Author: tirana

Kreu i Shoqatës së Emigrantëve, Arben Cani, e cilëson takimin me kryeministrin Edi Rama në Greqi patriotik dhe jo politik. “Ne si shqiptarë në Greqi nuk takojmë kreun e Partisë Socialiste, por kryeministrin e Shqipërisë. Është krenari për ne si emigrantë që të takojmë për herë të parë një kryeministër të vendit tonë në shtetin që jetojmë prej vitesh”, tha Cani. Sipas tij, votën e diasporës të gjithë emigrantët e kanë kërkuar prej vitesh dhe këtë gjë do ta bëjnë edhe në takimin me Ramën të dielën. “Vota e emigrantëve nuk blihet apo shitet, nuk korruptohet, është një votë demokratike…

Read More

Presidenti Bajram Begaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka zbuluar si do të vijojë mbajtja e marrëdhënieve me arbëreshët në Itali. Begaj u shpreh se tashmë ka marrë jetë një fondacion arbëresh që të gjitha komunat e këtij komuniteti të bashkohen dhe të shohin mundësitë e bashkëpunimit me Shqipërinë. “Ka filluar një punë e mirë në Itali përmes fondacionit arbëresh që të gjitha komunat të bashkohen përmes tij që të shohin mundësitë më të mira të bashkëpunimit më Shqipërinë, drejtim edhe të bashkëpunimit dhe rrugës ekonomike. Do ishte mirë që këto komuna arbëreshe t’i binjakëzonim me komuna në…

Read More

Në Palma de Mallorca, vendasit e Mallorcas fituan 1-0 kundër Las Palmas. Në këtë duel për 83 minuta në fushë ishte edhe Vedat Muriqi. Suksesi i ishullorëve bën që Granada zyrtarisht të rrëzohet nga elita e futbollit spanjoll, ndërkohë që Mallorcas i duhen edhe dy pikë për të siguruar mbjetesën, nëse Cadiz fiton nesër me Getafen. Goli i Gonzales në minutën e 29-të i dha tri pikë “Piratëve”, me Las Palmas që ka pesë ndeshje pa pikë.

Read More

Detaje te reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditë më parë në Athinë ku u ekzekutua me armë zjarri 32 vjeçari shqiptar Roan Brahimi. Partnerja e tij e cila mbeti e plagosur lehtë nga atentati, ka deklaruar se nuk kishte pasur dijeni se Roan Brahimi do të vinte në Athinë pasi nuk i kishte treguar asgjë. “Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë. Erdhi të Shtunën e Madhe për Pashkë”- është shprehur partnerja e Brahimit. Në lidhje me ngjarjen ajo u shpreh se ishte e pranishme në makinë por nuk mbante mend sesi ndodhi. Ndërsa shtoi se fëmija…

Read More

Partia Demokratike i ka ftuar sot shqiptarët në Athinë, Romë, Milano, Dyseldorf e kudo tjetër që jetojnë, në një detyrë patriotike: Ta presin Edi Ramën me protesta, të reagojnë si qytetarë të lirë të vendeve të lira, t’i kërkojnë llogari për vjedhjet e shfrenuara të tij, të ministrave dhe kryebashkiakëve që sjell me vete. Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha deklaron se ky është një tur i turpit. Hoxha thekson se kryeministri është ai që largoi shqiptarët nga atdheu, ndaj dhe duhet që të pritet me protesta. “Turi i Edi Ramës në Diasporë, pasi dështoi me sukses Samitin e…

Read More

Policia e Fierit ka zbuluar 3 lokale ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit. Specialistët e DVP Fier kanë konstatuar se kryheshin këto aktivitete në 3 lokale në lagjen ‘Apollonia’ të qytetit të Fierit. Për këto raste: ‘-u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. G., 43 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve; u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. V., 30 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit; -u procedua në gjendje të lirë shtetasi N.…

Read More

Armando Broja është rikthyer në fushën e blertë, në humbjen 0-4 që ekipi i Fulham pësoi përballë Manchester City-t. Sulmuesi kuqezi luajti pak më shumë se 20 minuta pasi zuri vendin e Rodrigo Muniz në minutën e ’67 të sfidës, kur City kryesonte me golat e Gvardiol dhe Foden. Mbrojtësi kroat bëri sërish heroin për “Qytetarët”, teksa në minutën e ’71 shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e Guardiolës. Pokeri i City-t në “Craven Cottage” u finalizua nga argjentinasi Julian Alvarez në minutën e ’96. Me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura, skuadra e Guardiolës ngjitet…

Read More

Rozana Radi ka munguar prej disa kohësh në muzikë, por paralajmëron rikthimin. Për “Jo Vetëm Modë”, Rozana zbuloi se do të vijë në një duet me një këngëtare shumë të njohur shqiptare. Po ashtu, emrin e saj pritet ta shohim në disa projekte në Këngën Magjike pasi disa këngë do të mbajnë firmën e Rozanës si autore këngësh. “Po shkruaj për vete një tekst dhe për një vajzë tjetër. Kam një duet me një këngëtare shumë të njohur shqiptare. Do rikthehem. Ndërkohë po bëj një tekst me Manjola Nallbanin, një këngë shumë e bukur, kam nja 6-7 këngëtarë. Po vjen…

Read More

Rezoluta për Srebrenicën, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të gjenocidit të kryer ndaj boshnjakëve në atë zonë gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, pritet të jetë temë debati dhe votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Periudha në prag të debatit u përshkua me këshillime në selinë e Kombeve të Bashkuara, lobim aktiv nga mbështetësit dhe kundërshtarët e Rezolutës, si dhe deklarata të mprehta nga kritikët e udhëhequr nga rusët, përfaqësuesit e Serbisë dhe të Republikës Serbe të Bosnjës. Deri në votim, shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme kanë mundësinë të paraqesin amendamente në tekstin…

Read More

Sot është 11 Maj, përvjetori i 33-të i daljes së numrit të parë të gazetës së pavarur, “Koha Jonë”. Gazeta më 11 maj 1991 doli si gazetë e lirë. Në 33 vjetorin e botimit, presidenti Bajram Begaj i dha titullin Mjeshtër i Madh, Nikoll Lesit. Në një ceremoni mirënjohjeje për themelimin e medias së parë të shkruar e të pavarur, Begaj vlerësoi punën e dhjetëra gazetarëve që frymëzuan fjalën e lirë në Shqipëri. “Nikoll Lesi është pazgjidhshmërisht i lidhur me emrin Koha Jonë, me gazetën që themeloi, drejtoi dhe botoi. Të gjithë e dimë ndikimin e fortë që pati gazeta…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konferencë për mediat hodhi dyshime se Edi Rama stadiumin në Athinë do ta mbushë me qytetarë që jetojnë në Shqipëri dhe jo me emigrantë në Greqi. Sipas tij qindra patronazhistë kanë ikur me autobusë për të qenë në takim me Ramën. “Qindra mijëra patronazhistë kanë kaluar sot Kapshticën e Kakavijën. Nga bashkia e Maliqit ku është pylli i fazanëve ka më shumë të punësuar. Janë 20 të punësuar dhe 13 fazanë kanë ngelur. Edhe bashkia e Korçës, edhe këtej nga Gjirokastra”.

Read More

Artisti holandez Joost Klein është përjashtuar nga gara e Eurovision 2024. Sipas policisë suedeze, ai ka intimiduar një anëtare të produksionit. Ai është dërguar në shtëpi dhe më pas, është bërë edhe një reagim që ka sqaruar përjashtimin e Joost Klein. “Nuk do të ishte e përshtatshme për të që të vazhdonte garën”, thonë organizuesit e Eurovision, duke e quajtur sjelljen e tij “të papërshtatshme”. Klein ishte një ndër artistët e preferuar dhe emrat më të lakuar në këtë garë. Ai konkurronte me këngën “Europapa”, e zhanerit tekno. Kënga i ishte kushtuar babait të tij të ndjerë, i cili ka…

Read More