër që luftonte për trofeun. Pavarësisht fitores 0-3 ndaj Egnatias në ndeshjen e fundit të kampionatit, në vendin e katërt renditet përfundimisht Skënderbeu, me korccarët që pas triumfit 1-5 ndaj Vllaznisë kanë 51 pikë, 1 pikë më shumë se ekipi i Erbim Fagut që pozicionohet e pesta. Kampionati jep verdiktet pas 36 ndeshjesh. Pas kryesuesve të Egnatias, në vendin e dytë me 63 pikë është Partizani, me të kuqtë që fituan 4-0 ndaj Erzenit. Në…